Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Zona e vetme nė Shqipėri qė nuk ka hotele

Bėhet fjalė pėr Belshin e famshėm pėr liqejtė dhe historinė e tij.

Zona e vetme nė Shqipėri qė nuk ka hotele
Zona e vetme nė Shqipėri qė nuk ka hotele
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 20/10/2017 13:03

Ishte njė projekt i USAID, ambasadės Suedeze pėr zhvillimin e turizmit nė kėtė trevė dhe i vetmi problem ishte mungesa e hoteleve dhe bujtinave pėr vizitorėt vendas e tė huaj.

Por tashmė duket se ky projekt ėshtė finalizuar. Bujtina e parė ka ēelur dritat dhe pritet tė shoqėrohet me tė tjera.

Edhe pak ditė e ndajnė kėtė qytezė nga hapja zyrtare e Agroturizmave nė Belshin Turistik.

Ndodhet fare pranė Elbasanit, Tiranės, Gramshit dhe Kuēovės, me njė bukuri tė rrallė dhe njė histori tepėr intriguese.

Nė pėrgjithėsi ėshtė njė zonė me njė peizazh natyror qė tė bėn pėr vete nė tė katėr stinėt por mė interesante ėshtė pranvera dhe vjeshta, ku bimėsia pikas me ngjyrat e saja tė theksuara.

Gjithė krahina numėron rreth 84 liqene, midis tyre ka dhe tė vegjėl, por tė gjithė janė tė bukur dhe kanė karakteristikat e tyre.

Kanė njė florė befasuese dhe disa numėrohen me emra pėr bukurinė e tyre si, ai i Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degės, me njė florė tė pasur si, zambaku i bardhė, zambaku i verdhė, karakteristikė pėr ujrat e kėtyre liqeneve qė tėrheqin vėmendjen e vizitorit.

Belshi tė befason dhe me vlerat historike dhe arkelogjike tė tij. Nė qendėr tė historisė qėndron kalaja e Gradishtit, historia pėr princin ilir tė Belshit, gjurmėt dhe ritet e Afėrditės ilire tė periudhės helenistike tė Belshit.

Gradishta ėshtė njė fshat i zonės dhe e ka historinė e vet qė nga periudha mesme e bronzit.

Ėshtė quajtur dhe Akropoli i Dumresė, me njė e lartėsi 180 m nga ku Dumreja shihet si nė nė pėllėmbė tė dorės. Gradishta ka vlerė monumentale jo vetėm natyrore, por edhe arkeologjike.

Nė perėndim tė qytezės, nė liqenin e Seferanit, ishte faltorja e Afėrditės dhe kulti i saj ushtrohej duke hedhur nė ujė enė e terrakota si dhurata pėr perėndeshėn tė cilat janė zbuluar nė ujėrat e liqenit.

Kėshtu, zona po kthehet nė njė atraksion tė pėrhershėm turistik dhe po merr dhe njė zhvillim ekonomik tė hovshėm.

Krahas turizmit, e ardhmja e zonės ėshtė bujqėsia dhe blegtoria, pasi Dumreja ka kushte tė pėrshtatshme klimatiko-tokėsore pėr kultivimin e shumė kulturave bujqėsore.

Dumreja dhe Belshi janė shumė afėr dhe presin tė investohen, qė ti bashkohen bukurisė turistike shqiptare.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
/LO9]

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.