Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Cila picė ju pėrshtatet bazuar nė shenjėn tuaj tė horoskopit?

Tė gjithė i duam, por yjet na tregojnė se cila ėshtė e duhura pėr ne, duke u bazuar tek shenja e zodiakut.

Cila picė tė pėrshtatet bazuar nė shenjėn tuaj tė horoskopit?
Cila picė tė pėrshtatet bazuar nė shenjėn tuaj tė horoskopit?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 23/12/2017 11:49, Ndryshuar: 23/12/2017 18:50

Janė tė paktė personat qė nuk i duan picat: njė Margarita apo njė Katėr Stinėt, janė gjithmonė njė zgjedhje e shkėlqyer pėr tė organizuar darka fantastike nė minutėn e fundit, nė shoqėrinė e personave tė dashur.

Pica e duhur me shoqėrinė e duhur mund tė na bėjė vėrtet mė tė lumtur! Tashmė ēdo piceri ofron njė larmi tė madhe pėrbėrėsish, dhe nė bazė tė shenjės zodiakale, mund tė zbulojmė cilėn picė na rekomandojnė yjet! Horoskopi mund tė jetė njė shok shumė i mirė pėr tė qėndruar i kėnaqur nė tavolinė!

Dashi

Juve ju pėlqejnė shijet e forta, por nė tė njėjtėn kohė ato tė thjeshtat dhe tė vėrtetat. Pica juaj ideale sigurisht do tė ishte DIAVOLA, pica klasike me sallam djegės qė kėnaq shijen tuaj. Vaji pikant nuk duhet tė mungojė kurrė nė tavolinėn tuaj dhe ėshtė argėtuese t'iu shohėsh, kur me padurim ekstrem, prisni qė t'iu shėrbehet. Ėshtė shumė e rėndėsishme qė ajo tė mos ftohet, sepse njė picė e ftohtė do t'iu bėnte tė humbisni dėshirėn e madhe pėr ta gllabėruar atė.

Demi

Madhėsia e picės tuaj duhet tė jetė jashtėzakonisht e madhe: nuk mund tė rrezikoni qė tė jeni tė uritur edhe pas ngrėnies. Nuk ju pėlqejnė picat e lehta dhe zakonisht i refuzoni brumėrat dhe drithėrat. Tė shihni njė picė pa mocarela ju trishton dhe ju trondit. Pica juaj ideale ėshtė BISMARK, me proshutė tė gatuar dhe vezė. Kjo bombė e vogėl me kalori ėshtė nė gjendje tė kėnaqė shqisat tuaja dhe tė sjellė pėrsėri humor tė mirė nė fytyrėn e atyre qė humbasin kohė duke numėruar kalori!

Binjakėt

Natyra juaj e dyfishtė nuk mund t'ju ēojė tjetėr veēse te pica MARI E MONTI. Nuk ka rėndėsi qoftė me pėrbėrės nga deti apo nga toka. E shijoni picėn edhe mė shumė duke biseduar me miqtė. Ju pėlqejnė pėrbėrėsit e pazakontė dhe njė nga tė preferuarit e tu mund tė ishte mishi i derrit sė bashku me karkalecat. Nėse lodhesh, zbaton njė nga sjelljet qė zakonisht i adopton edhe nė dashuri: e lė atė nė pjatė.

Gaforrja

Po tė ishte pėr ju, do ta bėnit tė ėmbėl edhe picėn. Dhe nė tė vėrtetė pėrpiqesh ta bėsh shpesh, duke e kombinuar me nutella, sidomos nė fund tė vaktit. Nėse do duhej tė zgjidhnit njė prej tyre, atėherė KATĖR DJATHRAT do tė ishte ideale pėr ju. Ėmbėlsia e djathėrave tė pėrzier tė bėn tė ndjehesh si nė shtėpi, edhe nėse jeni nė restorant apo nė piceri. Prekja e guximshme e gorgonzolas zbulon natyrėn tuaj tė vėrtetė: pavarėsisht butėsisė tuaj tė lindur, nuk tėrhiqesh kurrė mbrapa.

Luani

Ju nuk kėnaqeni me pak pėrbėrės: ju doni njė picė qė t'iu kėnaqė me shijet e larmishme, tė ndryshme por tė ndėrthurura ndėrmjet tyre. Njė Stinėt nuk tė mjafton, i do tė gjitha! KATĖR STINĖT me proshutė tė gatuar, kėrpudha, artiēokė dhe ullinj tė zi me siguri mund t'ju kėnaqė. Njė tjetėr gjė qė ju pėlqen kur porosisni pica, ėshtė t'i shoqėrosh ato me gjizė tė shijshme dhe sallam. Kėnaqėsia qė provoni kur i hani, ju bėn tė ndiheni si nė Olimp mes perėndive!

Virgjėresha

Pėr njė person si ju ėshtė e rėndėsishme tė zgjidhni njė dietė tė ekuilibruar, qė do tė thotė njė picė me brumė qė tretet lehtė. Brumi ėshtė njė nga tė preferuarit tuaj dhe sa mė i shėndetshėm tė jetė, aq mė i shijshėm bėhet nė sytė tuaj. Dhe sa u pėrket pėrbėrėsve, nuk mund tė heqėsh dorė nga perimet sezonale. Dhe sigurohesh gjithmonė qė pica juaj ORTOLANA tė pėrmbajė perimet e pjekura nė skarė dhe jo tė skuqura. Duke qenė se kanė nė pėrbėrje karbohidrate, preferoni t'i hani nė drekė.

Peshorja

Gjėja mė e rėndėsishme pėr ju nė zgjedhjen e picės ėshtė qė pica tė jetė nė pjatė, sepse ju e pėrēmoni ngrėnien me duar. Dhe mundėsisht do tė doje njė salcė tė rafinuar dhe tė sofistikuar. Nuk ju pėlqen ta ekzagjeroni, pėrveēse nė cilėsinė e pėrbėrėsve: mocarela DOP, domate San Marzano, borziloku i freskėt dhe vaji Evo mund ta bėjnė njė picė MARGHERITA gjėnė mė tė mirė qė mund tė shijoni me shoqėrinė tuaj. Edhe aroma e rigonit nuk ju shqetėson aspak.

Akrepi

Ju jeni njė person tepėr i rezervuar dhe misterioz pėr t'u treguar tė tjerėve pėrmbajtjen e picės tuaj. Pica juaj ideale nuk mund tė ishte tjetėr veēse KALCONE. Tė pėlqejnė nė furrė, por nuk keni frikė tė guxoni t'i shijoni edhe nė versionin e skuqur. Nė brendėsi tė saj mund tė zbulohen shijet e thjeshta dhe delikate tė domates dhe mocarelės, ashtu edhe shijet mė tė forta dhe aromatike tė sallamit dhe brokolit. Me njė picė tė nxehtė do tė duhej edhe njė birrė e ftohtė!

Shigjetari

Pėr ju pica ėshtė sinonim i alegrisė dhe argėtimit. Ju pėlqen tė frekuentoni restorantet dhe piceritė mė tė njohura tė momentit, por nuk iu mėrzisin as picat e prera, qė mund t'i hani duke ecur rrugės. Ndėr tė preferuarat tuaja ėshtė padyshim pica klasike WURSTEL E PATATINE (nėse ka, madje edhe me majonezė) qė ju mund ta shijoni edhe nė ēdo qytet. Nuk ka rėndėsi nėse brumi ėshtė i hollė apo i ngjeshur, por mund tė jetė njė argument i mirė pėr tė biseduar me picierin dhe pėr tė treguar gjithēka qė ju dini.

Bricjapi

I dini pėrmendsh menytė e picerive, sidomos ēmimet. Kursimi ėshtė njė nga prioritetet tuaja dhe kur bėhet fjalė pėr pica, pasi tė keni gjetur picerinė mė tė mirė pėr cilėsinė dhe ēmimin, tenton ta bėsh atė njė vend tė pėrhershėm. Ndėr picat tuaja tė preferuara ėshtė sigurisht BOSCAIOLA, tradicionale me kėrpudha, suxhuk dhe shampanjė, e shijshme edhe nė versionin e saj tė bardhė. Nėse e porosisni nė shtėpi, ėshtė mirė ta falėnderoni personin qė ua ka dėrguar.

Ujori

Ju pėlqen tė shfletoni menynė, pėr tė kėrkuar picėn mė ekstravagante dhe origjinale. Tek shijet tuaja tė preferuara pėrfshihen prodhimet e detit dhe ju pėlqen ideja e pėrputhjes sė tyre me mocarelėn apo me djathėrat e tjerė. Pasi ke eksperimentuar me pėrbėrėsit mė tė ēuditshėm si ananasi, apo misri dhe xhenxhefili, tani drejtohesh tek PICA E SHEFIT. A do tė habiteshit po t'iu propozonin njė picė tė mirė napolitane? Mos e nėnvlerėsoni fuqinė dhe mirėsinė e gjėrave tė thjeshta, ato mund t'iu mahnisin me tė vėrtetė!

Peshqit

Pavendosmėria nė zgjedhjen e picės ju shoqėron gjithmonė. Ju pėlqejnė nga pak tė gjitha, por keni frikė se ndoshta disa gjėra tė gatuara nė njė mėnyrė tė caktuar mund t'iu bėjnė keq. E vlerėson shumė pastėrtinė e lokalit dhe gjithmonė kontrollon qė pirunjtė dhe gotat tė jenė tė pastra. Pas pak minutash kamerieri do tė vėrė re se KAPRICOZA ėshtė pica qė keni porositur! Por a jeni tė sigurt se "njė picė kapricoze pa proshutė dhe kėrpudha, me ullinj dhe patėllxhan" nuk ka njė emėr tjetėr?


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
:lSLJ

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.