Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pse njerėzit idiotė bėjnė shumė para?

Ėshtė njė realitet, njė realitet i hidhur, qė nė botėn e sotme tė biznesit ka shumė idiotė qė bėjnė shumė para.

Pse njerėzit idiotė bėjnė shumė para?
Pse njerėzit idiotė bėjnė shumė para?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 12/12/2017 22:41

Nėse e konsideron veten njė njeri tė zgjuar nuk duhet tė ndihesh keq sepse siē thotė dhe njė proveb greke: "I zgjuari jeton si i varfėr, pėr tė vdekur i pasur."

Kėto janė pesė arsyet pse disa njerėz qė nuk janė aq tė zgjuar sa ju, po bėjnė mė shumė para nė tė njėjtin vend ku jetoni.

1. Tė pasurit bėhen mė tė pasur

Suksesi financiar nuk ėshtė gjithmonė rezultat i punės sė palodhur dhe aftėsive; Ndonjėherė ėshtė thjesht i trashėguar. Ekziston njė korrelacion statistikor midis tė ardhurave tė njė personi si i rritur dhe tė ardhurave tė prindit tė tij ose tė saj.

2. Gjenet e mira

Thuhet se pamja luan njė rol tė madh nė suksesin financiar. Daniel Hamermesh nga Universiteti Yale, sipas studimit tė tij Bukuria nė Tregun e Punės, ka arritu nė pėrfundimin se: Njerėzit e pashėm fitojnė gjatė jetės sė tyre 230 000 dollarė mė shumė se pjesa tjetėr. Studime tė tjera tregojnė se njerėzit e gjatė janė gjithashtu mė tė suksesshėm.

Kėshillė: Ju nuk mund t'i zgjidhni gjenet tuaja, por ju keni kontroll mbi mėnyrėn se si e projektoni imazhin tuaj te tė tjerėt. Qėndroni drejt, flisni qartė dhe me vetbesim dhe tregojini botės njė njeri tė pathyeshėm. Ju do tė shihni se sa shpejt dhe pozitivisht njerėzit do t'iu pėrgjigjen. Nuk ndiheni shumė i sigurt? Shtiruni deri sa t'ia merrni dorėn.

3. Ata nuk janė tė butė e tė sjellshėm

Njė studim sugjeron se meshkujt qė nuk pajtohen me gjithēka fitojnė afėrsisht 18% mė shumė se burrat qė konsiderohen si tė mirė dhe tė bindur. Pėr gratė, pėrparėsia ėshtė 5%. Duket se njerėzit qė janė tė vrazhdė janė negociatorė mė tė suksesshėm dhe pėr kėtė arsye fitojnė mė shumė shpėrblime financiare.

Kėshillė: Negociatorėt mė tė suksesshėm nuk janė aspak tė vrazhdė. Ata gjejnė njė mėnyrė pėr tė plotėsuar atė qė ėshtė mė e rėndėsishme pėr tė dyja palėt.

4. Servilizmi

Njerėzit qė iu servilosen pronarėve apo kolegėve tė tyre, duke i ēuar nė restorante luksoze dhe duke u dėrguar atyre dhurata tė shtrenjta, mund tė arrijnė shumė, por ndonjėherė ata nuk e ēojnė deri nė fund lojėn e tyre. Kėto dhurata tė shtrenjta zakonisht kanė pėr qėllim tė maskojnė njė tė metė nė punėn e tyre.

5. "Fati i budallait"

Fati ėshtė karta e egėr nė suksesin e biznesit. A ishte Bill Gates me fat qė IBM nuk donte tė mbante kodin burimor pėr sistemin e ri operativ DOS, qė kompania e tij e vogėl kishte krijuar? A ishte Jeff Bezos me fat qė filloi nga puna gjatė njė kohe kur investitorėt po derdhnin miliarda dollarė nė internet? Frans Johansson, autor i The Click Moment, shkruan se "pėr fat tė keq nė biznes, mund tė jesh nė krye njė ditė dhe pastaj vetėm pak vite mė vonė, je nė fund tė listės sepse rregullat e lojės ndryshuan".

Kėshillė: Nė biznes, fati nuk ka paragjykime. Ai ėshtė aty pėr tė gjithė, tė zgjuarit, budallenjtė dhe dembelėt. Gjithsesi puna e vazhdueshme gjeneron mė shumė mundėsi pėr tė patur fat.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
*.X5=

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė