Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pėrdorimet kozmetike tė hudhrės.

Jo vetėm e njohur dhe e pėrdorur gjerėsisht nė kuzhinė pėr ti dhėnė shije recetave, por hudhra gjen pėrdorim edhe nė trajtimin e lėkurės dhe tė flokėve.

Hudhra gjen pėrdorim edhe nė trajtimin e lėkurės dhe tė flokėve.
Hudhra gjen pėrdorim edhe nė trajtimin e lėkurės dhe tė flokėve.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 29/01/2017 18:24

Vetitė kozmetike tė hudhrės

Hudhra ėshtė njė bimė barishtore e familjes Liliacee, e cila kultivohet dhe pėrdoret gjerėsisht nė kuzhinė pėr ti dhėnė aromė njė serė gatimesh.

Vlerat e hudhrės meren nga bulbi i saj i cili mblidhet nė periudhėn Qershor - Korrik. Bulbi i hudhrės pėrveē sheqerit, yndyrnave, filosterolit dhe vitaminave pėrmban dhe vajra esenciale me veti antibakteriale dhe molekula me veprim antibiotik. Pėrveēse nė kuzhinė, hudhra ėshtė pėrdorur prej kohėsh dhe si njė mjekim natyral me pėrdorim tė brendshėm nė rastet e hipertensionit, hiperkolesterolemisė, vemjeve(krimbave), dhe infeksioneve pasi ėshtė nė gjendje tė bėjė hollimin e gjakut, tė ulė nivelin e triglicerideve nė gjak si dhe tė luftojė bakteriet dhe viruset.

Pėr pėrdorim tė jashtėm

Bulbi i hudhrės ėshtė parė i dobishėm nė rastin e lėkurės sė yndyrshme, lythave dhe kallove.

Fatkeqėsisht pėrdorimi i hudhrės nė kozmetikė ėshtė i limituar pėr shkak tė erės sė rėndė dhe tė padurueshme tė saj. Por gjithsesi ia vlen ta provoni pasi ėshtė njė mjekim efikas, i lirė dhe i gjendshėm nė shtėpitė e gjithkujt.

Hudhra kundėr kallove

Bulbi i hudhrės mund tė shėrbejė si njė mjekim natyral i thjeshtė dhe efikas pėr eleminimin e kallove nė duar e kėmbė.

Pėrbėrėsit:

njė thelpi hudhėr

njė lugė ēaji vaj ulliri

Pėrgatitja:

Kundėr kallove mjafton tė grimconi njė thelpi hudhėr dhe ta pėrzieni me vajin e ullirit. Pėrziejeni mirė dhe aplikojeni mbi kallo dhe izolojeni zonėn e prekur me njė garzė. Lėreni tė veprojė pėr disa orė dhe mė pas hiqni ēdo gjė dhe shpėlajeni me ujė tė ngrohtė. Sipas nevojės mund ta pėrsėrisni tė njėjtėn gjė pas disa ditėsh.

Pėrdorimet kozmetike tė hudhrės pėr lėkurėn dhe flokėt

Ėshtė parė qė hudhra mund tė jetė e dobishme nė rastet e lėkurės dhe flokėve tė yndyrshėm, me zbokth apo nė rastin e puērrave me qelb. Pėr tė trajtuar kėto probleme duhet tė pėrgatisni njė pėrbėrje me bulbin e hudhrės dhe ta pėrdorni pėr tė lyer lėkuren ose rrėnjėn e flokėve.

Pėrbėrėsit:

dy thelpnj hudhėr

250 ml ujė

Pregatitja:

Grimcojeni hudhrėn dhe lėreni nė ujin e nxehtė pėr 10 minuta. Lėreni tė ftohet tretėsira dhe mė pas aplikojeni me anė tė njė pambuku nė lėkurė ose me fėrkim nė rrėnjėn e flokut.

Pulpa e hudhrės kundėr lythave

Hudhra mund tė na vijė nė ndihmė dhe pėr luftimin e lythave qė formohen nė lėkurė. Pėr kėtė qėllim na mjafton gjysėm thelpi hudhėr tė cilėn e aplikojmė me dorė nė zonėn e prekur. Trajtimi pėrsėritet pėr disa ditė.

Artikuj tė ngjashėm

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
'UFkc

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė