Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Si tė lexoni filxhanin e kafesė? Kuptimet e disa simboleve qė mund tė shfaqen nė tė!

Shumė prej nesh janė kuriozė tė dinė sesi tė lexojnė filxhanin e kafesė turke. Ndonjėherė pas saj, fshihen tė vėrteta tė mėdha. Mendoni se ėshtė e vėshtirė? Epo tani, pasi tė lexoni kėtė, do ndryshoni mendim.

Si tė lexoni filxhanin e kafesė? Kuptimet e disa simboleve qė mund tė shfaqen nė tė!
Si tė lexoni filxhanin e kafesė? Kuptimet e disa simboleve qė mund tė shfaqen nė tė!
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 11/12/2017 15:09

Qė tė shikosh filxhanin e kafesė, ju nevojitet edhe pėrvojė, sepse ekzistojnė simbole tė cilėt interpretohen ndryshe, varėsisht nga ngjyra dhe pozicioni qė kanė nė filxhan.

Qė tė bėheni lexues i mirė i simboleve, ju nevojitet:

intuitė e mirė

njohje e mirė e simboleve

shikim i mirė

Filxhani duhet mbajtur nė dorėn e djathtė. Nevojitet qė pjesa e brendshme tė jetė e bardhė qė tė dalloni mė lehtė simbolet qė formon llumi i kafes.

Prisni deri nė 10 minuta, qė llumi tė thahet. Gjatė kėsaj kohe mos shtoni mė kafe.

Figurat afėr majės sė filxhanit flasin se gjėrat gati do tė pėrmbushen. Figurat qė dalin nė vetė rrethin e filxhanit, tregojnė udhėtim apo ndėrrim vendbanimi). Pasi ta pini, filxhanin kurrsesi mos e rrotulloni qė llumi tė mbulojė tė gjitha pjesėt e brendshme tė filxhanit, por duhet tė bėni vetėm lėvizje nga e djathta nė tė majtė dhe pastaj pėrmbysni filxhanin. E lini disa minuta qė pikat e mbetura tė kafes tė kullohen.

Asnjėherė mos e thani filxhanin duke e shtypur disa herė nė bazėn thithėse, me kėtė do tė prishni formimin e figurave dhe linjave nė skajin e jashtėm tė filxhanit tė cilat janė shumė tė rėndėsishme pėr parashikim.

Gjeografia e filxhanit

Pjesa rreth dorėzės dhe ana e majtė nga dorėza paraqet personin tė cilit i lexohet. Ana e majtė nga dorėza deri te gjysma e anės sė majtė tė filxhanit ėshtė koha e cila aktualisht po kalon, ēereku tjetėr i anės sė majtė nga dorėza ėshtė koha e cila aktualisht vjen, ana e djathtė nga dorėza ėshtė i dashuri, burri, gruaja. Mė afėr skajit tė jashtėm tė filxhanit janė e tanishmja dhe e ardhmja e afėrt, kurse drejt fundit tė filxhanit ėshtė e ardhmja e largėt. Vetė fundi i filxhanit paraqet zonėn e pafatė.

Karakteristikat e pėrgjithshme dhe pamja e fundėrrinės sė kafes

Nėse filxhani ėshtė i mbushur me figura tė qarta tė cilat formojnė reliev tė pasur, do tė thot se bėhet fjalė pėr personin i cili ka jetė mjaft dinamike apo ėshtė, ndoshta, nė fazėn e ngjarjeve tė shumta.

Nėse filxhani ėshtė i mbushur me figura tė imta dhe shumė precize, bėhet fjalė pėr person mendjemprehtė i cili e di saktė se ē'ka bėn. Ēdo lėvizje e tij ėshtė e planifikuar.

Simbolet qė gjenden nė afėrsi tė dorėzės paraqesin ngjarjet tė cilat do tė ndodhin nė shtėpinė e personit tė cilit i lexohet. Disa lexues i shpjegojnė tė gjitha figurat tė cilat janė nė anėn e majtė tė dorėzės si e kaluar e afėrt nė lidhje me shtėpinė, kurse figurat nė anėn e djathtė si e ardhme e afėrt, gjithashtu nė lidhje me shtėpinė.

Kurrsesi nuk guxoni tė anashkaloni madhėsinė e simboleve. Simboleve mė tė mėdha dhe tė qarta duhet ti kushtoni mė tepėr rėndėsi se atyre tė imėta dhe vėshtirė tė dukshme.

Nėse fundėrrina e kafes nė filxhan, ngjyrė e kaftė e mbyllur, ėshtė e dendur, bėhet fjalė pėr person me vetėbesim.

Nėse fundėrrina e kafes nė filxhan ėshtė e rrallė (tejdukshme), personi ėshtė sigurisht i shqetėsuar dhe i pakėnaqur. Nė aspekt psikologjik, ai ėshtė tepėr emocional dhe i ndjeshėm.

Nuk duhet tė shqetėsoheni nėse nuk do tė keni sukses menjėherė nė "shikimin nė filxhan", pėr ta pėrvetėsuar kėtė aftėsi ju duhet kohė, durim dhe mjaft pėrvojė.

Ėshtė shumė e rėndėsishme ti lidhni figurat tė cilat paraqiten nė filxhan, natyrisht, varėsisht nga rėndėsia e tyre. Duhet tė ushtroni, por nėse keni intuitė tė mirė, shumė shpejt do tė bėheni lexues i mirė i sė ardhmes.

Lista e figurave si dhe domethėnia e tyre:

Ajsberg - rrezik.

Akrobat - rrezik, tensionim, duhet gjetur siguri dhe mbrojtje mė tė madhe.

Akuarium - pakėnaqėsi me personin e dashur, ndonjė nga sėmundjet sezonale (ftohje, grip).

Akullnajė - keni kujdes, para jush gjendet rrezik i madh.

Anije - pasuri, pėrfitime, udhėtim i suksesshėm.

Antenė - pėrmirėsim i shpejtė i gjendjes shėndetėsore tė personit pėr shėndetin e tė cilit interesoheni.

Arkivol - do tė afroheni me njė person tė padėshiruar.

Armė - rrezik apo zė.

Avion - ky simbol nuk interpretohet si paralajmėrim pėr udhėtim por si pėrparim, trashėgimi tė pasurisė. Nėse avioni ėshtė i shtypur, bėhuni i kujdesshėm, ju kėrcėnohet rreziku.

Bager - nė javėn e ardhshme do tė zgjidhen shumė dilema. Figura ėshtė mjaft e ndėrlikuar dhe shumė rrallė mund tė zbulohet nė filxhan.

Bajonetė (thikė) - pafatsi e vogėl.

Bletė - sukses nė shoqėri, takim, lajme tė mira.

Breg - paralajmėrim i keq, vėshtirėsi dhe pengesa nė rrugėn drejtė qėllimeve.

Breshkė - dikush ju punon pas shpine. Rrugė e gjatė deri tek qėllimi.

Bretkosė - ndryshime nė punė. Keni shumė armiq.

Bri - bollėk, pėrfitim i papritur.

Brirė - rrezik nė afėrsi.

Buf (hut) - skandal, gabim, nė fund tė filxhanit, shqetėsim pėr para, pranė dorėzės sė filxhanit, probleme, telashe nė shtėpi.

Buqetė lulesh - gėzim dhe kėnaqėsi, dashuri e gjatė.

Burgi (turrjelė) - ju mungon pak kėmbėngulje pėr tė pėrfunduar punėn qė e doni shumė.

Burim uji, ēeshme - shėndet tė mirė.

Ēajnik - takim me miqtė, shoqėrim.

Ēantė e hapur - mund tė ikni, nėse ėshtė e mbyllur, do tė kapeni.

Ēekan - brengė, halle. Vėshirėsi tė mėdha nė jetė.

Ēelės - zgjidhje, hapje tė mundėsive tė reja, sukses nė fillim tė punės.

Ēizme - mbrojtje nga dhimbja, fatkeqėsi, shkatėrrim, do tė bėni gabim. Mbrojtje, sidomos nga lodhja fizike dhe dhimbja.

Dardhė - komfort, sukses financiar, do tė trashėgoni pasuri.

Dele - lumturi.

Demi - gruas: joshje e dhunshme; mashkullit: pėrleshje me shoqen.

Derė - keni mundėsi tė reja, shfrytėzoni ato.

Derr - nė fund tė filxhanit, sėmundje e rėndė nė familje; nė pjesėn e sipėrme, telashe tė mėdha.

Dėrrkuc - fitime, mirėqėnie, lakmi e mundshme.

Deve - udhėtim i suksesshėm, shpejtėsi, lajme tė mira.

Dhelpėr - shok i pasinqertė, jo besnikėri.

Dhėmb - do t'ju prijė e keqe nė tė ardhmen.

Diell - sukses nė fillim tė punės, siguri, lumturi, pushtet. Fat i madh.

Dimėr - mjerim, sėmundje.

Dorė - shoqėri. Nėse dora ėshtė e hapur, shoqėri; nėse ėshtė e mbyllur, grindje.

Dorėza - sfidė e madhe.

Dragua - e kaluara nuk ju len rehat. Ėshtė koha pėr zgjidhjen e problemeve tė cilėt janė fshehur kohė tė gjatė.

Dritare - e hapur, lumturi ndėrmjet shoqėrisė; e mbyllur, dėshpėrim nga shoqėria.

Drunj - keni shokė tė mirė, do tė ju plotėsohet dėshira.

Dry - i hapur, befasi; i mbyllur, brenga

Dylbi - probleme pėr shkak tė fshehjes, pėr ndonjė sekret.

Elefant - pėrfitim i madh, vonesė nė sukses. Jeni shumė tė dashuruar dhe kjo dashuri do t'ju kthehet me tė mirė.

Enė - dasėm.

Engjėll - ngjarje e gėzuesshme nė shtėpi, lajme tė mira.

Falkua - gjykim.

Femėr - kėnaqėsi, pjellori, moral, mirėqėnie; shumė femra- armiqėsi, thashetheme, xhelozi; Femėr e zhveshur, turp.

Fėmijė - pagėzim. Nė fillim tė filxhanit, shoqėri e re; ndėrsa nė fund tė filxhanit, periudhė plot me probleme

Fener - do tė zbuloni kush ju ka vjedhur.

Fes, qeleshe - lajm i kėndshėm zyrtar.

Fletė - mirėqėnie, sukses.

Flutur - jostabilitet. Mendjėlehtėsi, ndokush nė jetėn tuaj nuk ėshtė i pėrgjegjshėm. I besoni njerėzve qė nuk ua duan tė mirėn, naivė.

Fole - lumturi nė familje.

Fortesė - punė e kotė.

Foshnje - brenga tė vogla, por serioze, ndoshta do tė fitoni ndonjė fėmijė apo lajm tė mirė, e mundshme probleme tė vogla, nėse ndodhet afėr fundit tė filxhanit, vėshtirėsi pėr shkak tė pėrgjigjeve tė pamatura.

Fshesė - do tė zgjidhni me shumė sukses problemet e juaja.

Fushė - begati.

Fytyrė - ndryshim, aheng.

Gaforre - armik.

Gardh - vėshtirė do ti realizoni dėshirat dhe planet tuaja.

Gėlltitje - mos merrni vendime tė shpejta.

Gėrshėrė - ėshtė koha tė dorėzoheni nė lidhjen qė nuk ju ka shkuar mirė.

Gjarpėr - armik.

Gjeth druri - lot.

Gjeth tėrfili - lumturi.

Gjysėm muaj - ndrrim i punės.

Gjyshe - "zi" nė shtėpi.

Gotė - stabilitet, siguri. Pavarėsi, integritet.

Gozhdė - bėhuni tė vėmendshėm. Shpirtligėsi, padrejtėsi.

Grep - dikush dėshiron t'ju lidhė apo t'ju mbėshtjellė, t'ju mbajė peng apo nė kurth.

Grup njerėzish - gėzim i mirė.

Guaskė - lajme tė mira.

Gur - vėshtirėsi tė mėdha.

Hallka - duhet tė ketė sa mė shumė. Nėse janė dy, harxhoni tė holla. Mbledhje familjare nė ndonjė festim (ditėlindje, festa fetare, por jo edhe darsėm, lindje fėmije).

Hap - dėshmi nė jetė

Harpė - romantikė, harmoni nė raport me personat qė i doni, simbol i pėrparimit dhe lumturisė emocionale.

Hekurudhė - udhėtim i gjatė.

Hudhėr - takim me person qė do t'ju garantojė bashkėjetesė tė gjatė.

Hundė - ndokush pyet pėr ju.

Ibrik - pėrfitim i rėndėsishėm, shėndet i mirė.

Iniciale - person qė do ta njoftoni.

Insekt - do tė keni halle dhe brenga mė pak.

Insekte - vjedhje apo dėm i vogėl.

Kafshė tė egra dhe gjakpirėse: ujku, dhelpra, tigri, luani etj. - kujdes shokėt.

Kalė - duke vrapuar, lajme tė mira tė dashurisė; duke ndenjur nė vend, romancė.

Kalorės - sukses nė punė.

Kamxhik - dhunė, agresivitet seksual.

Kapele - gjithēka tė ikė nga duart. Fatkeqėsi e vogėl, ndryshime, nė fund tė filxhanit, rivalitet; nė fillim tė filxhanit - harmoni dhe pėrmirėsim i pėrgjithshėm

Kaproll - do tė keni shoqėri me persona me pozicion tė lartė.

Karkalec - lajme nga miq qė janė nė rrugėtim.

Karrige - mysafir i papritur, probleme financiare. Stabilitet.

Karrocė - dėshpėrim.

Katror - apati, mėrzitje, depresion.

Kėmbė - do tė shtyni apo humbisni lajmet e mira.

Kangur - qetėsi dhe lumturi nė familje.

Kėpucė - ndryshim pėr tė mire, shkuarje nė rrugėtim apo ardhje e ndokujt. Mashkulli (kėpuca), udhėtim i suksesshėm; femrore, mysafir nė shtėpi.

Kitarė - momente romantike me personin e dashur.

Klerik - pėrparim, sukses.

Kokė - befasi nė realizimin e qėllimeve.

Kometė - visitor i papritur.

Krahė - porosi.

Krimba - inat, pėrleshje.

Krokodil - telashe, fatkeqėsi dhe ftohje mes disa raporteve tuaja.

Kryq - sacrifice, probleme me shėndetin.

Kufer - ju arrijnė mysafirė tė papritur, do tė merrni njė letėr.

Kuletė - pėrfitim; nė fund tė filxhanit, humbje, harxhim.

Kullė - jetė tė gjatė dhe tė lumtur.

Kala - mirėqėnie financiare para martesės.

Kullotė - besnikėri, shoqėri, mirėqėnie, ndihmė nga ndonjė shok. Shoqėri e sinqertė.

Kulme - shtėpi e re.

Kurorė - sukses nė secilėn sferė tė jetės.

Lak - veprim i paparamenduar qė sjell probleme.

Lakėr - xhelozi dhe komplikime nė punė.

Lejlek - nėse ėshtė nė fund tė filxhanit, blerje nė shtėpi, lindje; anėsh filxhanit, humbje e shokut.

Leopard - tė reja pėr rrugėn nė vende tjera.

Letėr - zė i kėndshėm.

Letra - arrijnė lajme tė reja, nėse letra ka pika, do tė fitoni para.

Libėr - e hapur  ju pret njė punė e mirė ku do keni sukses; libėr i mbyllur, vėshtirėsi nė jetė.

Lis - sukses, lavdi.

Litar - i gjykuar pa faj.

Llambė pranė dorėzės sė filxhanit, para, festim; nė fund tė filxhanit, humbje personale; dy llamba, dy martesa.

Lodėr - nostalgji pėr kohėn e kaluar, mė sė shumti pėr fėmijėrinė.

Lojtar - dėshpėrim.

Lopatė - duhet tė mundoheni shumė pėr ti realizuar planet tuaja.

Luan - keni pėrparim nė punėn tuaj.

Lule - dėshira tė plotėsuara. Shenja tė mira, realizim i dėshirave; nėse fletat janė nė fund, vėshtirėsi rreth realizimit tė ideve dhe dėshirave.

Lum - rrjedhė dredha-dredha; nėse tė pamartuar, ndarje tė fejesės; nėse tė martuar, dyshim nė sinqeritet mes partnerėve.

Mace - mospajtim me shokėt, shpirtligėsi. Keni kujdes, ndonjė i afėrt do tju tradhėtojė, do tė keni shokė tė rremė dhe shoqėri tė gėnjeshtėrt.

Majmun - ndokush do tė tentojė t'ju mashtrojė.

Mal - ambicie e madhe. Do tė keni sukses, takime tė reja, shpėrblime. Telashe apo probleme tė mundshme.

Maskė- tradhėti. Keni kujdes, njė i afėrt do ju mashtrojė, shokė tė rremė. Nuk do tė keni sinqeritet me personin e afėrt, mashtrim, thashetheme, paqartėsi.

Mbret - fuqi e pabesueshme, forcė, sukses.

Medalje - shpėrblim.

Merimangė - tregon se paratė janė nė ardhje (mund tė ndodhė qė nga disa rrethana ndokush t'ju vendos rrjet rreth juve). Ju pret lumturi e madhe.

Mi - tradhėti, humbje e madhe.

Milingonė - do tė ballafaqoheni me punė tė vėshtira.

Mizė - brengė, halle.

Mjegull - gjithcka do t'ju shkėlqejė, rmjegulla tė vogla, thashetheme; mjegulla tė rralla, pėrfitim parash. Para jush keni probleme, nėse mjegullat kanė pika, do tė keni probleme financiare. Po ju mundojnė mendime tė rėnda.

Mjek (motėr medicinale, infermier) - sėmundje, shkuarje nė spital.

Mjellmė - pėrparim i madh pa probleme. Sukses nė tėrė sferat.

Model - parregullėsi nė fund tė filxhanit, ndryshim i gjendjes materiale.

Mollė - sukses nė punė, takime tė reja dashurie, do t'ju vije njė ofertė e mirė. E keni patjetėr tė rrezikoni deri sa tė arrini qėllimet.

Monedhė - sukses financiar, pėrfitime, pagesė tė borxheve.

Monstrum - terror, dhunė.

Motor - lajmet e reja do t'ju vijnė shumė shpejt.

Muaj - lumturi nė dashuri, nė gjysmėn e parė tė muajit, punė e re; gjysma e dytė e muajit - depresion, martesė pėr shkak tė pasurisė.

Ndėrtesė - largim dhe zhvendosje.

Ngarkim - gjėra tė reja.

Njėbrirėsh - ndokush ju do nė mėnyrė tė fshehtė dhe ėshtė i dashuruar tek ju.

Njeri - pėrballja nė pjesėn e poshtme tė filxhanit, besnikėri, martesė. Pėrballja nė fund tė filxhanit, ndarje, tradhėti.

Njeri i gjymtuar - sėmundje e shokut.

Numra - luaj loto me ato numra, tresh i bardhė - seks.

Oktapod - rrezik.

Ombrellė - dashuri e re.

Orė - sė shpejti do tė keni takim tė rėndėsishėm.

Paketė - befasi.

Pallua - pasuri, trashėgim, jetė luksoze. Pėrfitime financiare.

Palmė - sukses, festė, lumturi, dashuri.

Papagall - skandal rreth udhėtimit.

Parashutė - do tė largoheni nga problemet.

Patė - zgjidhje pėr vendime tė mira.

Paterica - ndihmoni njė mik tė ngushtė.

Pėllumb - mirėqėnie pėrmes sacrifices. Prisni lajme tė mira, lumturi.

Pemė - ndryshim nė tė mirė, plotėsim i ambicieve. Ju pret periudhė e mirė, pėrmirėsime tė gjithanshme. Simbolizon stabilitet, fillim tė ri, shpresė dhe realizim tė dėshirave.

Pendė - dėshirat dhe planet tuaja do ti pengojnė prindėrit apo vėllezėrit dhe motrat tuaja.

Pesėkėndėsh - barazpeshė intelektuale.

Peshk - fat i mirė nė punė. Lajme tė shkėlqyera, mundėsisht nga largėsia, lumturi dhe sukses. Shqetėsim, sa mė shumė peshq, aq mė shumė shqetėsime. Tradhėti.

Peshkaqeni - keni apetite dhe ambicie tė mėdha, por ato, pėr fat tė keq nuk do tė realizohen as pėrafėrsisht.

Peshore - drejtėsi.

Pikė nė fundėrrinė - pike e bardhė, thashetheme; pike e zezė, letėr e kėndshme; mė shumė pika tė zeza, dhuratė.

Pishė - ngjarje e rėndėsishme nė dimėr.

Plep - fėmijėt tuaj do tė kenė sukses.

Polic - armik i fshehtė.

Pompė - bujari.

Port - dinjitet.

Profil - shok i ri, njoftime dhe shoqėri e re.

Proshutė - armiqėsi me rrethin.

Pullė - do tė ju plotėsohet dėshira pėr realizimin e sė cilės keni pritur mjaft gjatė.

Pullė postale - kushtoni rėndėsi shenjave apo simboleve para tij.

Pus - kurth, dredhi.

Pushkė - do tė ketė probleme, telashe, keqkuptime.

Qafore, gjerdan - lumturi, ndėrprerje tė lidhjes.

Qen - lajme tė mira dhe tė kėndshme.

Qiri - ndihmė nga tė tjerėt. Momente romantike me personin e dashur.

Rosė - paratė qė po i prisni po ju arrijnė.

Rubinetė - zgjidhje e problemit, thellėsi.

Rrathė - pasiguri, vdekje.

Rrem fatkeqėsi.

Rreth - sukses, martesė, fėmijė. Fat shumė i mirė.

Rrjet - keni kujdes do tė bini nė kurth. Bėhuni vigjilent para jush po ndodhin mashtrime.

Rrotė - mosinformim.

Rrush - harmoni, lumturi nė dashuri. Jetėgjatėsi.

Sediment nė fund tė kodrės - pėrfitim i madh, trashėgim, ky sediment apo fundėrrinė e prerė nė vija, ndarje tė ēiftit bashkėshortor ose tė fejesės.

Sėpatė - do tė keni paralajmėrim rreth parave dhe dashurisė. Nėse ėshtė nė fillim tė filxhanit, vėshtirėsitė shpejtė do tė mėnjanohen. Do t'ju kaplojnė problemet, ėshtė koha tė mbani llogari pėr vete.

Sirenė - duhet tė mbroni qėndrimet e juaja.

Skelet - humbje tė parave ose probleme me shėndetin.

Slitė - pėrvetėsim i padėshiruar.

Spirancė - udhėtim qė do tė kryhet me sukses, nėse ėshtė nė krye tė filxhanit, sukses, nėse ėshtė nė fund tė filxhanit, sukses nė punė apo nė romancė, nė mes tė filxhanit, udhėtim i suksesshėm.

Struc - udhėtim.

Sy - do tė vijnė vėshtirėsi mė tė mėdha, bėhuni syhapur. Jeni tė rrethuar me armiq.

Shati - puna e lodhshme ju sjell suksesin.

Shenjtor - mirėqėnie nė shtėpi.

Shigjetė - dashuri e lumtur dhe harmonike. Lajme tė kėqija. Do tė zgjidhni vetė problemet.

Shishe - jetė shoqėrore mjaft aktive.

Shishe - njė shishe, kėnaqėsi, lajme tė mira, mė shumė shishe, sėmundje.

Shkėmb - probleme tė vogla qė shpejt do t'i tejkaloni.

Shkop - vizitor.

Shkronjė nė fundėrrinė - do tė krijoni lidhje me njė person qė ka shkronjėn tuaj tė parė.

Shpatė - dėshpėrim, mosmarrveshje, pėrleshje, grindje.

Shportė - sukses i madh nė punė, pėrfitime financiare.

Shqiponjė - ndryshim shumė i madh, bėhuni tė kujdesshėm.

Shtėpi - siguri, nė krye tė filxhanit, sukses nė dashuri, nė fund tė filxhanit, mosmarrveshje nė martesė, ndarje.

Shtrat - probleme tė vogla tė natyrės personale. Shtrat i bardhė dhe i zbrazėt nė fund tė filxhanit, tregues i njė periudhe tė rėndė, sėmundje.

Shtyllė - promocion, sukses.

Shtypje - mundėsi e mirė pėr punėsim.

Teleskop - aventurė.

Tendė - udhėtim.

Tenxhere - ndihmė nė shoqėri.

Therrje - kujdes, rrezik! Ruajuni.

Thikė - ndėrprerje tė lidhjes, ndarje, gjykim. Keqkuptime tė mėdha, hidhėrim.

Thonj - padrejtėsi, pakėnaqėsi, mossukses.

Thua - shokė tė fshehtė, shenjė pėr rrezik tė madh, kujdes me kė shoqėroheni.

Top - lajme nga ushtar ose persona me uniformė.

Top futbolli - sukses, realizim i qėllimeve.

Torbė, ēantė - sekreti qė fshihni do t'ju zbulohet.

Trekėndėsh - diēka e papritur, shikimi sipėr filxhanit, sukses; shikimi poshtė, mossukeses.

Trėndafil - famė, shėndet i mirė dhe lumturi.

Tupan - skandal, sigurisht nė punė, jokėndshėm pėr fillim.

Tym - gjykim.

Udhė, rrugė - udhėtim, nėse ėshtė rruga e drejtė, gjithcka ėshtė nė rregull; nėse ėshtė e lakuar, ka kuptim tė kundėrt.

Ujk - armiqėsi, xhelozi, egoizėm.

Unazė - lumturi emocionale, nėse ėshtė nė krye tė filxhanit, do tė ketė martesė, nėse ėshtė nė fund tė filxhanit, do tė ketė fejesė tė papritur.

Urė - ekziston barrierė nė sukses, do tė keni komplikime tė pakėndshme.

Ushqim - sukses i madh nė punė, sa mė shumė ushqim aq mė tepėr sukses.

Varkė - do tė mbeteni i/e ve. Jeni tė sigurtė, jeni nėn mbrojtje, do t'ju vizitojė mik i juaj.

Varr - vdekje e tė afėrmve.

Vazo - martesė.

Veturė - e mbushur, vdekje e njė shoku; veturė e zbrazėt - udhėtim i papritur.

Vezė - pėrparim, mirėqėnie, rehati. Peridhė e volitshme qė do t'ju sjelle sukses nė ēdo sferė.

Vijė - e drejtė dhe e qartė, udhėtim, pėrparim, sukses; vijė e lakuar, dėshpėrim; vijė e pjerrėt, gabim nė punė.

Vishnje - lumturi nė punė.

Vrapues - nuk vini baste.

Xhami - para tė papritura. Pėrparim i jashtėzakonshėm nė ēdo aspekt.

Xhip - sukses i madh nė punė.

Xhirafė - mendoni mė herėt se sa flisni.

Ylberi - gėzim, sukses i madh, pėrparim.

Yll - sukses i madh nė punė, shėndet i mirė, lumturi e plotė.

Zambak - lumturi, jetėgjatėsi.

Zebra - avanturė, jetė jo e rregullt.

Zemėr - ngazėllim nė jetėn emocionale, kėnaqėsi, martesė, lumturi, shoqėri. Nėse ėshtė nė fund tė filxhanit, njoftim i ri, shoqėrim me dike.

Zile - lajme tė papritura; njė zile, kėnaqėsi; dy zile, martesė.

Zinxhir - martesė ose fejesė, sukses i madh. Duhet tė mundoheni mė shumė nė punė.

Zog - lajme tė mira.

Zogj - shoqėri, lajme tė mira.

Zvarranik - dėshpėrim nė shoqėri, do t'ju mashtrojė shoku juaj; rrezik

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
HA,cV

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.