Pikėpamjet Patriotike dhe Botėkuptimi i Naim Frashėrit
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Pikėpamjet Patriotike dhe Botėkuptimi i Naim Frashėrit

Vepra e Naimit shprehu nė mėnyrė tė plotė e me forcė artistike idealet mė tė pėrparuara tė Rilindjes.

Pikėpamjet Patriotike dhe Botėkuptimi i Naim Frashėrit
Pikėpamjet Patriotike dhe Botėkuptimi i Naim Frashėrit
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 28/10/2017 20:31

Vepra e Naimit shprehu nė mėnyrė tė plotė e me forcė artistike idealet mė tė pėrparuara tė Rilindjes, idetė patriotike, demokratike e iluministe qė do ta udhėhiqnin shoqėrinė shqiptare pėr tė dalė nga errėsira mesjetare nė dritėn e lirisė e tė pėrparimit. Poet e mendimtar, Naimi qėndroi me dinjitet nė lartėsinė e kėtyre kėrkesave historike.

Tipari kryesor, ajo qė pėrbėn thelbin e gjithė krijimtarisė sė Naimit, ėshtė patriotizmi. Gjithēka nė veprėn e tij lidhet me atdheun, me dashurinė e pakufishme pėr tė, pėr gjuhėn, pėr popullin, pėr historinė e pėr gjithēka shqiptare, me detyrėn pėr t'i shėrbyer atdheut me devotshmėrinė mė tė lartė. Vargjet mė tė bukura poetit ia frymėzoi pikėrisht ky atdhetarizėm i flaktė.

Ēlirimi i Shqipėrisė nga zgjedha osmane ishte njė nga idealet mė tė larta tė Naimit. Pėr tė arritur kėtė, poeti hedh idenė e bashkimit tė gjithė shqipėtarėve, si kusht pėr ēlirimin dhe pėrparimin e tij. Veēanėrisht te "Historia e Skėnderbeut", poeti pohon se liria mund tė vijė vetėm me anė tė luftės sė armatosur kundėr pushtuesit.

Besimi i Naimit nė tė ardhmen e Shqipėrisė sė lirė ėshtė i madh. Ai mendon se populli ynė, me virtyte tė ēmuara e me tradita luftarake i ka tė gjitha tė drejtat tė jetojė i lirė. Naimi shpreson se kjo liri do tė jetė pak a shumė e shpejtė.

Naimi pati pikėpamje demokratike tė pėrparuara pėr kohėn. Ai mendonte qė njeriu lind i lirė. Kulti i lirisė sė njeriut pėrshkon gjithė veprėn e tij, ndonėse nė kushtet e atėhershme ai tingėllonte abstrakt. Admirues i Revolucionit Francez dhe i ideologėve tė tij, Naimi ėndėrronte njė Shqipėri tė lirė dhe demokratike, sipas tipit tė demokracive borgjeze tė kulturuar e tė emancipuar. Edhe Naimi, ashtu si Samiu, ishte pėr republikėn dhe nuk e pranonte formėn e monarkisė.

Ai gjithashtu ishte pėr barazinė midis burrit dhe gruas dhe pėr tė drejtėn e arsimimit tė tė dyve.

Botėkuptimi i Naimit u kultivua nė klimėn e kėrkesave pėr njė Shqipėri qė do tė hynte nė njė epokė tė re historike, qė do tė qytetėrohej e kulturohej. Natyrisht, koha kur jetoi poeti, la gjurmėt e veta nė botėkuptimin e tij, i cili nuk mundi t'u shpėtonte edhe kundėrshtive.

Naimi ishte iluminist, dhe kishte besim tė madh nė rolin qė luajnė shkenca dhe dija pėr zhvillimin e shoqėrisė. Ai ēmonte tepėr iluministėt francezė, Volterin, Rusonė, e tė tjerėt. Sidomos nė veprat diturake ai pranoi dhe propogandoi edhe disa arritje tė shkencės sė kohės, si teorinė e Darvinit pėr prejardhjen e qenieve tė gjalla, teorine e Kantit e tė Laplasit pėr origjinėn diellore tė tokės etj. Por nė thelb, veēanėrisht nė veprat poetike, ai pranon qėnien e njė fuqie tė mbinatyrshme. Megjithatė, idealizmi i Naimit u shfaq nė formėn e panteizmit. Ai e mendon zotin tė shtrirė kudo, te njeriu dhe te natyra. Si patriot e iluminist, ai ishte kundėr pėrēarjes fetaredhe kombėsinė e vinte mbi fenė, ashtu si edhe rilindėsit e tjerė.

Naim Frashėri, si figura qėndrore e letėrsisė sė Rilindjes, krijoi njė traditė tė re, qė u ndoq nga shumė shkrimtarė tė tjerė, dhe u bė themeluesja e letėrsisė sonė tė re kombėtare.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
gc0!S

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė