Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Mendimet qė duhet t'i largoni pėr tė patur njė jetė tė lumtur

Ne kemi bindjen e vendosur, se ndjenjat dhe mendimet tona ndihmojnė nė formėsimin e pėrvojave qė kemi. Problemi ėshtė se shumė njerėz priren tė shohin anėn negative tė gjėrave, pa plotėsisht tė qenė tė vetėdijshėm mbi mendimet e tyre negative.

Mendimet qė duhet t'i largoni pėr tė patur njė jetė tė lumtur
Mendimet qė duhet t'i largoni pėr tė patur njė jetė tė lumtur
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 08/12/2017 21:47

Duket sikur tė qėnit negativė ėshtė bėrė njė zakon, kėshtu qė duket normale dhe e natyrshme tė qėnit negativė gjatė gjithė kohės.

Megjithatė, negativiteti ushqen negativitet, ēka nė fund ēon nė pėrvoja tė varfėra nė jetė.

Mė poshtė Perspekti paraqet njė listė me 12 mendime helmuese, tė cilat duhet t'i largoni nga vetja pėr tė patur njė jetė mė tė mirė.

Mendimin se jeni njė viktimė

Hiqni dorė prej tij. Ju jeni viktimė vetėm nėse e lejoni veten tė bini nė atė nivel. Ndaloni sė hedhuri fajin tė tjerėve apo rrethanave pėr problemet tuaja. Nėse nuk ju pėlqen ku ndodheni nė njė kohė tė caktuar tė jetės tuaj, merrni pėrgjegjėsi dhe bėni ndryshimet e nevojshme pėr tė lėvizur diku tjetėr.

Hiqeni qafe mentalitetin e viktimės, sepse askush s'do tė ndjehet keq pėr ju, dhe kjo nuk do tė bėjė asgjė pėr tė ndihmuar situatėn tuaj. Nė fakt, ky mendim e pengon suksesin tuaj. Ėshtė koha tė kuptoni se jeni i vetmi pėrgjegjės pėr fatin tuaj.

Mendimin se mund tė ndryshoni tė tjerėt

Ju s'mund tė ndryshoni askėnd qė nuk dėshiron tė ndryshojė, prandaj mos harxhoni kot energjinė tuaj duke u pėrpjekur nė kėtė drejtim. Ashtu si ju jeni i vetmi i aftė pėr tė ndryshuar veten tuaj, edhe njerėzit e tjerė janė pėrgjegjės pėr tė bėrė ndryshimet sipas kokės sė tyre. Nėse nuk e pėlqeni dikė "ashtu siē ėshtė", atėherė ju takon juve tė vendosni cilėt njerėz doni tė keni pėrreth, por skeni tė drejtė tė pėrpiqeni t'i ndryshoni ata.

Mendimin se mund tė ndryshoni tė pandryshueshmen

Rezistenca ndaj asaj "qė ėshtė" dhe s'mund tė ndryshohet, ėshtė njė humbje kohe dhe energjie tė vlefshme.

Pėr shembull, ju nuk mund tė ndryshoni faktin qė jeni tė detyruar tė paguani qiranė apo kėstin e kredisė ēdo muaj, kėshtu qė pse tė rezistoni kot? Pėr mė tepėr, as mund tė ndryshoni faktin qė shefi juaj ėshtė njė idiot, prandaj pse tė mėrziteni?

Sigurisht, mund tė ndryshoni punė duke u larguar prej tij, por shefi nuk mund tė ndryshojė nga ai qė ėshtė. Ekzistojnė shumė gjėra qė i keni nėn kontrollo pėr t'i ndryshuar nė jetėn tuaj nėse zgjidhni ta bėni kėtė, kėshtu qė me pėrgjegjėsi dhe ndryshoni atė ēka mundeni, dhe mėsoni t'i pranoni gjėrat qė nuk mund t'i ndryshoni.

Mendimin se bari matanė gardhit ėshtė gjithmonė mė i gjelbėr...

"Sikur tė isha po aq i bukur sa edhe komshiu im, nuk do ta vrisja mendjen pėr asgjė". Ose "sikur sikur tė kisha po aq para sa filani, do tė isha i lumtur". Kėto lloje tė mendimesh janė shkatėrruese, dhe thjesht jo tė vėrteta.

Nė fakt, ju nuk e keni idenė se si ėshtė jeta e tyre, pavarėsisht nėse mendoni qė ata janė tė bukur dhe tė pasur. Kush e di? Ndoshta fqinji vjen nga njė familje shtėpi abuzive, apo ndoshta i pasuri kalon 80 orė ose mė shumė nė javė nė punė dhe nuk e sheh dot familjen e tij pėr tė bėrė me ta gjithė ato gjėra tė kėndshme. "Bari" ėshtė zakonisht jo i gjelbėr nė anėn tjetėr tė gardhit, ndaj mėsoni tė dashuroni "barin" e oborrit tuaj.

Mendimin e tė priturit shumė nga tė tjerėt

Tė presėsh dikė tjetėr tė bėjė ēdo gjė, ėshtė e dėmshme pėr lumturinė tuaj. Edhe nėse mendoni se pritshmėritė tuaja mbi ta janė tė arsyeshme, nė fund ka tė ngjarė tė zhgėnjeheni.

Pėr shembull, tė prisni qė shoku tuaj i dhomės tė bėjė gjysmėn e punėve. Vetėm pėr shkak se ju e prisni diēka tė tillė, s'do tė thotė se kjo do tė ndodhė. Pritshmėritė tuaja nuk janė prioritet i dikujt tjetėr, kėshtu qė vendosni nėse mund tė jetoni me sjelljen e tyre, apo tė zhvendoseni tė jetoni diku tjetėr.

Mendimi se dikush tjetėr ju plotėson

Nėse nuk ndiheni vetė i plotėsuar, askush tjetėr nuk mund tė bėjė tė ndjeheni nė kėtė mėnyrė. Mendimi se njė partner romantik "ju kompleton", ėshtė njė gėnjeshtėr qė pėrfundon vetėm me zhgėnjimin tuaj, dhe kjo i vė ata nėn njė presion tė madh pėr t'iu bėrė gjithmonė tė lumtur. Ju duhet tė mėsoni tė jeni nė harmoni me veten, dhe nė rast se nuk jeni, duhet tė gjeni njė mėnyrė pėr ta bėrė veten tė lumtur.

Mendimi se duhet tė keni gjithnjė tė drejtė

Mendimi se duhet tė keni gjithmonė tė drejtė mbi ēdo gjė, ėshtė i lodhshėm. Luftimi dhėmb pėr dhėmb pėr tė provuar drejtėsinė e mendimit tuaj, ėshtė njė njė sjellje qė vetėm sa i largon njerėzit e tjerė. Ėshtė shumė mė e fisme tė jeni nė gjendje tė pranoni se e keni gabim apo se ka kuptim mendimi i dikujt tjetėr.

Ndaloni sė pėrpjekuri tė keni tė drejtė gjatė gjithė kohės, dhe thjesht pranoni qė edhe njerėzit e tjerė kanė mendimet e tyre.

Tė shqetėsoheni mbi atė ēka mendojnė tė tjerėt

Nė rast se pėrpiqeni tė veproni ose flisni nė njė mėnyrė tė caktuar, pėr shkak se jeni tė shqetėsuar mbi atė se ēfarė mendojnė tė tjerėt, atėherė ku qėndron problemi?

Pse ka rėndėsi se ēfarė mendon dikush tjetėr pėr ju? Nėse jeni tė shqetėsuar se tė tjerėt po ju gjykojnė gjatė gjithė kohės, shqetėsoheni pėr hiēmosgjė, pasi shumicėn e kohės askush nuk ėshtė duke iu gjykuar.

Nė fakt, shumica e njerėzve janė aq tė zėnė duke gjykuar veten e tyre, sa qė as nuk ia ndjen se ēfarė jeni duke bėrė. Pra, bėni atė qė ju bėn tė lumtur, dhe nėse dikush ju gjykon pėr diēka, kjo ėshtė ēėshtje e tyre, jo e juaja. Shpėrfilleni atė qė thonė ata, dhe jini tė lumtur pavarėsisht kėsaj.

Mendimi se ka vetėm njė tė drejtė dhe tė gabuar

Bota ėshtė njė vend i larmishėm plot me njerėz, mendime dhe tė vėrteta tė ndryshme. Ajo qė njė person mendon se ėshtė e vėrtetė, nuk ėshtė domosdoshmėrisht e vėrtetė pėr tjetrin.

Nuk ka asnjė ndarje bardh e zi, vetėm njė tė drejtė apo tė gabuar. Vetėm hije realitetesh gri dhe subjektive. Atė qė dikush e percepton si tė drejtė, ajo ėshtė e tillė vetėm pse pėrshtatet me stilin e jetės dhe besimet e tyre.

Tė ndjerit tė papėrgatitur pėr tė ardhmen

Ju mund tė kontrolloni vetėm nė njė masė tė caktuar se ēfarė ndodh nė tė ardhmen, kėshtu qė mos u shqetėsoni mbi tė. Pėr shembull, mund tė kurseni para, kėshtu do tė jeni financiarisht tė sigurt nė tė ardhmen, por pėrveē kėsaj nuk ka shumė pėr t'u bėrė, ndaj jetoni tė tashmen. Jini tė pranishėm pėr atė qė po ndodh tani, dhe mos u shqetėsoni pėr atė qė smund ta kontrolloni.

Barazimi i parasė me lumturinė

Nė botėn kapitaliste ku ne jetojmė, vlerėsojmė paratė dhe arritjet mbi ēdo gjė tjetėr. Ne mendojmė se nėse dikush ėshtė i pasur, ai ėshtė disi mė e mirė se sa personi qė nuk ėshtė i tillė. Megjithatė, kjo thjesht nuk ėshtė e vėrtetė.

Paratė nuk lumturia nuk janė e njėjta gjė. Pėr shembull, punėtor i njė dyqani Mekdonald mund tė jetė tepėr i lumtur duke bėrė atė qė bėn dhe jeton jetėn qė ka, ndėrsa milioneri nė anėn tjetėr mund tė jetė i vetmuar dhe i trishtuar. Pasja e parave ėshtė padyshim diēka e bukur, por kjo nuk ėshtė ajo qė ju bėn tė lumtur. Vetėm ju mund ta bėni veten tė lumtur.

Mendimi se e shkuara dikton tė ardhmen

Vetėm se keni bėrė gabime nė tė kaluarėn, apo qėllon tė vini nga njė familje e varfėr, nuk do tė thotė qė s'mund tė pėrmirėsoni tė ardhmen tuaj. Nėse mendoni qė jeni njė dėshtak pėr shkak tė sė shkuarės tuaj, ka tė ngjarė tė vazhdoni tė dėshtoni edhe nė tė ardhmen.

Por nė rast se e pranoni tė kaluarėn si diēka qė s'mund ta ndryshoni, dhe pėrpiqeni tė bėni ndryshime pozitive pėr njė tė ardhme mė tė mirė, ekzistojnė shanset tė mira qė tė keni sukses. E ardhmja ėshtė ajo qė e ndėrtoni vetė, dhe jo ajo qė keni lėnė dikur nė tė kaluarėn.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
FlaSK

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė