Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Cili ėshtė sekreti i suksesit tė madh tė Amazon?

Kėto janė tre principet qė Jeff Bezos i ēmon si mė tė rėndėsishme

Cili ėshtė sekreti i suksesit tė madh tė Amazon?
Cili ėshtė sekreti i suksesit tė madh tė Amazon?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 14/11/2017 23:03

Nė vitin 2015 Amazon arriti shifrėn e tė ardhurave vjetore prej 100 miliardė dollarėsh. Themeluesi i kėsaj kompanie, Jeff Bezos, pretendon se kjo ka qėnė rritja mė e shpejtė qė ndonjė kompani ka patur ndonjėherė.

Amazon vazhdon tė rritet me njė ritėm tepėr tė shpejtė. Analistėt e saj kanė nisur tė hartojnė njė plan ambicioz qė tė mund tė arrijnė njė shifėr tė ardhurash qė nuk e ka arritur deri tani asnjė kompani tjetėr nė botė, plot 1 trilion. Madhėsia e kėsaj kompanie ka bėrė qė sipėrmarrės nga e gjithė bota tė jenė vigjilentė pėr tė kuptuar atė qė bėn Amazon, arsyet pse kjo kompani ėshtė kaq e suksesshme.

Jeff Bezos i ka kushtuar tepėr rėndėsi avancimit nė parimet bazė tė operimit qė sjellin rritjen e Amazon. Nė veēanti ai i dedikon suksesin e kėsaj kompanie angazhimit nė kėto tre fusha:

1. Prano ndonjė dėshtim tė rastit si kosto e tė qėnit inovativ

Shumica e kompanive e shmangin dėshtimin si murtajėn. Nė mėnyrė intuitive ata shpesh e ndjejnė nevojėn pėr tė sjellė risi dhe pėr tu ripėrtėrirė, gjė e cila i garanton tė qėnit tė rėndėsishėm nė treg, por shpesh kompanitė ndrydhen dhe zgjedhin mėnyra mė tė sigurta pėr tė konkurruar nė mėnyrė qė tė minimizojnė humbjet.

Por Bezos, nėnvizon se nuk mund tė jemi inovativ nėse nuk jemi tė gatshėm tė dėshtojmė.

Ja komenti i tij teksa diskutohej rreth raportit vjetor tė 2015:

"Njė fushė ku mendoj se dallojmė tėrėsisht nga tė tjerėt ėshtė dėshtimi. Ne besoj se jemi vendi mė i mirė nė botė ku mund tė dėshtohet (ne bėjmė shumė praktikė!) Dėshtimi dhe shpikja janė binjakė tė pandashėm. Pėr tė shpikur ju duhet mė parė tė eksperimentoni. Nuk do tė kishte vend pėr eksperiment nėse ju do e dinit paraprakisht tė funksionuarit tė diēkaje. Shumica e organizatave nė parim e pėrqafojnė idenė e tė shpikurit, por nuk janė tė gatshėm tė vuajnė vargun e eksperimenteve tė dėshtuara derisa tė arrijnė atje".

Ju duhet tė eksperimentoni njė pjesė tė kulturės tė biznesit tuaj. Kjo do tė thotė t'i lėsh vetes hapėsirė pėr tė ekspoluar duke shfrytėzuar maksimumin e kuriozitetit tėnd nė mėnyrė qė tė shtosh vlerėn e kompanisė tėnde nė sy tė konsumatorit. Kjo nuk do tė thotė qė ju duhet tė pėrgatiteni tė nisni dėshtimin e madh. Eksperimentet nė tė cilat angazhoheni sigurisht qė duhet tė jenė tė llogaritura. Kėto eksperimente do tė ju bėjnė tė merrni mėsimet e duhura nė mėnyrė qė tė gjeni drejtimin tuaj optimal.

2. Punoni ēdo ditė si tė ishte dita e parė e juaja nė biznes.

Amazon ka gati 350.000 punonjės. Duke marrė parasysh madhėsinė e kėsaj organizate do tė ishtė mė e pritshme qė ata tė vepronin me njė ritėm mė tė ngadaltė siē shumė kompani tė tjera tė pjekura bėjnė. Por qė nė fillim Bezos ka deklaruar se Amazon do tė operojė si njė kompani e uritur e cila ndodhet nė fazat e para, si tė ishte dita e parė e biznesit.

Nė letrėn e tij tė vitit 2016 pėr aksioneret Bezos shpjegoi se pse veprimi nė kėtė mėnyrė ėshtė kaq kritik:

"Dita e dytė ėshtė pezull, e ndjekur nga humbja e rėndėsisė dhe drejtimit fillestar, e ndjekur nga njė rėnie e dhimbshme,dhe nė fund vjen vdekja, kjo ėshtė arsyeja pse duhet tė jetė gjithmonė si ditėn e parė".

Duhet tė ruhet optimizmi dhe pasioni i ditės sė parė. Nuk duhet qė tė na zėrė monotonia dhe tė humbasi dėshira dhe energjia e fillimit.

Megjithėse Amazon i ka burimet pėr tė qenė tepėr i sofistikuar nė dhėnien e vlerės pėr klientėt e tyre, ėshtė gjithmonė mendimi i tė vepruarit me urgjencė nė punėn e tyre qė bėn dallimin kryesor. Kjo do tė thotė se ata marrin vendime me shpejtėsi, zakonisht me 70% tė informacionit tė vend tė 90%. Ata pėrqafojnė trendet qė kanė ndikim tek klientėt e tyre, gjė e cila i jep mė tepėr sukses.

Ju gjithashtu mund tė mbani kulturėn tuaj fillestare, madje edhe kur biznesi tė rritet. Ju mund ta bėni kėtė duke fuqizuar anėtarėt e ekipit tuaj pėr tė marrė vendime tė cilat i kėnaqin klientėt, duke nxitur kreativitetin, dhe duke mos inkurajuar tė mbimenduarit nė grup si njė mėnyrė qė zgjidh nevojat e paplotėsuara tė klientėve. Pra duhet mė tepėr tė eksperimentojmė dhe veprojmė, se sa tė mendojmė mė shumė se duhet.

3. Jepi klientėve tė tu atė qė ata dėshirojnė para se tė kuptojnė qė e duan atė.

Tė shtuarit mė tepėr vlerė pėr klientėt e tyre ėshtė njė qėllim i thjeshtė, njė forcė shtytėse pas ndjenjės dhe gatishmėrisė sė Amazon pėr tė eksperimentuar. Sipas Bezos, Amazon ėshtė e fiksuar pas klientėve tė saj, dhe ėshtė gjithnjė nė kėrkim tė gjetjes sė mėnyrave qė rrisin cilėsinė e shėrbimit kundrejt tyre.

Pėr shkak tė rėndėsisė sė madhe qė i jep klientėve tė tyre, Amazon mundohet tė krijojė marrėdhenie tė afėrta me ta nė mėnyrė qė tė gjejė zgjidhje sa mė tė pėrshtatshme. Gjė qė e bėn Amazon tė ketė tepėr rėndėsi pėr klientėt e saj.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
!_4

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė