Ushqimet qė duhet tė pėrdorni nėse vuani nga Anemia
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ushqimet qė duhet tė pėrdorni nėse vuani nga Anemia

Anemia ėshtė sėmundja qė lidhet me uljen e numrit tė rruazave tė kuqe tė gjakut dhe pakėsimin e pėrqindjes sė hemoglobinės.

Ushqimet qė duhet tė pėrdorni nėse vuani nga Anemia
Ushqimet qė duhet tė pėrdorni nėse vuani nga Anemia
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 25/10/2017 20:01

Sė fundmi Anemia ėshtė kthyer nė njė nga problemet shėndetėsore kryesore tė shqiptarėve bazuar nė tė dhėnat e mbledhura nga Perspekti dhe kontaktet me mjekėt e specializuar nė qendrat e kujdesit shėndetėsor tė vendit.

Tė prekurit nga anemia kanė lėkurė dhe mukoza tė zbehura, lodhen shpejt, ndjejnė kėputje dhe apati, nuk kanė oreks dhe shfaqin ulje tė presionit arterial. Ata qė vuajnė nga anemia kanė edhe rrahje tė shpejta tė zemrės, vėshtirėsi nė frymemarrje, dhimbje koke, marrje mendsh dhe shikim tė turbullt.

Anemia sjell uljen e pėrqendrimit tė oksigjenit nė gjak dhe nė inde, duke lehtėsuar zhvillimin e infeksioneve tė ndryshme.

Specialistėt e Shėndetit Publik tregojnė se shtimi i rasteve tė anemisė sė fundmi ka lidhje me problemet nė ushqim. Njė faktor kryesor ėshtė mosmarrja prej organizmit e lėndeve tė nevojshme ushqimore, tė vitaminave dhe mineraleve, sidomos tė hekurit.

Gjendja anemike pėrcaktohet saktė vetėm nga analiza laboratorike e gjakut, qė tregon numrin e rruazave tė kuqe. Nė forma tė lehta dhe mesatare nuk ka nevojė pėr regjim shtrati, por duhet patur duhet kufizuar aktiviteti fizik. Pėr format mė tė rėnda duhet patjetėr regjim shtrati ose trajtim mjekėsor.

Tė ushqyerit kundėr Anemisė

Ushqimet duhet tė jenė tė pasura me vitamina, minerale dhe sidomos me proteina. Anemikėt duhet tė konsumojnė vezė, peshk, qumėsht, gjalp tė freskėt, lakra tė freskėta, spinaq, karota, brokoli, panxhar dhe shumė fruta.

Trajtimet me produkte tė Natyrės

Mjekėsia tradicionale pėrdor disa bimė qė pėrmirėsojnė aneminė dhe rruazat e kuqe tė gjakut.

1. Merrni 1-2 lugė kafeje prej bimės sė bluar tė pelinit. Hidheni nė njė gotė ujė dhe zijeni pėr 15 minuta. Pėrdoreni 3 herė nė ditė nga 1 lugė gjelle, gjysėm ore para buke. Kura vazhdon 1-2 muaj rrjesht, deri nė pėrmirėsimin e plotė.

2. Merrni 1 lugė gjelle nga fletet e grimcuara tė thata tė hithrės. I zieni nė njė gotė me ujė pėr 15 minuta. Pasi ta filtroni, ėmbėlsojeni me pak mjaltė. Pijeni 3 herė nė ditė nga 1 gotė pėr 1 muaj rrjesht.

3. Rrėnjėt e Sanzės (Gentiana Lutea) shėrbėjnė pėr aneminė. Merrni 10 gramė me bimė tė bluar. Zijeni nė 1 litėr ujė pėr 15 minuta. Kullohet dhe pijeni 2-3 filxhanė nė ditė para buke.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
4U+S

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė