Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėshilla pėr studentėt - Si t'u mbijetoni provimeve?

Tė mėsosh pėr provime kur tė tjerėt janė me pushime, duket si kulmi i frustrimit. Por mund t'ia dilet mbanė. Specialistė ndėrkombėtarė tė metodave tė studimit kėshillojnė. Studentė tė ndryshėm ndajnė eksperiencat.

Kėshilla pėr studentėt - Si t'u mbijetoni provimeve?
Kėshilla pėr studentėt - Si t'u mbijetoni provimeve?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 24/10/2017 15:55

Koha e provimeve ėshtė veēanėrisht stresuese dhe acaruese kur tė duhet tė ndėrpresėsh pushimet para tė tjerėve pėr tė menduar pėr provime. Po ndėrsa pak stres mund tė jetė njė motivues pozitiv, tė qenit shumė nervoz ose tė tendosur mund tė shkaktojė problem nė performancėn tuaj. Pak javė para sezonit tė vjeshtės, ju sjellim disa kėshilla si ta menaxhoni kohėn e mbetur drejt rezultateve qė prisni.

Sigurisht, tė kesh provime nė vjeshtė por jo vetėm nuk do tė thotė tė hedhėsh nė erė pushimet verore. Ato janė tė domosdoshme. Plus qė po ta mbash mendjen gjatė tėrė kohės te provimet, vetėm do stresohesh dhe stresi nuk bėn aspak mirė. Secili nga ju ka pėrvojėn e vet me provimet, gjithashtu njeh dhe ngarkesėn e ēdo lėnde dhe di pak a shumė sa kohė i duhet pėr ta pėrvetėsuar. Sigurisht meqė ėshtė verė dhe elementėt mendjeprishės janė shumė mė tepėr (shokė qė tė ftojnė pėr tė dalė, pėr t'iu bashkuar njė udhėtimi e me radhė), duhet ta planifikoni pak mė tė gjatė kėtė kohė.

Gjithsesi ėshtė mirė qė kur e ndani mendjen pėr tė nisur tė studioni, ta bėni kėtė seriozisht, duke harruar se jashtė ėshtė nxehtė dhe plazhet janė ende tė mbushura me njerėz. Si fillim, zgjidhni njė vend tė freskėt, pa zhurma dhe me dritė.

Perspekti ju kėshillon tė ndani punėn nė orare kur jeni mė produktiv, duke zgjedhur mėngjeset apo mbrėmjet qė janė mė tė freskėta dhe ndiqni kėto kėshilla:

Menaxho ankthin

Nėse jeni njė tip qė para provimit e kap ankthi, pėrpiqu ta pėrcaktosh burimin e kėtij ankthi. Nėse vjen nga njė mospėrgatitje e mirė, atėherė ėshtė njė reagim racional. Gjithsesi, nėse beson se je i pėrgatitur siē duhet pėr provimin dhe prapė ke ankth, atėherė kjo mund tė jetė njė pėrgjigje joracionale. Nė ēdo rast do ishte e dobishme tė dije si tė veproje me efektet e kėsaj gjendjeje.

Pėrgatitu pėr testet dhe detyrat e kursit

Kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė minimizuar ankthin. Ja ku janė disa kėshilla pėr t'u pėrgatitur pėr provim: Mos i mbėshtet shpresat te kopjet. Mashtrimi shkakton ankth dhe nuk tė ndihmon fare pėr volum tė madh .Nė vend qė tė pėrpiqesh tė memorizosh gjithė detajet e imėta nga njė semestėr i tėrė shėnimesh dhe leksionesh, pėrpiqu t'i bashkosh tė gjitha dhe tė mėsosh konceptet e mėdha kryesore nė fillim. Kur studion, pėrpiqu tė krijosh pyetje qė mund tė bien nė provim. Pėrgjithėso ide nga leksionet, shėnimet, librat dhe pjesė tė tjera. Nėse e ke tė pamundur tė studiosh gjithė materialin pėr provimin, zgjidh njė pjesė pėr tė cilėn je i/e sigurt se do e mėsosh tė gjithėn dhe do e pėrvetėsosh mirė.

Ndrysho mendim

Kjo do tė ndihmojė tė ndryshosh mėnyrėn me tė cilėn mendon pėr provimet. Njė provim nuk do parashikojė suksesin e sė ardhmes tėnde ose se sa vlen ti. Po tė ndryshosh mendim, mund tė ndihmojė ta shijosh studimin dhe tė mėsuarin. Ja disa mėnyra qė mund tė funksionojnė pėr tė ndryshuar qėndrimin tėnd:

Ėshtė vetėm njė provim.

Shpėrbleje veten kur tė mbarojė provimi.

Mendo pozitivisht: mendo pėr gjithė punėn qė ke bėrė deri tani, ose mendo pėr ato qė di, jo ato qė mund tė mos dish.

Mos harro gjėrat bazė

Mos harro veten dhe nevojat e tua. Kjo do tė thotė qė duhet tė mendosh pėr veten si njė person, jo thjesht si njė student qė jep provim. Ushqehu si duhet dhe pi shumė ujė, pasi i duhet trurit, i duhet trupit qė tani nė verė nxjerr mė shumė ujė nga vapa; mos prish ritmin e pėrditshėm tė stėrvitjes (nėse shkon nė palestėr, apo bėn not) dhe vazhdoji disa nga aktivitetet e tua sociale ose argėtuese. Nuk ka asgjė tė keqe tė shkėputesh pėr pak. Fli sa duhet. Nuk mund tė japėsh mė tė mirėn nėse je i/e lodhur. Bėj diēka ēlodhėse kur ndihesh i/e pėrgatitur sa duhet.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
4M7/A

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.