Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėrkimet pėr MH370: A mund tė jenė copat e gjetura tė avionit tė humbur "Maylasia Airlines"?

Zbulimi i pjesės tė njė avioni nė ishulin e Reunion nė Oqeanin Indian po hetohet pėr tė parė nėse kjo pjesė ėshtė e MH370 nga fluturimi i Malaysia Airlines.

Vendodhja e MH370 mbetet mister pėr mė shumė se njė vit.
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 31/07/2015 21:37

Avioni u zhduk mes Kuala Lampur dhe Bejing nė Mars tė vitit 2014 me 239 njerėz nė bordin e tij, dhe asnjė gjurmė nuk u gjet prej tij. Cilat janė mundėsitė qė kjo pjesė e gjetur tė zgjidhė misterin mė tė madh tė tė gjitha kohėrave tė humbjes sė njė avioni?

Cfare dimė pėr pjesėn e gjetur?

Pjesa e cila ishte e gjatė 2 metra (6 ft) u gjet nga disa vullnetarė qė po pastronin plazhin e St Andre, nė veri-lindje tė ishullit tė Mėrkurėn.

Pjesa e avionit MH370 qė u gjet nė plazhin e St Andre

Pjesa e avionit duket se vjen nga njė avion i madh. Fotografitė fillestare mendojnė se pjesa e gjetur ėshtė njė pjesė e vogėl e krahut tė avionit, qė ndihmon nė ngritjen e avionit. Disa ekspertė tė avionėve kanė thėnė qė pjesa vjen nga njė avion i madh siē ėshtė Boeing 777, i njėjti model si aeroplani MH370.

Por tė gjithė tregojnė kujdes dhe zyrtarėt e Malaysian thonė se ata duan tė kenė prova tė prekshme dhe tė pakundėrshtueshme pėrpara se tu deklarojnė diēka familjeve tė viktimave.

Expertėt thonė qė pjesa e gjetur ėshtė e njė avioni tė tipit MH370

Pėr sa kohė pjesa ka qėnė nė det?

Fakti qė pjesa e gjetur e avionit ėshtė e madhe mund tė ēojė nė dyshimin qė ajo nuk ka qėnė nė det pėr njė kohė tė gjatė. Ellis Taylor, njė redaktore e analizave tė aviacionit dhe lajmeve tė kompanisė FlightGlobal, tha pėr BBC qė ėshtė e vėshtirė pėr tė pėrcaktuar moshėn, sepse pjesa ishte e krijuar me materiale tė pėrbėra si fibra karboni dhe rrėshirė, qė janė shumė tė vėshtira ti rezistojnė erozionit. Robin Beaman, njė gjeolog detar i Australias James Cook University, tha se fotografitė tregojnė rritje tė konsiderueshme detare, gjetėn guaskat e midhjeve dhe myshk. Kėto janė tė zakonshme tė gjenden nė ujrat e Oqeanit Indian, tha ai pėr BBC, dhe kėto gjenden vetem tek objektet qė lundrojnė nė sipėrfaqe.

Zoti Beaman tha se rritja e myshkut tregon nė mėnyrė tė qartė qė pjesa e gjetur ka qėnė nė ujė pėr njė kohė tė gjatė. Por ai tha se ėshtė e vėshtirė ta pėrcaktosh sa gjatė ekzaktėsisht, mund tė jenė vite ose muaj, dhe gjithashtu ishte e paqartė sesa gjatė pjesa ka ndenjur nė breg para se ajo tė gjendej.

Myshqet nė pjesėn e aeroplanit janė tė zakonshme nė mbeturinat e gjendura nė Oqeanin Indian.

Sa larg ishte pjesa nga vendi i mėparshėm i kėrkimit?

Udhėheqėsi Australian i kėrkimeve ka qėnė i fokusuar nė njė sipėrfaqe 60,000 km² nė zonėn e jug-perėndimit tė Perth, dhe Reunion ėshtė afėrsisht 6,000 km mė nė perėndim.

Edhe pse kjo ėshtė njė distancė e madhe, ėshtė shumė e mundur qė pjesa e gjetur tė ketė udhėtuar nė kėtė distancė pėrgjatė njė viti, thonė ekspertėt. Pozicioni i pjesės sė aeroplanit ėshtė nė pėrputhje me vendin ku ne mendojmė se mbeturinat kanė dalė nė sipėrfaqe, thotė David Griffin nga Australias National Science Agency CSIRO.

"Madakaskari ėshtė probabiliteti mė i lartė, dhe Reunion nuk ėshtė shumė larg nė skemėn e ngjarjeve." CSIRO ka stimulimet kompjuterike tė rruges nga kanė kaluar mbeturinat e avionit qė tregojnė qė pjesėt fillimisht kanė qėndruar nė gjerėsinė e fushės sė kėrkimit, pėrpara se erėrat dhe rrymat e Oqeanit Indian, i kanė shtyrė ato nė harkun veri-perėndimor. Zoti Beaman theksoi se njė anije e zhdukur nė brigjet e Australisė Perėndimore vitin e shkuar u gjend gati e paprekur pas 8 muajsh nė perėndim tė Madakaskarit.

Nėse nuk ėshtė MH370, cfarė tjetėr mund tė jetė?

Disa avionė janė rrėzuar nė Oqeanin Indian ose nė afėrsi tė Reunion gjatė 2 dekadave tė fundit.

2 aeroplanė tė mėdhenj janė pėrfshirė nė aksidente dhe kanė pėrfunduar nė ujė afėr ishujve Komoros.

Njėri ėshtė Yemenia Airways IY626 i cili u pėrplas nė vitin 2009, nė kėtė aksident vdiqėn tė gjithė pėrveē njė vajze adoleshente. Aeroplani ishte njė Airbus 301. Avioni tjetėr ėshtė Ethopian Airlines ET961, Avioni i tipit Boeing 767 ishte rrėmbyer nė vitin 1996 dhe u rrėzua pasi motorrėt u fikėn pėr shkak tė mungesės sė karburantit.

Sa kohė do tė duhet pėr tė konfirmuar identitetin e pjesės sė gjetur?

Ellis Taylor nga FlightGlobal tha se procesi i identifikimit do tė marrė disa ditė. Pjesėt e aeroplanit, duke pėrfshirė edhe pjesėn e gjetur, zakonisht kanė detaje qė ndihmojnė pėr identifikim si numri serial, prodhuesin e tij dhe ēertifikimin e sigurisė. Hetuesit do tė kontrollojnė pėr detajet e identifikimit tė pjesės sė gjetur dhe ta ēojnė atė te prodhuesi, i cili nga ana e tij do tė kontrollojė informacionin e lidhur me pjesėn pėr tė parė se pėr kė avion ėshtė pėrdorur.

A mund tė na ndihmojė kjo pjesė qė tė zbulojmė se ēfarė ka ndodhur me MH370?

Korrespondenti i BBC Richard Westcott thotė se nėse pjesa e gjetur ėshtė pjesė e avionit, kjo do tė konfirmojė qė aeroplani ėshtė pėrplasur, njė pjesė e vogėl e krahut tė tij nuk mund tė zbulojė shumė pėr atė qė ka ndodhur nė avion. Greg Waldron, nga FlightGlobal, tha se ēfarė ėshtė nė tė vėrtetė e rėndėsishme janė rekordet e fluturimit tė avionit, vetėm njė pjesė nuk mund ta zgjidhė misterin.

David Griffin nga CSIRO tha se kjo nuk duhet tė ndikojė nė kėrkimin ekzistues. Nuk mund tė ndjekim rrugėn e avionit duke u bazuar nė kėto informacione, tha ai. Gjithēka qė ne mund tė themi ėshtė se vendodhja e pjesės sė avionit ėshtė nė pėrputhje me llogaritjet e fluturimit, dhe kjo nuk do tė ndikojė nė kėrkimet nė det pėr MH370.

Pyetjet mbeten nė lidhje me ēfarė ka ndodhur me MH370, dhe kėrkuesit ende nuk janė nė gjendje tė gjejnė gjurmė tė avionit.

Eksperti detar David Mearns pohoi kėtė vlerėsim. Ai tha se nėse mbetjet janė tė MH370, pasiguria ėshtė shumė e madhe pėr tė gjetur vendin e pėrplasjes sė avionit qė u zhduk 16 muaj mė parė. "Une kam gjetur mbetjet e anijeve tė mbytura nė kohė mė tė shkurtėr se 3 ditė," tha ai.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
-K-8+

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė