Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Historia e njė vendi tė mrekullueshėm si Finlanda

Perspekti sjell shkurtimisht historinė e njė vendi tė mrekullueshėm si Finlanda.

Historia e njė vendi tė mrekullueshėm si Finlanda
Historia e njė vendi tė mrekullueshėm si Finlanda
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 11/12/2017 12:49, Ndryshuar: 11/12/2017 19:50

Koha e lashtė

Njerėzit e parė nė Finlandė kanė arritur pas pėrfundimit tė kohės sė fundit tė akullit rreth vitit 7 000 p.e.s. Finlandezėt e hershėm gjatė kohės sė gurit ishin gjuajtės dhe mbledhės. Pas viti 2 500 p.e.s ata kanė jetuar nga bujqėsia. Rreth vitit 1 500 p.e.s mėsuan tė bėjnė mjete tė ndryshme dhe armė nga bronzi ndėrsa rreth vitit 500 p.e.s mėsuan tė pėrdorin hekurin. Nė kėtė kohė finlandezėt kishin shumė pak apo aspak kontakte me qytetėrimet klasike tė Greqisė dhe Romės.

Sa i pėrket historisė Finlanda nuk ka pasur ndonjė emėrtim tė posaēėm por historia e saj lidhet ngushtė me historinė e shteteve skandinave apo ndryshe mund ta ndajmė nė tri periudha tė rėndėsishme, ajo nėn administrimin e Suedisė nga shekulli 12 deri nė vitin 1809, si autonomi nėn sundimin e Rusisė nga 1809 - 1917 dhe nga shpallja e pavarėsisė me 6 Dhjetor 1917 e deri nė ditėt e sotme.

Finlanda nėn sundimin e Suedisė

Historia e regjistruar nė Finlandė ka filluar nė shekullin 12 nga 1120 misionarėt e krishterė qė kishin vepruar atje. Ata ishin tė gatshėm tė pėrdorin forcėn pėr ta konvertuar popullatėn nė idetė e tyre. Mbreti suedez Eric udhėhoqi njė kryqėzatė nė vitin 1157 i ndihmuar nga njė peshkop anglez (Henri i Uppsales). Pas largimit tė ushtarėve Suedez, Henri qėndrojė dhe ai u martirizua. Mė vonė ai u bė mbrojtėsi i shenjtė i Finlandės.

Edhe pse gjatė kėsaj kohe ndikimin mė tė madh e kanė pasur suedezėt, ata nuk kanė qenė tė qetė nga fqinjėt e tyre ku danezėt pėrkohėsisht pushtuan Finlandėn nė vitin 1191 dhe 1202 mirėpo edhe suedezet ishin tė etur qė tė zotėronin mė shumė hapėsira duke u munduar ti marrin disa pjesė tė Karelisė dhe kjo mė nė fund pėrfundojė me paqe ne vitin 1323 dhe Karelia mbetet pjesė e Novogordisė (sot pjesė e Rusisė).

Gjatė kėsaj kohe shumė suedez emigruan nė Finlandė dhe pas vitit 1323 ajo u bė njė provincė e Suedisė. Ligji suedez erdhi pėr tu aplikuar (edhe pse ishte rrėmbyer nga zakonet finlandeze) dhe nga viti 1362 ju lejohet finlandezėve pėr tė marrė pjesė nė zgjedhjen e njė mbreti suedez. Qendra kryesore nė atė kohe ishte qyteti i Turkut i formuar nė mes tė shekullit 13 duke u bėrė edhe si selia e peshkopit.

Finlanda nė vitet 1500 - 1800

Gjatė kohės sė mbretit suedez Gustav Vasa nė vitin 1550 themelohet qyteti i Helsinkut nėn emrin Helsingfors, por mbetet mė shumė si njė fshat peshkimi pėr mė shumė se dy shekuj.

Reformimi nga kisha katolike qė kishte ndikim edhe nė Suedi, fillojė nė fillim tė shekullit 16-tė por kulmin e ndryshimeve tė mėdha e arriti edhe nė kulturėn e gjuhės finlandeze ku me 1548 peshkopi i Turkut, Mikael Agricola (1510 - 1557) pėrktheu Dhiaten e Re nė finlandisht duke krijuar edhe gjuhėn e shkruar finlandeze. Pas vdekjes sė peshkopit, finlandezėt ishin me vendosmėri tek besimi i kishės Luterane ndėrsa bibla e plotė u shfaq nė finlandisht me 1642.

Me 1596-97 fshatarėt Finlandezė ngritėn nė kryengritjen e quajtur si "Lufta me topa" apo fin. Nuijasota (e quajtur kėshtu pėr shkak se fshatarėt ishin tė armatosur me armė tė ndryshme si shkopinjė, shpata, disa armė zjarri, dy topa etj. ndėrsa armiqtė ishin tė armatosur me armė shumė mė tė rėnda). Fisnikėt shtypen rebelimin dhe mė pas gjendja fshatare nuk u pėrmirėsua por Finlanda u bė njė pjesė integrale e Suedisė.

Fundi i shekullit tė 17-tė dhe fillimi i 18-tė ishin vite tė vėshtira pėr finlandezėt. Nė 1695-1697 ka pasur njė zi tė madhe urie. Kequshqyerja dhe sėmundjet reduktuan popullsinė e Finlandės me rreth njė tė tretėn. Disa historian kėtė e quajnė si viti i shumė vdekjeve pasi brenda dy viteve vdesin rreth 150 000 vetė dhe kjo merret edhe si katastrofa me e madhe demografike. Ndikimi i kėsaj urie ishte edhe nė disa shtete baltike si pjesė e Suedisė si dhe Norvegji si pjesė e Danimarkės por shkallėn mė tė lartė e kishte nė Finlandė dhe njė pjesė tė Suedisė sė sotme.

Nė histori pėrmendet edhe Lufta e Madhe Veriore 1709 - 1721 ku nė vitin 1713 rusėt pushtuan Finlandėn dhe marshuan nėpėr atė. Ushtria suedeze-finlandeze bėri njė qėndrim tė fundit por prapė u mundėn dhe gjatė kėsaj kohe shumė finlandez kishin ikur pėr nė Suedi dhe fshatarėt e kishin mė tė vėshtirė por megjithatė ata u munduan tė bėnin luftė guerile, e njohur si periudha me vuajtje tė mėdha. Nė vitin 1721 u arritė paqe me Rusinė por mbreti suedez duhej tė dorėzoj disa pjesė tė Finlandės jug-lindore. Deri nė vitet 1800 kishin ndodhur edhe disa luftėra ku ndėr to pėrmenden luftėrat gjatė viteve 1741 - 1743 dhe pėrsėri 1788 - 1790.

Finlanda nėn sundimin e Rusisė (Duka i Madh)

Kur Suedia humbi pozitėn e saj si njė fuqi e madhe nė fillim tė shekullit 18-tė, presioni rus nė Finlandė u rrit prandaj edhe finlandezėt u pėrkulėn nė mėnyrė tė pashmangshme. Gjatė disa pėrleshjeve nė mes forcave ruse dhe atyre suedeze me 1808, vjen deri tek pėrfundimi i sundimit suedez dhe mė nė fund finlandezėt bėjnė paqe me Carin ku Finlanda shkėputet pėrfundimisht nga Suedia nė 1809.

Gjatė periudhės sė Suedisė, Finlanda ishte thjesht njė grup i krahinave dhe jo njė entitet kombėtar. Ajo ėshtė qeverisur nga Stokholmi, kryeqytet i krahinave finlandeze nė atė kohė. Kur Finlanda u bashkua me Rusinė nė vitin 1809 ajo fitojė njė autonomi. Duka i Madh ishte perandori rus, pėrfaqėsuesi i tė cilit nė Finlandė ishte guvernatori i pėrgjithshėm.

Nė mars 1809 njė formė e parlamentit finlandez pranoi perandorin Car Aleksandri I si sundimtar tė tyre apo Duka i Madh i Finlandės qė sundoi nga 1809 - 1825. Ai u pajtua se Finlanda do tė bėhet mė tepėr njė territor qė sundohet nga njė Duke apo Dukesh se sa njė pjesė e Rusisė dhe ai premtoi se do tė respektojė ligjet finlandeze. Nė 1812 Cari lėvizi kryeqytetin e Finlandės nga Turku nė Helsinki dhe mė vonė edhe universiteti i cili ėshtė formuar nė Turku me 1640 u zhvendos nė Helsinki me 1828.

Senati ishte si organi mė i lartė drejtues, anėtarėt e tė cilit ishin finlandezė. Ēėshtjet qė kanė tė bėjnė nė Finlandė u prezantuan tek perandori nė Shėn Petersburg nga Sekretari i shtetit tė Finlandės. Kjo do tė thotė se administrata e Finlandės u trajtua drejtpėrdrejt nga perandori dhe autoritetet ruse nuk ishin nė gjendje pėr tė ndėrhyrė.

Nė fund tė shekullit 19-tė nacionalizmi finlandez filloi tė rritet. Si fillim nė 1835 Elias Lönnrot botoi njė pėrmbledhje tė poezive popullore finlandeze tė quajtura Kalevala dhe pas viti 1850 interesi nė gjuhėn dhe kulturėn finlandeze u rrit mė fortė. Nė vitin 1858 u hap shkolla e parė e gramatikės finlandeze dhe nga viti 1889 gjysma e shkollave gramatikore nė Finlandė flisnin vetėm gjuhėn finlandeze.

Pėrveē ndryshimeve kulturore, pati edhe ndryshime tjera ekonomike ku me 1856 u ndėrtua kanali Saimaa i cili i mundėsoi finlandezėve qė tė eksportojnė lėndė nga druri mė lehtė nga pyjet e tyre tė mėdha pėr nė Evropėn perėndimore.

Revolucioni rus i vitit 1905 i dha Finlandės njė hapėsirė tė pėrshtatshme nė krijimin e njė organi tė ri legjislativ pėr tė zėvendėsuar parlamentin e vjetėr. Nė 1906 njė asamble e re u zgjodh pėr tė zėvendėsuar parlamentin e vjetėr dhe kėtė herė tė gjithė njerėzit janė lejuar tė votojnė dhe nė atė kohė kjo ishte reforma mė radikale parlamentare nė Evropė. Gratė finlandeze ishin tė parėt nė Evropė pėr tė fituar tė drejtėn e votės nė zgjedhjet parlamentare dhe i treti nė botė, pas Zelandės sė Re dhe Australisė qė ka lejuar tė votojnė gratė nė zgjedhjet kombėtare. Nė vitin 1907 femra finlandeze u bė femra e parė nė botė pėr tė fituar njė vend nė parlamentin kombėtar.

Finlanda nė fillim tė shekullit 20-tė dhe lufta e dytė botėrore

Edhe pse nė vitet e fundit tė sundimit Cari kufizoj rėndė fuqinė e legjislaturės finlandeze, nė mars tė vitit 1917 largohet dhe mė pas nė korrik parlamenti finlandez deklaroi se ai kishte autoritet nė tė gjitha ēėshtjet, pėrveē politikės sė jashtme dhe mė pas me 6 dhjetor 1917 parlamenti finlandez aprovon deklaratėn tė hartuar nga senati ku shpall Finlandėn si republikė e pavarur.

Pas shpalljes sė pavarėsisė nga Rusia, partitė e krahut tė djathtė dhe tė majtė nė Finlandė kishin njė pėrēarje dhe nga kjo nė janar tė vitit 1918 pasoj edhe lufta civile ku tė majtėt (grupi i tė kuqve) organizuan njė grusht shtet dhe qeveria u detyrua tė largohej nga Helsinki.

Me ndihmėn e gjermanėve dhe nė krye me gjeneralin Gustaf Mannerheim (1867-1951) qė udhėhoqi tė djathtėt (grupi i tė bardhėve) nga mesi i majit shkatėrrojnė rebelimin dhe mė pas janė ekzekutuar rreth 8 000 tė grupit tė kuq dhe 12 000 tjerė vdiqėn nė kampet e burgut.

Nė Tetor 1918 njė princ Gjerman, Charles Frederiku i Hesse-sė u bė mbret i Finlandės. Megjithatė sundimi i tij ishte shumė i shkurtėr pasi Gjermania nėnshkroi armėpushimin me 11 Nėntor 1918 dhe gjenerali Mannerheim u be udhėheqės i vendit. Kjo ėshtė periudha kur thuhet se Finlanda ka pasur mbretėri. Menjėherė pas kėsaj, nė vitin 1919 Finlanda fitoi njė kushtetutė tė re dhe nė korrik 1919 zgjidhet presidenti i parė i Finlandės Kaarlo Juho Ståhlberg duke zėvendėsuar gjeneralin Mannerheim dhe Finlanda u bė njė republikė e pavarur.

Nė Gusht tė vitit 1939, Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik nėnshkruan njė pakt jo-agresiv apo mos-sulmim, i cili pėrfshinte njė protokoll sekret qė e drejton Finlandėn nė sferėn e interesave sovjetike. Kur Finlanda refuzoi tė lejojė Bashkimin Sovjetik pėr tė ndėrtuar bazat ushtarake nė territorin e saj, kjo e fundit tėrhoqi paktin e mos-sulmimit tė viti 1932 duke e sulmuar Finlandėn me 30 Nėntor 1939.

Kjo luftė e quajtur si Lufta e Dimrit kishte njė mbrojtje tė fortė nga ana finlandezeve tė cilėt luftuan trimėrisht por mė nė fund pas depėrtimit tė ruseve nė linje e udhėhequr nga gjenerali Mannherheim, ata detyrohen tė kėrkojnė paqe dhe lufta pėrfundon me njė traktat tė paqes tė hartuar nė Moskė mė 13 mars 1940, duke i dhėnė pjesėn jug-lindore Bashkimin Sovjetik dhe humbje me rreth 22 000 tė vrarė nė Finlandė.

Kur Gjermania pushtoi Bashkimin Sovjetik nė verėn e vitit 1941, Finlanda hyri nė luftė nė krahun e Gjermanisė. Finlandezėt e quajtėn atė lufta e vazhdimit dhe shpejt rimorėn territoret e tyre.

Megjithatė, nė Dhjetor 1941 Britania i shpalli luftė Finlandės dhe pas disfatės gjermane nė Stalingrad nė vitin 1943 finlandezėt kuptuan se duhet tė largohen nga lufta.

Negociatat filluan nė mars 1944, por Finlanda refuzoi kėrkesat ruse. Megjithatė humbja ishte e pashmangshme dhe Finlanda bėri njė armėpushim me Rusinė mė 5 shtator 1944. Pas luftės Finlanda u detyrua tė dorėzoj sasi tė mėdha tė territorit Rusisė ku pėrveē pjesės jug-lindore, ata humbėn edhe njė pjesė nė oqeanin arktik nė veri. Finlandezėt gjithashtu kishin pėr tė paguar dėmshpėrblime. Lufta e vazhdimit u kushtojė finlandezeve 85.000 jetė ndėrsa kushtet e armėpushimit u konfirmuan nė traktatin e Parisit tė bėrė me Rusinė nė vitin 1947.

Gjenerali Gustaf Mannerheim u bė president i republikės nė fund tė luftės. Ai u pasua nė vitin 1946 nga J. K. Paasikivi (1870-1956), qėllimi i tė cilit ishte pėr tė pėrmirėsuar marrėdhėniet me Bashkimin Sovjetik.

Koha pas luftės sė dytė botėrore dhe historia moderne

Ngjarje tė rėndėsishme pas luftės se dytė botėrore shėnuan mbajtja e lojėrave olimpike verore nė Helsinki mė 1952 dhe mė pas nė vitin 1955 bashkimi nė OKB dhe Kėshillin Nordik.

Ndėr arritjet tjera kryesore me vendet Nordike janė edhe krijimi i njė tregu tė pėrbashkėt tė punės mė 1954 dhe bashkimi i pasaportave pėr lėvizje tė lirė mė 1957 tė cilėn e zgjerojnė edhe me shtetet tjera tė zonės Shengen nga 25 mars 2001. Nė vitin 1995 Finlanda i bashkohet BE-sė ndėrsa nė vitin 1999 i bashkohet monedhės sė pėrbashkėt Euro. Finlanda bėnė pjesė nė shumė organizata ndėrkombėtare dhe gėzon njė mbėshtetje nga shumica e vendeve tė botės si njė shtet paqėsor ku si shembull kemi vlefshmėrinė e pasaportės finlandeze qė zėne vendin e parė pėr lėvizje tė lirė.

Urho Kekkonen, i cili u zgjodh president nė vitin 1956, ka punuar shumė pėr tė rritur lirinė e veprimit dhe tolerancės nė politikėn e jashtme, duke ndjekur njė politikė aktive tė neutralitetit. Kjo ishte e qartė pėr shembull nė nismat e ndėrmarra nga Finlanda, tė tilla si Konferenca pėr Siguri dhe Bashkėpunim nė Evropė (OSCE) e mbajtur nė Helsinki nė verė 1975.

Kekkonen ka udhėhequr Finlandėn pėr 26 vite duke shėrbyer mė sė gjati nė postin e presidentit dhe jep dorėheqje pėr shkak tė shėndetit tė dobėt. Pasimi i tij vjen nga Mauno Koivisto prej 1982-1994 duke u pasuar pastaj tek i shumė respektuari i shqiptarėve Martti Ahtisaari 1994 - 2000 dhe pastaj presidentja e parė femėr Tarja Halonen 2000 - 2012 e deri tek presidenti i tanishėm Pauli Niinistö.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
dS6V

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė