Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė keni nė zemėr bazuar nė astrologji?

Nė kėtė artikull do tė zbuloni sekretet qė mban shenja juaj e horoskopit, nėse keni dėshirė mund tė zbuloni edhe ato qė mbart nė zemėr personi juaj i zemrės.

Ēfarė keni nė zemėr bazuar nė astrologji?
Ēfarė keni nė zemėr bazuar nė astrologji?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 30/11/2017 15:34

Dashi

Ju tė Dashit jeni njerėz tėrheqės. Tė fortė dhe gjithmonė nė kėrkim tė eksperiencave stimuluese. Kush ju qėndron pranė duhet tė ecė me hapin tuaj, por kjo nuk ėshtė gjithmonė e mundur. Jeni shumė kėrkues nė dashuri. Edhe pse shfaqeni tė buzėqeshur janė me dhjetra gjėrat qė ju ziejnė nė kokė. Nėse jeni single, jeni nė kėrkim tė dashurisė, por kur e gjeni nisni e keni 1 000 pyetje nė mendje. Idetė tuaja janė shpesh ireale dhe ju duken i ashpėr pėrballja me realitetin. Por nė dashuri nuk ka zgjedhje dhe llogari, e ndoshta ėshtė pikėrisht kjo qė duhet tė mėsoni. Lėreni vetėn tė lirė!

Demi

Jeni njė shenjė jashtėzakonisht e ndjeshme. Por nga qėndrimi qė mbani shpesh etiketoheni si njerėz tė ftohtė dhe bosh sa i takon emocioneve. Si nė ēdo fushė tė jetės edhe nė dashuri ndodh kėshtu me juve. Por kjo ėshtė njė maskė qė vetė ju keni zgjedhur tė mbani pėr tė mbrojtur veten sepse e dini se lėndoheni lehtė. Ju jepni mundėsi tė dyta nė dashuri, por kurrė mundėsi tė treta. E kur njė person del nga zemra juaj nuk ka gjė qė ta rikthejė sėrish pas. E doni dashurinė dhe e dini se dashuria e vėrtetė duhet tė ushqehet dita ditės. Nė dukje jeni njerėz tė fortė, por e vėrteta ėshtė ndryshe. Ju keni nevojė pėr njė person tė fortė pranė vetes, qė t'ju mbėshtesė nė momentet e dobėsisė. Dhe qė jua dėshmon qė ju dashuron.

Binjakėt

Ju tė Binjakėve jeni njė shenjė melankolike. Jeni nė kėrkim tė vazhdueshėm tė stimujve mendorė, qė kėnaqin nevojėn tuaj pėr ndryshime. Dashuria ju stimulon, ju intrigon. Adhuroni atė ndjenjėn e plotėsisė qė ndjeni kur jeni tė dashuruar. Ju bėn tė ndiheni tė gjallė dhe dashuria largon atė ndjenjėn e melankolisė qė ju karakterizon. Jeni tė fortė dhe tė pavarur dhe nuk do tė hiqnit kurrė dorė nga hapėsira juaj. Por ana tjetėr e medaljes ju tregon si njerėz tė brishtė. Ndaj keni nevojė tė keni nė krah njė person qė e kupton kėtė natyrėn tuaj dhe t'ju respektojė. Tėrhiqeni nga tė kundėrtat, por kur e keni pranė tėrhiqeni sepse viheni nė diskutim dhe keni frikė tė shihni brenda vetes. Personi i duhur pėr ju duhet tė dijė t'ju intrigojė mendėrisht. Vėshtirė qė njė Binjak tė tėrhiqet seksualisht pa u tėrhequr mė parė mendėrisht.

Gaforrja

Tė lindur nėn ndikimin e Hėnės ju tė shenjės sė Gaforres jeni njerėz tmerrėsisht me komplekse. Hėna ka ndikim tek ju veēanėrisht netėve dhe shpesh vuani edhe nga pagjumėsia. Herė jeni njerėz shumė optimist, e herė tė tjera e shihni gjithēka zi dhe mbylleni nė vetvete duke larguar tė gjithė njerėzit qė qėndrojnė pranė jush e qė ju duan. Krah jush duhet tė qėndrojė dikush qė e kupton kėtė karakterin tuaj dhe qė di tė respektojė fazat e "Jo"-sė. Qė tė mos ju bėrtasė e mos ju braktisė periudhat kur mbylleni nė vetvete, por qė tė shembė kėto mure dhe tė vijė t'ju shpėtojė.

Luani

Jeni mbreti i Horoskopit dhe tek ju pėrmblidhen tė gjitha karakteristikat qė njė lider duhet tė ketė. Ju tė Luanit keni nevojė pėr siguri. Kėshtu qė para se ta lėshoni veten tėrėsisht nė dashuri ju keni nevojė tė vini nė provė personin qė do t'ju rrėmbejė zemrėn. Nė tė shkuarėn dikush ju ka lėnduar, pėr kėtė arsye tashmė ju jeni i tillė nė dashuri. Kur dashuroni e bėni me gjithė qenien tuaj, jeni njė shenjė pasionante dhe kur dashuroheni adhuroni ndjenjėn e vitalitetit dhe euforisė qė ju buron. Tendenca juaj pėr tė drejtuar ju bėn shpesh tė dukeni tė ftohtė, por nė realitet edhe ky ėshtė njė mekanizėm mbrojtės. T'i keni gjėrat nėn kontroll ju bėn tė ndiheni mirė edhe pse e dini se kjo jo gjithmonė mund tė ndodhė. Pranė jush duhet dikush qė ju vendos nė qendėr tė botės, qė kupton heshtjen dhe tipin tuaj. Dikush qė dita pas dite ju ndihmon tė shėroni plagėt e tė shkuarės.

Virgjėresha

Si edhe tė gjitha shenjat e Tokės, ju tė Virgjėreshės keni njė karakter plot jetė. Dashuroni tė argėtoheni dhe tė qėndroni nė mes tė njerėzve. Tė fortė nga ndikimi i planetit tuaj Mėrkurit, jeni oratorė tė mirė qė pėrballoni ēdo debat. Por jeni edhe njė shenjė jashtėzakonisht e ndjeshme. Dini t'i fshihni shqetėsimet dhe ankthet pas njė buzėqeshje, por vetėm kush ju njeh shumė mirė e di se ēfarė keni nė zemėr. Disa ju gjykojnė si egoistė dhe oportunistė, por e vėrteta ėshtė tjetėr. Nė tė shkuarėn i jeni dhėnė e gjitha dikujt, e ai dikush ju ka lėnduar shumė. E kjo eksperiencė ju ka mėsuar qė nė jetė fillimisht duhet tė mendoni pėr veten e pastaj pėr tė tjerėt. E juaja nuk ėshtė egoizėm, por dashuri pėr veten. Kush dėshiron t'ju fitojė zemrėn duhet t'i shfaqė qėllimet e tij ditė pas dite, vetėm kėshtu mund t'ja dalė.

Peshorja

Karakteristika dominante pėr tė lindurit nė Peshore ėshtė tendenca pėr tė arritur hamorninė. Jeni tė bindur se ēdo problem mund tė zgjidhet duke folur dhe jo duke "pėrplasur dyer nė fytyrė". Nė dukje tė qetė, por brenda jush fshihni njė karakter pasionant, veēanėrisht kur jeni tė dashuruar. Planeti juaj drejtues, Venusi ju bėn ta adhuroni dashurinė dhe tė gjitha ndjenjat e forta. Nė dashuri si edhe nė miqėsi jepeni "me mish dhe me shpirt". Keni njė durim tė pafund dhe shumė rradhė i ktheni shpinėn dikujt qė ka nevojė pėr ndihmėn tuaj. Shpesh shfaqeni shumė instiktivė, por pas ēdo veprimi tuaj qėndrojnė orė e orė mendime.

Akrepi

Shenjė pasionante, ju tė Akrepit nuk mund tė jetoni pa drithėrimat e dashurisė. Kur dashuroni, dashuroni dhe kaq! Pa "nėse", pa "por". Jeni tė gatshėm pėr ēdo gjė kur jeni tė dashuruar. Pėr ju tė jetosh do tė thotė tė dashurosh. Por dashuria reale shpesh nuk pėrputhet me atė qė keni nė mendje dhe nga kjo zhgėnjeheni. Dėshira juaj pėr tė dashuruar shpesh ju hedh nė gracka qė ju bėjnė tė vuani. Bėni kujdes ndaj asaj qė do zemra juaj. T'i jepesh e gjitha dikujt nuk ėshtė kurrė gjėja mė e mirė pėr veten. Ndonjėherė dėgjoni mendjen.

Shigjetari

Ju tė Shigjetarit jeni kompleksė. Jeni tė vendosur dhe tė sigurtė nė aftėsitė tuaja dhe jeni ambiciozė. T'ju qėndrosh pranė ėshtė shpesh shumė komplekse. Pėr ju nuk ekziston dashuri pa disa sjellje thelbėsore: Respekti dhe qėllime e interesa tė pėrbashkėta. Kush dėshiron t'ju qėndrojė pranė duhet ta pranojė kėtė dhe tė mendojė njėlloj me ju. Nga natyra nuk kėnaqeni lehtė. Bėni kompromise kur jeni tė dashuruar, po jo shumė. Njė shenjė si ju "mban e mban", por vjen njė moment dhe shpėrthen. Duhet shumė durim dhe inteligjencė pėr tė kuptuar se ēfarė doni nė tė vėrtetė.

Bricjapi

Para se t'i hapni zemrėn tėrėsisht dikujt keni nevojė tė merrni kohėn e duhur. Jeni tė sjellshėm dhe xhentilė, pikėrisht pėr shkak tė kėsaj jeni bėrė objekt zhgėnjimesh nė tė shkuarėn. Sensi juaj i mirėsisė ju ka bėrė t'i mendoni si tė tillė edhe njerėzit pranė jush, por nė fakt jeni zhgėnjyer. Nėse dikush arrin tė hyjė nė zemrėn tuaj e lini veten tė lirė, e jeni partner besnikė. Ajo qė kėrkoni ėshtė njė marrėdhėnie e qėndrueshme, nė tė cilėn tė mund ta jetoni nė mėnyrė tė qetė dashurinė. Jeni tė lodhur nga lidhjet qė nisin me shumė premtime, por nė fund rezultojnė vetėm "njė vrimė nė ujė". Pėr ju lidhja ideale ėshtė ajo qė ka ekuilibrin: Pasion, romanticitet dhe respekt. Nė kėtė pikė jeni tė ndershėm me veten tuaj dhe nuk hiqni dorė. Mos u dorėzoni, nėse jeni "single" do ta gjeni personin qė bėn pėr ju. Nėse jeni ēift, me shumė mundėsi e keni gjetur tė duhurin.

Ujori

Njė shenjė qė mund t'i besosh dhe besnike. Kur dashurohet njė Ujor ka tendencėn pėr t'u dhėnė i gjithi nė marrėdhėnie. Jeni ėndėrrimtarė dhe shpesh edhe naivė. Besoni qė dashurinė qė keni nė mendje mund ta gjeni edhe nė jetėn reale. Pėr kėtė krijoni lidhje tė forta me njerėzit qė keni pranė. Jeni gjithmonė tė gatshėm dhe tė kuptueshėm. Adhuroni tė kujdeseni pėr kė keni pėr zemėr. E shpesh lini veten pas dore. Dėshira juaj pėr t'u kujdesur pėr tė tjerėt fsheh nė fakt dėshirėn qė ju keni qė dikush tė kujdeset pėr ju. Jeni tė gatshėm tė bėheni "copash" pėr tė tjerėt, pa marrė asgjė nė kėmbim. Keni nvojė tė keni nė krah dikė qė kujdeset pėr ju dhe nevojat tuaja. Boll u shfaqet gjithmonė tė gatshėm pėr tė nidhmuar tė gjithė. Boll u treguat kaq tė mirė sepse kush dėshiron t'ju vlerėsojė do ta bėjė gjithėsesi. Ata qė s'ju dashurojnė do gjėjnė vetėm justifikime.

Peshqit

Nė dukje ju Peshqit jeni tė ndrojtur, por nė realitet keni karakter tė fortė dhe tė vendosur. Jeni tė bindur se ana mė e mirė juaja duhet t'i shfaqet vetėm personave qė e vėrtetojnė qė me tė vėrtetė e meritojnė. Pėr kėtė arsye dukeni tė ndrojtur pėrballė njohjeve tė reja. Nė dashuri kėrkoni siguri. Kėrkoni dikė qė mund tė jeni vetvetja, pa u lėnduar. Jeni ėndėrrimtarė, por e dini se lumturia ėshtė pika e kontaktit mes ėndrrės dhe realitetit.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
L# 9-

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė