Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Horoskopi javor 29 Janar 2018 - 4 Shkurt 2018. Kėto janė shenjat mė me fat pėr kėtė javė...

Perspekti ju sjell horoskopin javor, nga astrologu i mirėnjohur Paolo Fox. Javė tė mbarė!

Horoskopi javor 29 Janar 2018 - 4 Shkurt 2018. Kėto janė shenjat mė me fat pėr kėtė javė...
Horoskopi javor 29 Janar 2018 - 4 Shkurt 2018. Kėto janė shenjat mė me fat pėr kėtė javė...
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 29/01/2018 14:04

Dashi

Ditėt e fundit, Marsi ėshtė bėrė mik dhe aleat i Dashit dhe tani, edhe planetėt e tjerė duket sikur po shfaqin aleancėn e tyre. Kėshtu, me pak fjalė, jeni bėrė mjaft tė pėlqyer mes yjeve dhe kjo gjė ju ndihmon qė ta jetoni mė mirė tė tashmen. Kėsisoj, ndėrkohė qė nga e mėrkura, Mėrkuri do tė fillojė t'ju ndihmojė, njė hėnė nė eklips do t'i sigurojė shenjės sė parė tė horoskopit njė periudhė mirėqenieje dhe bukurie.

Demi

Ekzistojnė momente gjatė tė cilave bėhet mjaft e rėndėsishme qė tė pėrpiqemi tė kuptojmė se nga vijmė, qė mė pas tė kuptojmė mė mirė drejtimin dhe fatin tonė. Vėmendja duhet tė pėrqendrohet te dita e mėrkurė. Mėrkuri do ta bėjė tė nevojshme analizėn e karrierės dhe tė hapave qė do tė ndiqen nė jetė. Kur hėna e plotė ta bėjė mė tė qartė atė qė ju zotėroni pėr tė kaluar nė hapin e radhės, ju mund tė filloni tė hidheni nė veprim. Gjatė fundjavės do tė pėrpiqeni qė ta mbani tė gjallė dialogun me personat e afėrt dhe do tė dini tė kėrkoni ndihmė apo kėshillė para njė momenti dobėsie.

Binjakėt

Pas njė periudhe nė hije, Binjakėt tashmė duken sikur duan ta mirėpresin sfidėn e zjarrtė tė Marsit, duke vendosur pėr tė qenė protagonist nė gjithēka. Falė hėnės sė plotė, do tė gjeni forcėn pėr tė rivendosur ekuilibrat nė favorin tuaj, duke mos hequr mė dorė nga aftėsia pėr tė zgjedhur e pėr tė vendosur. Gjatė fundjavės, do tė keni kurajėn e duhur pėr t'u pėrballur me Marsin, por kėtė do ta bėni duke dialoguar me tė, duke gjetur kompromisin e duhur.

Gaforrja

Ju konsideroheni si persona qė keni njė nevojė tė vazhdueshme pėr tė folur, pėr tė kuptuar e pėr tė biseduar, kėshtu qė kur Mėrkuri do tė reshtė sė ndėrhyri, ju do tė jeni mjaft tė lumtur. Nė fakt, duke filluar nga kjo javė, planeti i komunikimit nuk do t'ju detyrojė mė qė tė rrėfeheni. Kjo ėshtė arsyeja pse tė lindurit nė shenjėn e Gaforres do tė bėjnė paqe me fjalėt. Pas disa ditėsh heshtje, gjatė fundjavės, Gaforrja do tė vendoset para zgjedhjesh qė lidhen me kėnaqėsinė dhe argėtimin.

Luani

Ka ardhur momenti pėr tė kuptuar dhe pėr t'u fokusuar nė njė realitet qė ju intereson dhe qė nuk e shpėrfillni dot mė. Keni nevojė pėr shumė energji pėr tė reflektuar e pėr tė kuptuar dhe pėr kėtė do t'ju vijė nė ndihmė Mėrkuri, qė do t'ju shtyjė qė ta kuptoni mė mirė personin tjetėr qė keni pėrballė. Kini kujdes me ato qė thoni dhe mėnyrėn se si e thoni gjatė fundjavės. E shtuna do tė jetė njė ditė ku do t'ju duhet tė pėrcillni pasion dhe energji, ndėrsa e diela do tė jetė njė ditė mė e qetė.

Virgjėresha

Kjo javė do tė jetė e mbushur me sfida tė vogla, me sprova dhe angazhim. Dhe kjo jo vetėm pėr shkak tė Marsit qė pėrpiqet t'ju bėjė tė paduruar, por edhe pse Mėrkuri nuk do t'ju mbėshtetė mė dhe nuk do t'jua bėjė mė situatat argėtuese. Ēdo nismė konkrete duhet ta shtyni pėr tė shtunėn, sepse yjet do t'ju pajisin me energjinė e duhur pėr tė vepruar.

Peshorja

Ndėrkohė qė Mėrkuri bėhet mė miqėsor, ata qė i pėrkasin shenjės sė Peshores do tė dinė tė bėjnė paqe me ide, projekte dhe mendime. Nga e mėrkura do tė ndiheni mė inteligjentė, duke ju ndihmuar ta jetoni mė mirė atė qė ju pėlqen dhe qė e keni pasion. Duhet tė tregoni kujdes gjatė fundjavės, sepse nėse pėrballeni me njė person tė vendosur dhe tė drejtpėrdrejtė, mund tė shfaqni njė mungesė force dhe besimi nė vetvete. Pėrpiquni tė mos ndiheni kurrė inferior ndaj personave qė flasin me ju.

Akrepi

Jeni mjaft tė vetėdijshėm pėr faktin qė jeni shumė me fat dhe keni shumė mundėsi, por nė kėtė moment, nuk e keni shumė tė lehtė pėr tė kuptuar se si t'i shfrytėzoni kėto mundėsi. Por, gjatė mesit tė javės, do tė ndjeni nevojėn pėr tė kuptuar se ēfarė ju nevojitet qė tė pėrpiqeni tė shfrytėzoni mundėsitė qė ju jepen. Pėrpiquni tė kuptoni dhe t'i vlerėsoni hapėsirat qė ju japin mundėsi qė tė bėni pėrpara. Por, gjatė fundjavės do tė keni njė energji tė veēantė.

Shigjetari

Tė lindurit nė kėtė shenjė e nisin javėn nė kushte mjaft tė favorshme. Duke filluar nga e mėrkura, Mėrkuri do t'ju ndihmojė qė t'i pėrjetoni mė mirė raportet me tė tjerėt. Ndėrkohė, hėna e plotė do t'ju ndihmojė tė pėrcaktoni objektiva tė reja dhe tė rėndėsishme gjatė muajve nė vijim. Por, gjatė fundjavės, yjet do t'ju japin disa detyra: gjatė tė shtunės, bėni mirė t'i dorėzoheni pasionit tė zjarrtė nėn shoqėrinė e dikujt qė di se si t'ju stimulojė, ndėrkohė qė tė dielėn pėrpiquni tė mos e ulni shumė entuziazmin.

Bricjapi

Thojini lamtumirė Mėrkurit. Edhe planeti i ideve po ju braktis, duke ju lėnė kėshtu nėn shoqėrinė e Saturnit, i cili ju ndihmon t'i kushtoni mė shumė rėndėsi gjėrave praktike. Ky duket si njė moment mjaft i pėrshtatshėm pėr t'u pėrpjekur qė t'i pėrmirėsoni ato situata qė ndoshta nuk ju shkojnė aq mirė. Bėjeni tani ndėrkohė qė dikush ėshtė i gatshėm t'ju ndihmojė, apo tė paktėn, t'ju dėgjojė. Pėrpiquni qė tė jeni energjik edhe gjatė fundjavės, sepse Venusi do tė pėrpiqet t'ju bėjė qė ta humbisni entuziazmin pėr diēka.

Ujori

Mėrkuri do t'ju pajisė me shkathtėsi mendore dhe fizike dhe me njė shpejtėsi nė mendim dhe nė veprim. Kėshtu qė tregohuni vigjilent duke ditur se jeni pajisur me aftėsitė e duhura pėr t'u pėrballur me gjithēka dhe me ēdo situatė. Tė shtunėn do tė keni shumė dėshirė qė tė dėfreheni me miq, ndėrkohė qė tė dielėn do tė reflektoni pėr atė qė, pėr njė arsye apo pėr njė tjetėr, ju ėshtė mohuar.

Peshqit

Marsi do t'ju bėjė mosbesues dhe nuk do t'ju japė mundėsi qė tė ndiheni i qetė edhe para njė situate tė tillė, tė cilėn mund ta pėrjetonit nė paqe. Por, pėrpiquni qė tė ndiheni i qetė me qėllim qė tė mos e prishni fundjavėn, gjatė sė cilės miq dhe kolegė do tė pėrjetojnė diēka mjaft tė veēantė, ndėrkohė qė ju nuk do tė keni shumė dėshirė pėr gjėra tė bukura.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
MU&.5

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.