Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XVI - Jeronim De Rada
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XVI - Jeronim De Rada

Vepra Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XVI nga Jeronim De Rada.

Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XVI - Jeronim De Rada
Kėngėt e Milosaos - Kangjelji XVI - Jeronim De Rada
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 14/01/2018 14:07

Kangjelji XVI

Ajri ce ndreqi mon

friti ka dejti.

Te rahji Llumbardhavet

goll me gapi derjen,

dalj me muljvi cerjen

e me reshti gjumėthin.

Milosao: - Ruash e ftohtėza vore,

se mė zgjon, ti me garepsen.

Maria ndėr degėzit

nd'i qikar, i ka hije.

Ti se ljeve ndė dhe tė guaj.

Vorea: - Kur ljeva tė parėzėn,

dushku u tund te Pokfilli.

- Tė biljen e Kollogres

mos ti e pe nd'ata pėrrenje?

- Garepsen dita me diell

tė shėndosh e tė sėmur.

Tė ndin e qitharjes,

me tė bardhėthin kopilj

ljuanej Millordeza,

shtrushullonej cohėza,

frihej gjiri e prirjej,

e m'i shprishej shtekethi

e m'i fjisin sizit.

- Mba tutje, bushtra vore,

Se mė ngrin eshtėrat!



Kėnga XVI

Era qė e ndreqi motin,

fryu nga deti.

Te Kodr' e Llumbardhave,

lehtė se c'ma hapi derėn,

ėmbėl mė dheli fytyrėn

e mė reshti gjumin.

Milosao: - Mė rrofsh, i ftohti veri,

qė mė zgjon e mė gėzon!

Sa i ka hie kocimarės,

kur ia pėrkul degėzat!

Ti s'leve ne dhe tė huaj.

Veriu: - Kur leva tė parėn herė,

dushku u tund te Pokfilli.

- Tė bijen e Kollogresė

mos e pe nd'ata pėrrenj?

- Dita me diell gėzon

tė shėndosh e tė sėmurė.

Me kitar', vasha krenare

luante me djaln' e bardhė

e i frushullon fustani,

gjiri i fryhej, rrotullohej

e m'i shprishej shtekthi

e m'i flisnin syzit.

- Mba tutje, bushtėra ere,

se mė ngrive eshtėrat!


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
lC&<_

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė