Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

7 leksione qė duhet t'i dini patjetėr!

E gjithė jeta ėshtė njė proces mėsimi. Nėse ne ndalemi sė mėsuari, kur besojmė se asgjė s'mund tė na befasojė mė dhe na ikėn dėshira pėr tė zbuluar gjėra tė reja, fillojmė ngadalė tė vdesim.

7 leksione qė duhet t'i dini patjetėr!
7 leksione qė duhet t'i dini patjetėr!
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 26/10/2017 21:56

Ka disa leksione qė duhet t'i mėsojmė sa mė shpejt qė tė jetė e mundur, pėr tė shmangur duke pendesėn e mėvonshme mbi ēdo gjė duhet tė kishim bėrė dhe qė nuk e bėmė. Lidhur me kėtė ēėshtje, shkrimtarja amerikane Harriet Beecher dikur ka thėnė: "Lot tė hidhura do tė jenė tė atyre qė lanė fjalė pashprehur dhe punė papėrfunduar".

1. Jeta ėshtė tani

Ne harxhojmė shumė kohė duke u ankuar pėr tė shkuarėn dhe u shqetėsuar mbi tė ardhmen, ndėrsa e tashmja na ikėn duarsh. Ne jetojmė nė dy periudha qė nuk ekzistojnė, prandaj le tė jetojmė tė gjithė "kėtu dhe tani". Sa mė shpejt ta mėsojmė kėtė leksion, aq mė shpejt do tė jemi nė gjendje pėr tė shfrytėzuar maksimalisht ēdo moment tė jetės.

Nė fakt, mėsimi i tė shijuarit tė jetės kėtu dhe tani, kushtim mė shumė vėmendjeje ndaj atyre qė na rrethojnė dhe qė kemi mė pranė, do tė shmangė pendesėn nė tė ardhmen. Kur ne jemi tė vetėdijshėm se ne po gėzojmė frytet e kohės qė po jetojmė, s'do tė kemi arsye pėr tė patur pengje.

2. Mos jetoni duke menduar se ēfarė keni "keni" dhe ēfarė "nuk keni" pėr tė bėrė

Familja, partnerėt, miqtė dhe shoqėria ngarkojnė shumė pritshmėri mbi supet tona. Tė tjerėt presin qė ne tė sillemi nė njė mėnyrė tė caktuar, marrim disa vendime, dhe madje edhe tė ndjejmė emocione tė caktuara. Megjithatė, tė jetosh duke u pėrpjekur tė kėnaqni tė gjithė, ėshtė mėnyra mė e sigurt pėr tė qenė tė palumtur. Ndonjėherė dėshirat, ėndrrat dhe vendimet tona nuk pėrputhen me pritshmėrinė e tė tjerėve. Por mos u mėrzisni!

S'duhet tė ndiheni fajtorė pėr kėtė. Nėse ne jemi tė lumtur, do ta transmetojmė kėtė lumturi dhe t'i bėjmė edhe tė tjerėt tė lumtur. Dhe ky ėshtė kuptimi i vėrtetė i jetės, ose tė paktėn kėshtu duhet tė jetė. Dhe s'kemi nevojė t'i marrim leje askujt pėr tė qenė tė lumtur, ose pėr dikė qė tė na tregojė udhėn qė duhet ndjekur, pasi ēdo rrugė duhet tė jenė tė ndryshme. Pra, mos e kufizoni jetėn tuaj pėr tė pėrmbushur pritshmėritė e tė tjerėve.

3. Mos krijoni njė stuhi nė njė gotė uji

Ne kemi njė talent tė lindur pėr tragjeditė. Por ēdo herė qė vėmė nė lėvizje mendimet tona katastrofike, pėrfundojmė vetėm duke u lėnduar prej tyre. Nė fakt, ka tė ngjarė qė mė shumė se nė njė rast, kur ktheheni pas nė tė kaluarėn, tė vetėdijėsoheni se jeni shqetėsuar pa asnjė arsye apo se keni reaguar mė ashpėr nga sa duhet, gjithmonė duke iu druajtur mė tė keqes.

Zakonisht jeta kujdeset vetė pėr tė vėnė gjithēka nė vendin e vet, dhe na mėson tė kemi njė perspektivė mė realiste dhe objektive ndaj situatave me tė cilat pėrballemi. Por nė rast se mėsojmė mė herėt ta kemi kėtė qasje, do t'i kursejme vetes shumė dhimbje koke. Mos harroni se kur ne jemi tė zhytur nė njė problem tė caktuar, ai duket gjithmonė mė i madh nga sa ėshtė nė tė vėrtetė, por lipset vetėm njė hap pėr tė vendosur gjithēka nė perspektivė.

4. Pėrballuani me frikėn tuaj para se ajo t'ju konsumojė

Ne tė gjithė kemi frikė, por kjo ėshtė normale dhe sduhet tė na vijė turp pėr kėtė. Nė fakt, frika ėshtė njė emocion mbrojtės, dhe na paralajmėron se diēka mund tė jetė e rrezikshme. Por ekzistojnė frikė-ra qė janė shumė dėmtuese, duke na penguar qė tė rritemi. Nė raste tė tilla, ėshtė e nevojshme ti kapėrcejmė ato.

Nė tė vėrtetė, frika ėshtė vetėm njė produkt i mendjes dhe pasigurisė sonė. Njė filozof francez ka thėnė: "Ai qė ka frikė kur s'ka asnjė rrezik, trillon njė kėrcėnim pėr tė justifikuar frikėn e tij". Lajmi i mirė ėshtė se ēdo herė qė kapėrcejmė njė lloj frike, zgjerojmė disi zonėn tonė tė rehatisė, rritemi si njerėz dhe zgjerojmė gjithashtu edhe horizontin tonė.

5. Hap pas hapi do tė shkoni shumė larg

Kur jemi tė rinj, duam ēdo gjė menjėherė. Vendosim objektiva, dhe nė qoftė se nuk i arrijmė dot menjėherė, zhgėnjehemi dhe dorėzohemi. Dhe kjo pėr shkak tė njė pjese tė madhe tė mesazheve tė gabuara qė na dėrgon shoqėria jonė, pasi ne presim qė ambiciet tona tė realizohen si me magji. Megjithatė, filozofit e lashta si budizmi na mėsojnė se hap pa hapi dhe me durim mund tė shkojmė shumė larg.

Nxitimi nuk ėshtė thuajse asnjėherė njė kėshilltar i mirė, dhe gjėrat mė tė mira arrihen me durim dhe kėmbėngulje. Mos harroni se shpesh nuk ėshtė qėllimi, por rruga ajo qė ka rėndėsi. Prandaj, ndonjėherė nuk janė qėllimet qė kemi arritur ato qė janė tė rėndėsishme, por personi qė jemi bėrė teksa jemi pėrpjekur t'i arrijmė ato.

6. Mos e shtyni lumturinė pėr nė vonė

Dikush ka thėnė se nėse nuk jeni tė kėnaqur me atė keni, s'do tė jeni tė lumtur as me atė qė dėshironi tė keni. Lumturia, ose tė paktėn lumturia e pėrditshme, nuk ka tė bėjė me ndonjė fat tė madh por me gjėra tė vogla. Prandaj, gabimi mė i madh qė mund tė bėni ėshtė ta shtyni lumturinė pėr mė vonė, deri kur tė arrini qėllimin e jetės tuaj, vetėm pėr tė kuptuar se kur tė mbėrrini atje, do tė keni njė qėllim tė ri qė do tė konsumojė tė gjitha energjitė tuaja.

Mos prisni tė zgjidhni tė gjitha problemet pėr tė qenė i lumtur, pasi gjithmonė do tė ketė probleme tė tjera qė zėnė vendin. Mos e mendoni lumturinė si diēka tė qėndrueshme, sepse nuk ėshtė e mundur asnjė jetė e qėndrueshme. Ne duhet tė supozojmė se ēdo ditė ka tė mirat dhe tė kėqijat e saj, por ėshtė pėrherė njė dhuratė e mrekullueshme qė s'duhet shpėrdoruar.

7. Vlerėsoni ēdo gjė nė jetė

Shpesh, shumė gjėra i marrim si tė mirėqena, dhe mendojmė se ajo ka qenė gjithmonė kėshtu, po kėshtu do tė jetė. Por kjo ėshtė e gabuar! Nė fakt ndėrsa mplakemi, fillojmė tė vlerėsojmė ato gjėrat e vogla, dhe kuptojmė se secila prej tyre ėshtė njė dhuratė e madhe, duke pėrfshirė edhe shėndetin, jetėn dhe njerėzit pėrreth nesh.

Ne mund ta mėsojmė kėtė leksion, ndėrsa jemi ende tė rinj dhe tė jemi mirėnjohės pėr ēdo ditė tė jetės tonė, njė ndjenjė thelbėsore pėr t'u ndjerė tė lumtur e tė kėnaqur. Pra, sigurohuni tė falėnderoni ēdo ditė pėr diēka, sado e vogėl qoftė ajo. Shumė nga gjėrat qė keni ju, nuk i kanė tė tjerėt si p.sh njė shėtitje e thjeshtė apo kėnaqja e syve nga njė lule e bukur.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
], (,

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė