Studenti nė shtėpi - Migjeni
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Studenti nė shtėpi - Migjeni

Novela "Studenti nė shtėpi" nga Migjeni.

Novela
Novela "Studenti nė shtėpi" nga Migjeni.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 22/09/2017 20:32

- A t'u mbush mendja me ardhė, - i tha i ati kur e pa. Nushi u mallėngjye pak me tė pamun t'anė dhe donte kėtė dhe ta diftojė, por i ati vetėm i shtrini dorėn, tė cilėn Nushi e shtrėngoi pa ditė me u pėrgjegjė nė pyetje. Kur u rrok me motra, kėto si me u mendue a ta puthin apo jo. Vetėm puthja e s'amės ishte e kjartė dhe oshtini nėpėr shtėpi.

- Mamė, - tue kuvendue njė mbramje me Nushin thirri Agia, motra e fejueme, dhe shpejtoi tek e ama nė dhomė tė zjarrmit. Mamė! Nushi thotė se edhe vajzat sa unė, edhe tė martueme bile, shkojnė nė shkollė. Ha- ha- ha! U pėrplas qeshja e vajzės nė ftyrė tė s'amės.

- Mos u qesh ashtu moj bijė, se po tė ndijnė kojshijtė... asht marre. Vajza nuk pėrgjegji, por, e zanun me tregimet e vllaut, mendonte ato vende tė ēuditshme, ku vajzat nuk lidhen pėr shtėpi, ku dalin me djelm me shėtitė pa farė turpi, ku kėrcejnė...ah! Kėrcejnė aq bukur.

Vllau muer motrėn dhe filloi t'i kallzojė do rregulla, por ashtu nė grykė tė shoqi-shoqit dhe tue kėrcye, i gjeti i ati.

- S'ke marre! Nesėr do tė martohesh!... Edhe ti, - tue iu sjell Nushit, - s'je i vogėl. Shyqyr qė paske ardhė sonte herėt! - i tha i ati vranėt.

Nushi nuk dinte ē'ka me thanė. Nuk dinte me folė me t'anė. Kur ishte fėmi, e kuptonte shumė ma mirė. Por kaloi ajo kohė, kur nė imagjinatėn e tij baba ishte diēka mė tepėr se babė, ishte njė ideal, ideal i andrrimeve fėminore. E sot, e din Nushi, se baba i tij asht njė prej qindra - nė mos mija- etnish tė qytetit tonė, njeni prej atyne etėnve qė nga fmia i vet duhet me bamė njė njeri anakronik, pikturėn e vet, trashėgimtarin e dej tė njė tė kaluese tė zymtė.

E Nushi ndigjon. Don me qenė djal i mirė. Si mos me ndigjue babėn i cili e lindi, e rriti, e bani aq. Pale mos dėgjo.

Megjithėse kundra ndėrgjegjes sė vet, Nushi ndigjon. Nga fjalėt e t'et i shtrembnohet fytyra, por me ndėgjue- ndigjon.

Ndėgjojnė edhe vllaznit e motrat, tė cilat kanė ndejun pėrreth dhe tė gjithė janė bamė vesh. Pale mos ndėgjo. Ndėgjon edhe nana nė dhomė tė zjarrmit fjalėt e burrit tė vet dhe me njė frigė ēuditet pėr ditunin e madhe tė bashkėshortit. Tanė njė familje, e mbyllun brenda mureve tė shtėpis dhe brenda njė ambienti patriarkal, pėrgatitet pėr jetėn qytetare tė nesėrme. "Mos tė mė korisin, - mendon kryetari i familjes, tue i shikue me rend tė gjith pjestarėt. Mos tė mė korisin, prandaj shtrėngo frenat, shtrėngo sa tė mundesh, e nse nuk mund tė marrin frymė - tė pėlcasin. Sa vėshtirė asht me rritė fėmi nė kohė tė soēme! Sa vėshtirė ėshtė me ruejtė varzat! Eh kohėt e kalueme! - Por a e dini ju, morė fėmi, se unė njaq sa ju ishe, kur fillova me fitue bukėn...

Nushi ndigjon. Tė gjithė ndigjojnė. Pale mos ndėgjo! Nushi ndėgjon dhe mendon. Ndoshta jeta e ka bamė kėt njeri kaq tė rreptė.

Njė buzėmbramje Nushin na e kish zanė nostalgjia pėr viset e largėta, pėr qytetin e studimeve tė tij. Ai e don kėt votėr, mė mirė me thanė kėto gjind rreth votrės: prindit, motrat e vllaznit, por diēka si ma e fortė e lidh pėr ato vise. Ato vise ku jeta impulsive tė lejon ta shijosh dhe si i ri dhe si plak, si filozof ose si njeri i thjeshtė. Nushi vėren kontrastin e tmerrshėm nė mes tė vendit tė vet dhe t'atyne viseve. Dhe si i ri qė asht, ndjenjat e tij mnjanojnė pėr mrekullinat e largėta, e nė mendime gjurmon shkaqet pse vendi i tij asht aq mbrapa. Dhe njato shkaqe, me gjithė zjarrin e rinisė, i urren.

Urren tė kaluemen qė asht aq e afėrme, si baba i tij. Baba asht i afėrm, si babė, por i largėt si pėrfaqėsues i shoqnisė, si person. E gjith mosmarrėveshja, tė gjitha moskuptimet vijnė ngase tė gjith kemi nėpėr shtėpia, nėpėr votra, ka njė ose ma tepėr tė kėtillė tė dashtun dhe t'urrejtun pėrnjėherėsh. Nushi e din qė dhe baba i tij s'ka faj se asht i tillė; rrethanat dhe shoqnia e krijuen.

Prandaj dhe ka mbetun dashuria birnore nė Nushin, pse din tė arsyetojė. Por vllaznit e tij, motrat, a thue do ta dojnė babėn? Kujtohet se kur ishte fėmi, kundrejt babės ma parė ndiente frigė se dashuni.

E tash motrat dridhen para babės, e vllaznit nuk e kanė aspak nė qejf shoqnin e babės: kur vjen baba ata zhduken.

Reklamė

Komentet (1)

si ishte mardhenia me babain ?
- franci, berat, 24-02-2019 21:40
210
1530
Vlerėso komentin

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
?;@f2

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.