Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Librat qė do t'ju ndryshojnė jetėn

Ka libra qė argėtojnė, libra qė informojnė, libra qė tėrheqin, libra qė i flasin trurit, mendjes, intelektit dhe emocioneve.

Librat qė do t'ju ndryshojnė jetėn
Librat qė do t'ju ndryshojnė jetėn
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 10/12/2017 23:17

Ka libra qė duket se flasin drejtpėrsėdrejti me shpirtin, libra qė ndryshojnė jetėn, qė ju bėjnė tė ngrini pikėpyetje mbi besimet tuaja kryesore, qė "rrijnė" brenda jush, shumė kohė pasi keni mbaruar leximin.

Perspekti ju rekomandon kėto 10 kryevepra, tė cilat bien nė kategorinė e dytė. Secili ėshtė njė kėnaqėsi pėr t'u lexuar, njė thesar pėr t'u peshuar dhe pėrfundimisht ndryshon diēka, thellė brenda jush.

Alkimisti

Autori:

Paulo Coelho

Viti:

1988

Pėrmbledhja:

I botuar fillimisht nė gjuhėn portugeze, ky rrėfim frymėzues vetėzbulimi ndjek Santiagon, njė bari andaluzian qė dėshiron shumė tė udhėtojė nė kėrkim tė njė thesari tokėsor. Por kėrkimi e shpie nė njė tjetėr drejtim, shumė mė tė kėnaqshėm, pėr tė mėsuar se si tė dėgjojė zemrėn dhe tė ndjekė ėndrrat e tij.

E veēantė:

I lehtė pėr t'u lexuar dhe shumė pėrshkrues, kjo kryevepėr do ju frymėzojė qė tė merrni guxim nė rrugėn e ndjekjes sė ėndrrave tuaja, ashtu si Santiago.

Rruga e Artistit

Autori:

Julia Cameron

Viti:

1992

Pėrmbledhje:

Nė thelb njė libėr pėr pėrmirėsimin e kreativitetit vetiak, ky libėr e shpie lexuesin pėrgjatė njė rruge shpirtėrore, artistike. Me detyra pėr t'u pėrfunduar nė fund tė secilit kapitull, leximi i kėtij libri ėshtė njė gjė me tė vėrtetė dinamike.

E veēante:

I thellė e prapėseprapė i thjeshtė, ky libėr ka fuqinė tė ndezė krijimtarinė tek cilido, nga kontabilistėt, tek atletėt dhe gjithė tė tjerėt.

Jeta e PI-sė

Autori:

Yann Martel

Viti:

2001

Pėrmbledhja:

Pi Patel ėshtė djali i njė punonjėsi kopshti zoologjik, me njohuri enciklopedike tė kafshėve dhe njė shije pėr filozofinė. Ndėrkohė qė emigron nė Amerikėn e Veriut nga India me familjen e tij, anija e tyre mbytet, dhe Pi e gjen veten tė vetėm, nė njė varkė shpėtimi, bashkė me njė hijenė, njė orangutang, njė zebėr tė plagosur dhe Richard Parker, njė tigėr bengali... apo jo? Ajo qė vijon ėshtė njė pėrrallė fantastike me intriga dhe aventurė.

E veēantė:

Ndonėse ky nuk ėshtė njė libėr mbi fenė, ai ėshtė njė rrėfim rreth rėndėsisė sė besimit nė diēka, qoftė kjo Perėndia, Nėnė Natyra, ose forca jote.

Rruga mė pak e shkelur

Autori:

M. Scott Peck

Viti:

1978

Pėrmbledhja:

Njė kryqėzim mes psikologjisė dhe spiritualitetit, ky libėr ėshtė i mbushur me depėrtime dhe urtėsi rreth atributeve qė e bėjnė njė person tė ndihet i plotėsuar. Me njė ekzaminim elokuent tė koncepteve komplekse njerėzore, si disiplina dhe dashuria, Peck hedh teorinė pėr katėr faza tė ndryshme tė zhvillimit shpirtėror njerėzor, pėrgjatė rrugės sė vetė-realizimit.

E veēantė:

Kjo i thotė tė gjitha: "Problemet kėrkojnė qė tė nxjerrim guximin dhe menēurinė tonė, vėrtet, ato krijojnė kurajėn dhe urtėsinė tonė".

Historia e dashurisė

Autori:

Nicole Kraus

Viti:

2005

Pėrmbledhja:

Ky libėr brenda njė libri, shumė i bukur, tregon historinė e Leo Gurskyt dhe dashurinė e jetės sė tij, Alma. Me njė aventurė qė pėrshkon oqeane dhe dekada, romani ushqehet prej trilleve tė mistereve dhe gėzimit tė lidhjes.

E veēantė:

Ky libėr do t'ju lejojė tė mendoni pėr Leon dhe Almėn pėr ditė tė tėra, pasi ta keni pėrfunduar atė, dhe ndėrsa historia do tė largohet dalėngadalė nga pjesa e pėrparme e mendjes tuaj, ajo kurrė nuk tė ikė me tė vėrtetė.

Biseda me perėndinė

Autori:

Neil Donald Ualsch

Viti:

1995

Pėrmbledhja:

Emri i plotė i kėsaj trilogjie ėshtė "Biseda me Perėndinė: Njė dialog i pazakontė", dhe ėshtė me tė vėrtetė njė dialog i pazakontė. E gjithė seria ėshtė njė bisedė magjepsėse midis autorit dhe "Zotit", nė tema qė variojnė nga feja dhe spiritualiteti, tek arsimi, dashuria dhe politika.

E veēantė:

Pavarėsisht nga besimet tuaja, kėto libra tė frymėzuar dhe frymėzues do t'ju sfidojnė tė mendoni pėr botėn rreth jush dhe vetė ekzistencėn tuaj.

Pema qė jep

Autori:

Shel Silverstein

Viti:

1964

Pėrmbledhja:

Pema qė jep ėshtė tregimi i bukur dhe prekės i njė peme, e cila donte njė djalė tė vogėl. Pema e do djalin dhe bėn gjithēka qė mundet pėr tė, teksa ai rritet, pa marrė fare parasysh se ēfarė ajo merr mbrapsht prej tij.

E veēantė:

Nė dukje njė libėr pėr fėmijė, kjo parabolė ka njė mesazh tė qartė pėr lexuesit e tė gjitha moshave, pėr dhuntinė e tė dhėnit, dhe pranimin e mėnyrave tė ndryshme me tė cilat, tė tjerėt na rikthejnė dashurinė.

Rrjedha: Psikologjia e eksperiencės optimale

Autori:

Mihaly Csikszentmihalyi Viti:

2013

Pėrmbledhja:

Studimet e Csikszentmihalyit gjatė dy dekadave tė fundit kanė zbuluar se "rrjedha" ėshtė ajo qė i bėn pėrvojat e jetės vėrtet tė kėnaqshme, njė ndjenjė e pėrqendrimit tė thellė, zhytjes dhe absorbimit. Ky punim klasik mbi lumturinė prek psikologjinė bashkėkohore, duke kaluar nė ēėshtje tė tilla si familja, arti dhe sporti, pėr t'iu pėrgjigjur pėrfundimisht pyetjes, si i bėjmė jetėt tona kuptimplota?

E veēantė:

Ky libėr do t'ju ndihmojė tė identifikoni se kur jeni vėrtet tė lumtur, dhe kanalizoni "rrjedhėn" pėr tė maksimizuar ato momente.

Bota e Sofisė

Autori:

Jostein Gaarder

Viti:

1991

Pėrmbledhja:

Njė roman dhe njė vepėr filozofike, ky libėr tregon historinė e Sofi Amundsen, njė vajzė adoleshente qė jeton nė Norvegji dhe Alberto Knox, filozof nė moshė tė mesme qė e prezanton atė me filozofinė.

E veēantė:

"Kush je ti?" Dhe "Nga vjen bota?" janė dy pyetjet kryesore, tė cilave Sofia duhet t'i pėrgjigjet. Edhe ju do t'i peshoni.

Ēadra e kuqe

Autori:

Anita Diamant Viti:

1997

Pėrmbledhja:

Ky roman pėrfytyron historinė e Dinas, bija e Leas dhe Jakobit dhe motra e Jozefit. Duke u bazuar nė treguesit e Librit tė Zanafillės, autori shkruan pėr jetėn e grave nė kohėt biblike, duke prekur nėnat, bijat, maminė, dashurinė dhe jetėn nė njė vend tė huaj.

E veēantė:

Duke qenė thellėsisht feministe dhe thellėsisht prekėse, kjo histori do tė ndryshojė mėnyrėn se si mendoni pėr kohėt biblike.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
kE)Ef

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.