Parajsa (Pjesa e Pestė) - Naim Frashėri
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Parajsa (Pjesa e Pestė) - Naim Frashėri

Vepra Parajsa (Pjesa e Pestė) nga Naim Frashėri.

Vepra Parajsa (Pjesa e Pestė) nga Naim Frashėri.
Vepra Parajsa (Pjesa e Pestė) nga Naim Frashėri.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 29/10/2017 22:34

Sot pėr sot Maqedhonia,

Thesprotia, Mollosia,

Dhardhania, Iliria,

Paravea, Haonia

Qė u thoshinė qėmoti

Bota, po s'u thosh i zoti,

Bėjnė gjithė Shqipėrinė,

Edhe fqinjtė ton' e dinė.

Tani, djemt' e mėmėdheut!

O tė bijt' e Skėnderbeut!

Ju, o vėllezėr e shokė!

Pa mblithni mėnttė nė kokė,

Zgjohuni, o shqipėtarė,

Se afėroi dit' e mbarė!

Mos vini veshnė nė botė,

Si tė dojė le tė thotė.

Gjithė ē'jemi shqipėtarė,

Jemi njė komp e njė farė,

Edh' e tėrė Shqipėria

Eshtė njė si perėndia.

Lereni mėnjanė fenė,

Tė shikojmė mėmėdhenė,

Tė jemi miq nė mest tėnė

Dhe shokė, si kemi qėnė,

Ta shtojmė vėllazėrinė,

Dashurin' e miqėsinė.

. . . . . . . . . . . . .

Jemi djemt' e mėmėdheut

Gjithė dhe tė Skėnderbeut,

Sicili le tė besonjė

Sikundėr tė kupėtonjė,

Po feja tė mos na ndanjė,

Nė zgjedhė tė mos na mbanjė.

Pėrpiqi pėr vethet tuaj,

Mos pėr bot' e pėr tė huaj.

Eshtė dit' e diturisė

Sot e koh' e urtėsisė

S'bėn dot punė marrėzia,

Padija e foshnjėria,

Poshtė ndarja e nakari,

Qoftė lark nga shqipėtari,

Rroftė bashkimi pėrjetė,

Q'e fali zot'i vėrtetė!

Ta kemi vėllazėrinė,

Miqėsin' e urtėsinė,

Njė fjalė gjithė tė themi

E njė dėshirė tė kemi:

Tė nderojmė mėmėdhenė,

Gjuhėnė e vetėhenė,

Shqipėrinė ta shpėtojmė,

Sė gjithash ta lartėsojmė

Atė kemi gjithė mėmė,

Nė tė huaj nuk' e lėmė

Pa njeri tė mos kuxonjė

Ta pres' e ta copėtonjė.

Shqipėri, o jetėgjatė!

Ty tė kemi mėm' e atė

Dhe pėr ty do tė lėftojmė,

Gjersa tė tė trashėgojmė!

Pėr ty gjithė, dit' e natė,

Mejtohemi gjer' e gjatė.

Ti kurrė s'prishesh, s'shkretohesh,

As drobitesh, as pengohesh.

Mė ke gjithė bukuritė

E tė tėra mirėsitė:

Ke fusha me lule shumė,

Lumėnj tė mbėdhenj pa gjumė,

Male tė lart' e tė veshur,

Buzėn' e detit tė qeshur;

Gjithė gazė ta dha zoti,

Ta ka falur qė qėmoti;

Mė je dritėzė nė dritė,

Me tė gjitha mirėsitė.

Pėr ty shumė do tė thoshe,

O Nuseja bukuroshe!

Ti s'plake kurrė nė jetė,

Posi perėndia vetė!

Vdekja edhe pleqėria,

Shėmėtimi, dobėtia,

Ty s'ta zėnė dot pėqinė,

Mėsa zėnė perėndinė!

Ke pjell' aqė tė vėrtetė,

Sa s'nėmėrohen nė jetė,

Pa ke pjellė Skėnderbenė

E gjithė trimat sa qenė.

Ke sot djem t'urt' e tė mirė,

Trima me shumė dėshirė.

Nukė vdesin shqipėtarėt,

Janė vet'ata tė parėt.

Dardha nėnė dardhėt bije,

Dit' e sotme qe dhe dije,

Nukė shuhet njerėzia,

Vdes e ėma, rron e bija,

Rron i biri, q'ėshtė vetė

I ati qė qe ndė jetė.

Trėndafili, qė ep er,

Ēeletė sėrish nė verė.

Ju priftėrė mjekėr gjatė,

Q'u quan kombi uratė,

Uratė e perėndisė,

Q'ėshtė drit' e gjithėsisė,

Munt tė bėhi tė pabesė

Pėr tė mirėt tė Moresė?

............................

Harroni dot mėmėdhenė?

E pse? Ē'e kemi Morenė?

Krishti grek nukė ka qėnė,

Dhe besėn ata s'e bėnė.

Dhe ju hoxh' e ju dervishė

Mos shihni xhami e kishė,

Si kisha ė'shtė dhe xhamia,

Tekdo ėshtė perėndia,

Pa tė tėrė njerėzinė

Zot' i math e ka tė tinė,

Se pėrpara perėndisė

Nj'ėshtė tuf' e njerėzisė

Kush ka zėmrė tė qėruar,

Munt tė jet' ajy m'i ēquar,

Se po vetėm urtėsia

N'afėron te perėndia.

Ta doni keq perėndinė,

Po bashkė me Shqipėrinė.

Shqipėri, tė qofsha falė!

Tė kam mėm' e mė ke djalė,

Nė gjit tėnt ngrihem e bije,

Ti ke fuqi perėndie,

E mer nė gjit bukurinė

Dh'e nxjer prapė kur hap gjinė.

Trėndafil' i kuq me palė,

Qė nga gjiri yt ka dalė,

Ėshtė gjaku i njė mbreti,

Qė prėhje ndė gjit tėnt gjeti.

Nga tė mos nxjerē lule m'erė

Ti, qė kėllet kurdoherė

Ndė gji vetė bukurinė?

Gjithė tek ti ven' e vinė.

Parrajs' e vėrtetė vetė

Ėshtė Mėmėdheu nė jetė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
2ET?]

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.