Nė kishė - Migjeni
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Nė kishė - Migjeni

Novelėza "Nė kishė" nga Migjeni.

Novelėza
Novelėza "Nė kishė" nga Migjeni.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 25/09/2017 18:54

Nė qytet tonė asht njė lagje... E n'at lagje asht kishė. Mbrenda nė kishė asht njė lyps, nė tė cilin jeton njė dėshirė: me jetue.

"Eni tek unė ju tė dėbuemėt dhe tė pėrbuzunit e kėtij shekulli, - ka thanė dikur zot i kėsaj kishe, - se tek unė do tė gjeni prehje...".

Lypsi ka ardhė. Dhe me tė vėrtet ka gjetė prehje. Lagshtina e kishės e fashiti tė nxehtit e trupit tė tij qė gati e pėrvėloi.

Jashtė asht zheg. Dielli asht aq marrisht i nxehtė dhe aq egėr tė lėmon, saqė tė rrahin tamthat, si tė rrahunat e farkatarit mbi hekurin e kuqun. Sa mund pati lypsi derisa mrrijti nė kishė! Si pėr sherr, vapa s'e lente tė eci ma shpejt. Kollaj mujshin dhe me e zanė. Por edhe vapa e shpėtoi. Se polici qė e ndiqte ishte aq i shndoshėt, saqė rrezikonte veten tė shkrihet si dhjami nė fultere, po qe se vazhdonte ndjekjen. "Ti hajė dreqi ata pes' a gjashtė lekė, pėr tė cilėt u dyshue nė lypsin! - mendonte polici. T'i hajė dreqi! Ndoshta dhe lypsi nuk i ka marrė." Por lypsi nuk donte ta pėrgėnjeshtrojė at dyshim. Jo pėr gja tjetėr, por pse, si njeri i ndershėm, nuk ka qejf tė dali para gjyqit. Ka tė drejtė! A nuk bajn njashtu dhe tregtarėt e parė tė qytetit tonė? - E kush mund ts dyshojė nė nderen e tyne? Me dalė para gjyqit edhe si i pafajshėm - asht turp nė sy tė popullit tonė.

E lypsi nė kishė... Rrin nė bankė dhe kėnaqet nė freski. Oh sa mirė asht me ndejė, me u shplodhė e me qenė i siguruem me bukė pėr dy ditė...

Gjashtė lekė! Edhe tri ditė mund tė kalosh me gjashtė lekė. Njė, dy, tre, katėr, pesė, gjashtė lekė. Tik-tik-tik-tik! Njė frat, nė thellsi tė shejtė mbas lterit, trazohet me kėt tingllim monedhe. E qet kryet mbrapa shtatores sė njė shejti. Por asgja! Shef vetėm njė lyps, i cili me shuplaka tė njituna i lutej zotit. Edhe lypsi, i hutuem, shikon kryet e padres. Frigsohet. Gadi asht tė besojė se po ngjet ndoj mrekulli. Por jo. Ishte kryet e padres. U diktue. Kur u zhduk kryet, lypsi vazhdoi t'i lėmojė gjashtė lekėt dhe t'andrrojė ma tepėr dhe tė knaqet ma tepėr se tradhtari Iskariot me tridhetė q'i fitoi, kurse e shiti Mėsuesin e vet dhe t'atij padres.

Dalngadalė, n'andrrim e sipėr, lypsin e zu gjumi nė bankėn e mbrapme tė kishės, - gjumi i tij ishte i qetė, si gjumi i njerzve pa kujdese jete.

Qetėsia e kishės filloi tė trazohet... kapela tė kuqe e tė zeza, petka tė bardha e tė kaltėrta, ēarapė tė mėndafshtė e pambuku, fytyra me mustakė dhe pa mustakė, tė qeshuna e tė ngėrdheshuna - besnikėt vijnė tė ndėgjojnė oratorin e mbasdrekes. Bankat janė mbushė. Dhe nė bankėn e mbrame asht lypsi.

"Vėrtet, me tė vėrtetė po ju tham, - bumbullon padreja prej sė nalti dhe shi e breshėn e lėshon mbi mkatarėt. Tė gjithė besnikėt i kanė la dhe dlirė veshėt e ndėgjojnė fare mirė. Pleqt kanė hapun gojėn. Njė plakė qeshet simbolikisht. Dy tė reja grinden me shejat e duerve: "A asht rrue padreja sot, a dje?" Njė vajzė knaqet me rreze t'ylberta qė kanė ra nė zhgun tė padres tue pėrshkue nėpėr dritoret bojna-bojna... Dhe oratoria shkon krejt mirė. Por kur padreja filloi t'u kėrcnohej atyne qė vjedhin, dhe n'atė mėnyrė e preku n'intimitet lypsin, ky u ēue, duel jashtė, e te dera, mbasi plot mni e nderoi padren, me njė tė shame, pėshpriti: "Po si do tė jetoj unė?... kėtė kurr s'ma the. E unė, pra, due tė jetoj!"


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
L+]#-

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė