Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

9 gjėra qė njerėzit e suksesshėm i bėjnė pėr tė realizuar takime efektive.

Ēdo njeri qė takoni nė jetėn tuaj ka njė impakt tek ju, dhe mund t'ju ndihmojė tė hapni mė shumė dyer nė miqėsi, biznes dhe nė shumė gjėra tė tjera.

Njerėzit e suksesshėm ndjekin disa hapa pėr tė realizuar takime efektive
Njerėzit e suksesshėm ndjekin disa hapa pėr tė realizuar takime efektive
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 02/09/2016 12:35, Ndryshuar: 02/09/2016 19:37
>

Ju kurrė nuk e dini se ēfarė roli do tė luajnė nė jetėn tuaj njerėzit qė takoni. Prandaj ne kemi pėrgatitur pėr ju njė listė me rregullat mė tė rėndėsishme pėr ata qė i'a dijnė vlerėn e kontakteve dhe takimeve tė reja.

Bėni disa kėrkime pra se tė shkoni nė njė takim.

Shumica e takimeve, formale ose informale, nuk janė aksidentale. Beni njė pėrpjekje para se tė shkoni nė njė takim dhe bėni disa kėrkime, kėshtu ju mund tė mėsoni mė shumė pėr personin me tė cilin keni tė bėni. Gjeni informacione pėr eksperiencat e tyre profesionale, formimin personal, dhe interesat e tyre. Kjo do tė ndikojė pozitivisht nė takim dhe takimi do tė jetė mė produktiv. Njerėzit e suksesshėm kurrė nuk e neglizhojnė kėtė rregull tė thjeshtė.

Pėrgatituni pėr kontekstin e takimit.

Nuk ka rėndėsi nėse ėshtė takimi i parė, njė takim me njė furnizues, ose njė intervistė pune, pėrgatituni. Mendoni pėr pyetjet qė do tė bėni gjatė intervistės ose analizoni pyetjet e mundshme qė mund t'ju bėhen dhe pėrgatisni mirė pėrgjigjet.

Mbani mend qė askush nuk ndihet mirė nė takimin e parė.

Nuk ka rėndesi se pėr ēfarė takimi bėhet fjalė, askush nuk ndihet mirė nė takimin e parė me njerėz qė nuk i njeh mirė. Tė gjithė shqetėsohemi pėr pėrshtypjet e para dhe kemi frikė se mund tė humbasim diēka tė rėndėsishme. Por mbani mend, vetėm sepse personi tjetėr duket konfident, nuk do tė thotė qė ai ėshtė i qetė dhe nuk shqetėsohet.

Njė buzėqeshje miqėsore ėshtė aksesori mė i mirė.

Ju kėshillojmė tė buzėqeshni kur takoni njerėzit pėr herė tė parė. Por jo tė gjitha buzėqeshjet janė tė njėjta. Njė buzėqeshje e pasinqertė do te kishte njė impakt negativ nė ndėrveprimin me tė tjerėt.

Shikojeni personin tjetėr nė sy.

Ta shikosh dikė nė sy, tregon qė jeni i sinqertė, i hapur dhe person kurajoz. Dikush qė i ul sytė kur flet me dikė shpesh shikohet me dyshim.

Bėni njė takim me kulturė te pranueshme.

Mėnyrat e takimit ndryshojnė nė vende tė ndryshme tė botės. Prandaj nėse po planifikoni njė takim me njė person tė huaj pershtatuni me kulturėn e atij personi.

Vini re ambjenin rrotull personit qė takoni.

Nėse takoni dikė nė zyrėn e tij, apo nė shtėpinė e tij shikoni rrotull. Ju mund tė gjeni disa tė dhėna kyēe pėr identitetin e personit me tė cilin flisni. Kushtojini vėmendje gjithēkaje pėrreth jush si: librat, veprat e artit, mobiljet, dekorimet e vogla dhe fotografitė. Kjo do t'ju ndihmojė tė ndėrtoni njė raport tė mirė me personin tjetėr.

Pėrqėndrohuni nė interesat e personit tjetėr.

Pėrqėndrohuni nė nevojat, interesat, dhe rehatinė e njerėzve tė tjerė. Drejtojuni atij me njė gjuhė qė e kupton, dhe ofrojini atyre ēfarė ata duan.

Mos e zgjasni takimin tuaj.

Ėshtė e rėndėsishme ta ndėrprisni takimin tuaj nė kohė. Edhe pse kanė mbetur disa ēėshtje tė pasqaruara, ėshtė njė situatė e pranueshme pėr takimin e parė. Koha e mjaftueshme pėr takimin e parė ėshtė rreth njė orė. Mos u zgjasni mė shumė.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
7(b>:

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė