Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

7 hobet nga tė cilat mund tė fitosh para.

Shumica prej nesh kanė hobi tė ndryshme dhe shumica prej nesh pėrdorin para shtesė pėr to.

Nė kėtė artikull pėrshkruhen disa rrugė si mund tė fitosh tė holla shtesė
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 28/07/2015 23:38

Tė gjenerosh tė holla shtesė.

Ka mundėsi qė hobet tuaja me tė cilat ju mbushni kohėn tuaj tė lirė, mund tju sjellin ju para shtesė. Idealisht, hobit qė bėjnė para mund tė jenė gjėra qė nuk kanė nevojė qė tė shpenzosh shumė para nė to, dhe gjėra qė ju do ti bėnit gjithsesi, edhe nėse nuk do tė kishit pėrfitime. Faqja e internetit Cheapism.com renditi 7 hobi qė mund tė bėjnė para, gjithashtu ju edhe do tė argėtoheni.

1. Kujdesja pėr kafshėt.

Nėse ju I dashuroni kafshėt shtėpiake dhe dėshironi tė bėni disa para shtesė, bėhu i vetėdijshėm se Amerikanėt shpenzojnė me shumė se 50 bilion dollarė nė vit pėr shėrbimet ndaj kafshėve shtėpiake, dhe njė pjesė e kėtyre parave mund tė bėhen tuajat. Hobi nė lidhje me kafshėt mė i dukshėm, i cili mund tė kthehet nė fitim parash ėshtė tė shėtisėsh qentė. Tė kėnaqėsh egon tuaj ,duke bėrė hobin e preferuar me miq me 4 kėmbė, duke u ofruar qė tė kujdesesh pėr qentė e njerėzve tė tjerė ndėrkohė qė ata janė nė punė, duke u paguar nga 10 dollarė nė 30 dollarė pėr shėtitje nė bazė tė lagjes. Tė qėndrosh me kafshėt dhe ti mbash ata nė shtepi mund tė kerkojė pėrpjekje mė tė mėdha nga ana juaj por gjithashtu mund tė japė mė shumė kėnaqėsi dhe ėshtė mė fitimprurėse. Tė qėndrosh me kafshėt zakonisht pėrfshin faktin qė ti duhet tė shkosh nė shtėpitė e njerėzve dhe tė kontrollosh kafshėt e tyre, ndėrsa ti mbash ata nė shtėpi ėshtė njė mėnyrė alternative nėse doni tė rrini rehat dhe tė mbani kafshėt ndėrkohė qė njerėzit nuk janė nė qytet. Mesatarja e pagesave varion nga 20 dollarė pėr njė vizitė nė shtėpi dhe 100 dollarė pėr njė natė qėndrimi tė kafshėve nė shtėpinė tuaj. Faqet e internetit si Rover dhe DogVacay mund tju ndihmojnė ju tė filloni.

Kujdesja pėr kafshėt shtėpiake mund tė sjellė disa tė holla shtesė.

2. Artet dhe veprat artizanale

Qėkur ėshtė themeluar nė 2005, Etsy ka lejuar zonjat qė merren me veprat artizanale tė bėjnė para nga hobi i tyre artistik. Nėse ju pėlqeni tė krijoni bizhu tė bėra vetė, qirinj, rroba, piktura, tekstile, apo diēka dekorative, ju mund tė themeloni njė dyqan Etsy dhe tė shisni mallrat e bėra vetė. Kjo faqe interneti jep njė pagesė pėr ēdo listim, si dhe pėrdor disa nga mundėsitė e pagesave si; PayPal dhe Direct Checkout, por sapo ju tė merrni disa shqyrtime pozitive ju mund tė filloni tė pėrfitoni nga veprat tuaja artizanale. Etsy ėshtė njė faqe me trafik tė lartė dhe ajo pretendon qė shitėsit e saj kanė bėrė mė tepėr se 895 milion dollarė nė 2013. Ju ndoshta nuk mund tė keni njė numėr super tė lartė tė shitjeve, por ju mund tė pėrmirėsoni shancet pėr tė bėrė shitje duke postuar fotografi me kualitet tė lartė tė produkteve tuaja dhe mund tė pėrdorni median sociale dhe biletat SEO pėr tė shitur krijimet tuaja.

Veprat artizanale

3. Sport dhe fitness.

Nėse ju jeni nė njė formė tė mirė trupore dhe e shijoni stėrvitjen, ju mund tė bėni para me hobin tuaj tė shėndetshėm. Miliona Amerikanė janė tė fiksuar qė tė humbasin peshė, dhe ka shumė njerėz qė janė gati tė shpenzojnė para pėr pamjen e tyre fizike. Anėtarėsimet nė palester janė tė shtrenjta dhe shpesh janė tė pavlefshme. Merr nė konsideratė tė reklamosh veten tende si njė alternativė miqėsore ndaj palestrės, organizo njė takim me klientė nė park ose nė njė klub si njė trajner personal me kosto tė ulėt. Nėse ju jeni ekspert nė njė sport nė veēanti, merrni nė konsideratė tė trajnoni njė skuadėr ose tė ofroni leksione private pėrkundrejt njė tarife. Shkollat, klubet e sportit dhe YMCA punėsojnė trajnerė skuadre, dhe ata mund tė kėrkojnė angazhim tė konsiderueshėm tė kohės suaj, dhe ata paguhen shumė. Ti gjithashtu mund tė ofrosh tė japėsh leksione private nė not, tenis, ose nė ēfarėdo sporti ju pėlqeni. Ju praktikoni hobin tuaj, takoni njerėz tė komunitetit tuaj, dhe qėndroni aktivė, tė gjitha kėto ndėrkohė qė fitoni ca para shtesė.

Sporti dhe fitnes

4. Tė luash.

Nėse ti je njė nga biliona njerėzit nė tė gjithė botėn qė luan lojėra, hobi jot mund tė tė paguajė. Edhe pse ėshtė pothuajse e parealizueshme tė presėsh tė bėsh karrierė nga kjo, ti mund tė bėsh ca para shtesė me aftesitė e tua tė lojės. Lojtarėt aktive mund tė shkruajnė dhe tė ndajnė opinionet dhe mjeshteritė nė lidhje me lojėrat e tyre tė preferuara. Merrni nė konsideratė tė ndėrtoni njė blog, ku tė postoni rregullisht, dhe bėni monedha pėrmes AdSense dhe reklamimit. Ju gjithashtu mund tė shkruani nė eBook Sharing pėr njohuritė tuaja dhe mė pas publikojini dhe shitini ato pėrmes faqeve tė internetit si KillerGuides. Youtube ėshtė njė tjetėr alternativė e mirė. Kanali mė i parė i tė gjithė kohėrave nė YouTube i pėrket njė loje Suedeze e quajtur PewDiePie dhe sektori i lojėrave nė YouTube ėshtė njė nga sektorėt mė aktivė dhe mė pėrfitues. Ju mund tė bėni dhe tė postoni video Lets Play, ku ju komantoni ndėrkohė qė luani lojėra, dhe mė pas YouTube ju mundeson tė fitoni para nga shikimet e videos suaj. Tė komentosh nė videot e tė tjerėve dhe tė pėrdorėsh median sociale mund tė tė ndihmojė tė krijosh ndjekės. Si pėrfundim, nėse ti e shijon tė luash lojėra me shumė role online, ju mund tė shikoni nė praktikėn e artė: magazinimi i vlefshėm i artikujve tė lojės dhe ti shesėsh ato pėr monedhėn reale nė botė. Mbani shėnim, gjithsesi, qė nė internet ka faqe legale dhe ilegale nga tė cilat mund tė pėrfitosh, kėshtu qė bėni ca kėrkime pėrpara se tė zhyteni nė njė tė tillė.

Tė luash dhe tė fitosh para nė tė njėjtėn kohė.

5. Kopshtaria.

Nėse ju dashuroni kopshtarinė, ju nuk jeni vetėm: nė vitin 2012, grupi i kėrkimit Scarborough vlerėsoi qė 164 milionė Amerikanė merren me kopshtari. Kėta njerėz janė pastėrtisht brenda diēkaje, sepse shumė studime tregojnė qė kultivimi i bimėve ndihmon nė zvogėlimin e stresit dhe pėrmirėsimin e shėndetit mendor dhe fizik. Si njė bonus, njė person qė merret me kopshtari mund tė bėje para tė mira duke shitur tė korrat me shumė pak investim fillestar. Kopshtet me perime, janė njė mėnyrė popullore pėr tė fituar tė ardhura shtesė nga kopshtaria. Nė tė vėrtetė, Shoqata Kombėtare e Kopshtarisė (National Garden Association) sugjeron se nėse mbillni 70 dollarė perime ju mund tė fitoni 530 dollarė. Ju mund tė shisni perimet shtesė tė cilat nuk i konsumoni vetė tek marketet e fermerėve, nė festivale dhe nė kioska anash rrugės. USDA mban njė regjistėr tė marketeve tė fermerėve, dhe gjithashtu mund tė kontrolloni faqen e internetit HobbyFarms pėr kėshilla sesi tė ndėrtoni kioskėn tuaj anės rrugės. Disa restorante vendore mund tė blejnė perimet tuaja ose erėzat. Perveē kėsaj, ju mund tė bėni para nga lulet qė rriten nė kopshtin tuaj. Ju mund te shisni lulet e rritura nė shtėpinė tuaj nė marketet e fermerėve, duke fituar para shtesė nga hobi juaj relaksues dhe I shėndetshėm.

Kopshtaria

6. Tė bėsh para duke lexuar.

Nė YouTube ndodhet njė seksion i quajtur BookTube qė bėn tė mundur tė fitoni para nga video tė thjeshta nė lidhje me librat. Ndėrkohė nė YouTube Beauty Vlogging dhe Gamer Vlogging janė shumė popullorė, me njerėz tė njohur si Michelle Phan dhe PewDiePie qė tėrheqin miliona abonentė dhe shijojnė karrierėn e tyre fitimprurėse, BookTube ėshtė mė pak e populluar dhe siē dihet mė pak konkuruese. Shumica e pjesėmarrėsve thjesht nxjerrin njė video kamera tė thjeshtė, tė ulur pėrballė njė rafti librash, ndėrkohė qė flasin pėr librat qė po lexojnė ose qė kanė nė plan tė lexojnė. Shqyrtimet dhe rishikimet e autorit kanė njė tarifė standarte dhe komuniteti ėshtė mjaft mbėshtetės. Ju mund tė komentoni dhe tu ktheni pėrgjigje shikuesve tuaj, dhe gjithashtu tė merrni pjesė nė Readathons nėpėrmjet Twitter ose Goodreads, pėr tju ndihmuar tė krijoni njė numėr tė konsiderueshėm abonimesh, dhe sapo ta bėni kėtė, ju mund tė pėrfitoni shuma parash nga kanali juaj. Pėrfitimi ndodh pėrmes YouTube, dhe ėshtė vlerėsuar qė ju mund tė bėni mes 2.50 dollarė dhe 5 dollarė pėr 1,000 shikime, plus shumė mė tepėr para bazuar nė llogarinė tuaj tė abonimeve.

Tė bėsh para duke lexuar

7. Tė bėsh pazar.

Nėse ju jeni njė blerės entuziast dhe dėshironi tė mėnjėanoni disa nga shpenzimet tuaja, kėtu janė disa mėnyra sesi mund tė pėrfitoni nga pazari. Tė shesėsh objekte tė pėrdorura ėshtė njė opinion i mirė nėse ju e shijoni tė shkoni nėpėr dyqane qė shesin rroba tė pėrdorura apo dyqane ekonomike. Etsy kėrkon qė objektet e pėrdorura tė jenė tė vjetra mė shumė se 20 vjeēare, ndėrsa eBay ėshtė mė pak kufizuese. Tė dy kėto dyqane janė vende tė gjalla me shumė transaksione. Sigurohuni ti fotografoni sa mė mirė mallrat tuaj, tė pėrdorni median sociale si Instagram pėr marketing dhe kėrkimin e ēmimeve. Nėse ju i njihni mirė sendet antike, ju mund tė filloni tė fitoni para nga hobi juaj i tė blerit. Njė opinion tjetėr ėshtė blerja e mistershme, ku kompanitė tė punėsojnė ty pėr tė pėrkrahur biznesin e tyre dhe pėr tė vlerėsuar shėrbimet. Pėr tė filluar, Lifehack rekomandon qė ju mund tė bėni statistika vazhdimisht dhe tė komentoni nė faqe interneti si Foursquare dhe Yelp, dhe provoni tė krijoni ndjekės, dhe mė pas aplikoni blerjen e mistershme(por kini kujdes nga mashtrimet). Njė blerės i mistershem zakonisht fiton mės 10 dollarė dhe 20 dollarė pėr ngarkim dhe ndonjėherė ju mund tė fitoni njė vakt falas, apo ulje pėr produktet e ndryshme.

Tė bėsh pazar dhe tė paguhesh.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
$'0*

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.