Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Horoskopi pėr muajin Prill.

Ju tregojmė horoskopin pėr muajin Prill, tė parashikuar nga astrologu mė i mirė Anglez, Russell Grandt.

Horoskopi pėr muajin Prill.
Horoskopi pėr muajin Prill.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 02/04/2017 20:06

Dashi

Ju do tė punoni fort pėr tė pėrmirėsuar situatėn financiare nė fillim tė muajit. Ka mundėsi tė kėrkoni rritje rroge, tė rrisni ēmimet ose tė aplikoni pėr njė punė mė tė mirė. Mbajini tė gjitha faturat sepse ka mundėsi qė tė jetė e nevojshme tė ktheni njė artikull tė kushtueshėm qė nuk ka pėrmbushur pritshmeritė tuaja ose ėshtė i dėmtuar. Hėna e Plotė nė datėn 11 do tė shkaktojė njė pengesė tė fortė nė njė marrėdhėnie tė afėrt. Jini i kujdesshėm qė tė keni njė sjellje demokratike me partnerėt tuaj romantikė ose nė biznes. Do tė kėrkoni qė familja tė bashkohet pėr Pashkė; dhe ju do ta shijoni krijimin e njė ceremonie tė mirė. Punėdhėnėsi juaj do tė bėhet mė pak kėrkues gjatė pjesės sė dytė tė muajit Prill, duke ju lejuar tė merrni mė shumė pėrgjegjėsi nė familje. Nė datėn 26, ju do tė shikoni njė pėrmirėsim tė dukshėm nė tė ardhurat tuaja. Duke pasur mė shumė para, do tė keni edhe mė shumė kohė pėr aktivitete relaksuese. Do tė jetė njė ide e mirė tė bėni njė pushim vetmitar nė det. Pėrdoreni kėtė mundėsi pėr tu rilidhur me anėn tuaj shpirtėrore.

Demi

Do tė jetė e lehtė pėr ju tė tėrhiqni vėmendje gjatė muajit Prill. Pėrdoreni kėtė mundėsi pėr tė promovuar axhendėn tuaj ose pėr tė rritur kėrkesat. Fuqitė tuaja bindėse do tė jenė shumė tė forta, duke e bėrė tė vėshtirė pėr tė tjerėt qė tė refuzojnė kėrkesat tuaja. Pasi tė keni marrė informacione tė reja, ju do tė rishikoni disa nga opinionet tuaja pėr ngjarjet aktuale. Pėrgatituni tė kėrkoni falje pėr ndonjė konfuzion tė shkaktuar. Nė datėn 11, Hėna e Plotė do tė krijojė njė kthesė nė punė. Pėrzierja e jetės personale me atė profesionale do tė shkaktojė qė ju tė jeni i palumtur. Nėse mendoni qė duhet ti kėrkoni njė kolegu tė dalė me ju, duhet ta mendoni mirė. Pashkėt sjellin njė mundėsi shumė tė mirė pėr tu shoqėruar me njerėz tė kujdesshėm qė nxjerrin nė pah mė tė mirėn prej jush. Shpenzimet do tė rriten gjatė pjesės sė dytė tė muajit, pavarėsisht pėrpjekjeve tuaja pėr tė kursyer. Lanēimi i njė programi tė ri pėr pėrmirėsimin e vetes do tė jetė i suksesshėm rreth datės 26, falė Hėnės sė Re fuqizuese. Ktheni njė faqe tė re.

Binjakėt

Ju do tė merrni ndihmė nga njė shok i pazbuluar nė fillim tė Prillit. Mos e vini nė diskutim fatin kur tė merrni njė sasi tė madhe parash. Nė vend tė kėsaj, falenderoni duke bėrė njė dhurim ose duke bėrė njė bamirėsi pėr njė qėllim tė mirė. Pėrballja me njė ēėshtje burokratike do tė jetė mė acaruese se zakonisht gjatė gjysmės sė parė tė muajit. Nėse mund tė shtyni njė ēėshtje biznesi pėr nė Maj, shtyjeni. Hėna e Plotė nė datėn 11, do t'ju bėjė tė kuptoni qė njė marrėdhėnie romatike problematike nuk ėshtė e mirė pėr ju dhe energjitė tuaja. Nė vend tė kėsaj, rezultatet e njė projekti kreativ mund tė jetė zhgėnjyes. Miqtė do t'ju ndihmojnė gjatė periudhės sė Pashkėve, kur ju duhet energji shtesė pėr tu pėrballur me njė ēėshtje ligjore. Shtyni njė projekt tė rėndėsishėm personal pėr nė gjysmėn e dytė tė muajit, edhe nėse do t'ju duhet tė punoni me njė figurė autoritare kokėfortė. Hėna e Re nė datėn 26 do t'ju ofrojė njė mundėsi tė mirė pėr tė pushuar, qetėsuar dhe rikuperuar nga lodhja. Bėni njė trajtim privat.

Gaforrja

Puna me njė partner do t'ju ndihmojė tė sillni nė jetė ėndrrėn tuaj mė tė madhe gjatė ditėve tė para tė Prillit. Mos lejoni tė afėrmit pesimistė dhe koleget t'ju presin fuqinė. Njė shok nga e kaluara do tė pėrpiqet tė rilidhet me ju; kthimi nė kohėt e vjetra do tė bėjė qė kujtime tė harruara tė rikthehen. Hėna e Plotė nė datėn 11 mund tė sjellė njė situatė tė tensionuar nė familje qė duhet ta pėrballoni. Mund tė jetė njė kohė e mirė pėr tė gjetur njė zgjidhje tė shėndetshme jetese. Udhėtimi mund tė jetė nė axhendėn tuaj gjatė periudhės sė Pashkėve. Kjo mund tė jetė kohė e mirė pėr tė shkuar nė njė pelegrinazh shpirtėror. Marrja e mė shumė pėrgjegjėsive nė njė marrėdhėnie tė afėrt do tė jetė fuqizuese gjatė gjysmės sė dytė tė muajit. Kjo ėshtė njė mundėsi shumė e mirė pėr tė treguar sesa efektivė mund tė jeni nėse do tė jeni nė krye tė punėve. Nė datėn 26, Hėna e Re do t'ju bėjė tė shoqėrueshėm dhe ju do tė dilni nga guacka. Ėshtė njė periudhė shumė e mirė pėr tė shkuar nė njė event. Filloni tė vishni veshje qė kapen nga sytė e tė tjerėve. Ju do tė kaloni shumė mirė dhe do tė argėtoheni pa fund.

Luani

Do t'ju ofrohet njė mundėsi nė karrierė qė duket e parealizueshme. Bėni gjithēka qė mundeni pėr ta marrė kėtė pozicion. Pėrmirėsoni CV-nė tuaj, bėni njė listė me referenca dhe bėni njė portofol tė punėve tė mėparshme tuajat. Ndoshta do t'ju duhet tė kaloni disa intervista pėrpara se tė filloni punė. Nė datėn 11, Hėna e Plotė do tė sjellė disa lajme tė mėrzitshme. Mund tė jetė e nevojshme tė ndryshoni zakonet e ngrėnies dhe ushtrimeve fizike. Nė fillim kėto ndryshime do tė jenė tė vėshtira pėr tu bėrė. Bėhuni i durueshėm dhe i vazhdueshėm. Ju do tė admiroheni pa fund gjatė takimeve qė do tė bėni nė periudhėn e Pashkėve. Sigurohuni qė tė vishni diēka qė bie nė sy. Kushtojini rėndėsi tė veēantė sinjaleve qė ju jep trupi gjatė gjysmės sė dytė tė muajit. Nėse njė dhimbje e vjetėr rikthehet, bėni njė vizitė tek mjeku. Hėna e Re nė datėn 26 do t'ju vendosė nė qendėr tė vėmendjes, aty ku keni dhe vendin. Ju mund tė futeni nė ēėshtjet e politikės ose do tė keni njė ngritje tė mirė nė detyrė.

Virgjėresha

Fillimi i Prillit ėshtė njė kohė shumė e mirė pėr tė bėrė plane pėr tė udhėtuar. Do tė jetė shumė mirė qė tė vizitoni njė vend qė ju ka tėrhequr qė nė fėmijėri. Njė ēėshtje ligjore do tė hasė njė pengesė gjatė gjysmės sė parė tė muajit. Bėhuni gati tė pėrballeni me disa probleme qė keni pasur por qė nuk i keni zgjidhur dot. Nė datėn 11, Hėna e Plotė do tė krijojė njė tendosje financiare. Mund tė jetė koha qė tė flisni me njė fėmijė ose me njė tė dashurin tuaj qė ka shije tė shtrenjta. Pashkėt do tė sjellin njė mundėsi tė mirė qė tė shpenzoni kohė cilėsore me miqtė dhe tė afėrmit tuaj. Njė flakė e vjetėr do tė pėrpiqet tė kthehet pėrsėri nė jetėn tuaj gjatė gjysmės sė dytė tė muajit. Mendoni me kujdes nėse doni tė pėrfshiheni apo jo nė njė marrėdhėnie pėr herė tė dytė, veēanėrisht nėse ka njė arsye tė mirė pėrse jeni ndarė herėn e parė. Hėna e Re nė datėn 26 ėshtė ideale pėr tė zgjeruar horizontet tuaja. Pėrdoreni kėtė mundėsi pėr tė vendosur veten nė njė linjė mėsimi.

Peshorja

Pasioni do tė nxjerrė nė sipėrfaqe njė marrėdhėnie intime nė ditėt e para tė muajit. Nėse jeni beqar, ju mund tė takoni dikė special nė njė takim biznesi ose nė ēėshtjet profesionale. Shikoni dhe kontrolloni nė mėnyrė tė detajuar pasqyrat financiare gjatė gjysmės sė parė tė muajit. Provoni aktivitete tė pazakonta ose merrni detyra tė panjohura pėrsiper sa mė shpejt tė jetė e mundur. Hėna e Plotė nė datėn 11 do t'ju detyrojė tė mbroni reputacionin tuaj nga njė i afėrm qė ndėrhyn nė punėt tuaja. Mos lejoni familjen tuaj kontrolluese tė influencojė vendimet tuaja. Njė sasi e madhe parash do tė vijė tek ju gjatė periudhės sė Pashkėve, duke ju bėrė tė mundur tė bėni njė pagesė tė prapambetur pėr njė shtėpi ose njė makinė. Familja juaj do tė bėjė ndryshime tė mėdha gjatė gjysmės sė dytė tė muajit, duke e bėrė kėtė njė kohė tė mirė pėr tė rregulluar ose modernizuar shtėpinė tuaj nė njė mėnyrė ose nė njė tjetėr. Nė datėn 26, ju do tė keni mundėsinė tė krijoni njė siguri financiare afatgjatė. Bėni njė testament, siguroni jetėn ose bėni njė plan pensioni.

Akrepi

Njė partner po ju inkurajon tė bėni njė lėvizje tė guximshme. Falė suportit tė tyre, ju do tė merrni vendime dhe do tė ecni pėrpara me hapa qė nuk i kishit menduar si tė realizueshėm. Ju duhet tė riprekni njė ēėshtje tė vjetėr me njė partner biznesi ose njė partner romantik. Rezistojini tundimit pėr ta fshehur njė rikthim tė mundshėm nėn tapet. Nė datėn 11, njė sekret i sikletshėm do tė dalė nė dritė. Bėhuni gati tė bėni pak kontroll tė dėmshėm nė kėtė kohė stresuese. Lajme pėr njė fejesė, martesė ose shtatzani mund tė lanēohen gjatė peridhės sė Pashkėve, duke sjellė festime tė shumta. Gjysma e dytė e Prillit do tė sigurojė qė ju tė ndryshoni mendimet nė njė ēėshtje lokale. Kėrkojini falje dikujt qė i keni pėrbuzur opinionet. Hėna e Re nė datėn 26 do tė shėnojė fillimin e njė partneriteti tė frytshėm biznesi ose njė romance pasionante. Kjo aleancė do tė bėjė qė mendimet tuaja kreative tė rrjedhin lirisht. Pėrdoreni kėtė mundėsi pėr tė riparė njė projekt kreativ qė e braktisėt disa kohė mė parė.

Shigjetari

Puna nė njė komision ose me bazė projektesh mund t'ju sjellė njė sasi tė madhe parash nė fillim tė muajit. Ju do tė performoni shumė mirė gjatė kėsaj kohe stimuluese. Nėse jeni pa punė, ju mund ta gjeni njė tė tillė me njė punėdhėnės pėr tė cilin keni punuar shumė kohė mė parė. Nė datėn 11, Hėna e Plotė do tė shkaktojė debate me miqtė. Edhe pėrse urreni tė bėni debate, ju duhet tė mbani anė. Ditėt rreth periudhės sė Pashkėve do tė jenė perfekte pėr tė ndjekur dėshirat tuaja familjare. Ėshtė njė kohė pozititve pėr tė shijuar ushqim tė mirė me njerėzit mė tė afėrt dhe mė tė dashur. Bėni mė tė mirėn pėr tė ruajtur burimet tuaja financiare gjatė gjysmės sė dytė tė Prillit. Harxhoni sa mė pak para tė jetė e mundur pėr sa mė shumė kohė tė jetė e mundur. Nė datėn 26, Hėna e Re do tė bėjė qė tė ndryshoni stilin tuaj tė jetesės. Do tė pėrmirėsoni dietėn tuaj, ushtrimet dhe regjimet e gjumit gjėra kėto qė do tė sjellin rezultate mbreslėnėse. Heqja e njė zakoni tė keq do tė jetė ēlirues; merrni ndihmė profesionale nėse ju duhet.

Bricjapi

Magnetizmi juaj i fuqishėm tėrheq shumė admirues nė fillim tė Prillit. Nėse ju jeni beqar, do tė shijoni takime tė shumta gjatė kėsaj periudhe. E keni njė partner? Do t'ju duket sikur po shijoni njė muaj mjalti tė dytė me tė dashurin tuaj. Tregohuni i durueshėm dhe qėndroni i fokusuar qė tė bėni punėn mė tė mirė qė mundeni. Hėna e Plotė nė datėn 11 do t'ju gjejė duke u pėrballur me njė figurė autoritare fyese. Ju mund tė vendosni qė ėshtė koha tė lini njė pozicion qė ėshtė bėrė shumė stresues pėr tu pėrballuar. Njė mesazh i kėndshėm nga dikush special do ta bėjė shpirtin tuaj tė lulėzojė gjatė periudhės sė Pashkėve. Gjatė pjesės sė dytė tė muajit, ju duhet tė bėni rregullime nė programin pėr pėrmirėsimin e vetes qė ju merr shumė energji. Nė datėn 26, Hėna e Re do tė bėjė qė ju tė ndėrmerrni njė rrezik financiar dhe emocional. Kjo pengesė do t'ju paguajė bujarisht.

Ujori

Pėrmirėsimet nė shtėpi do tė bėjnė jetėn tuaj tė pėrditshme shumė mė tė thjeshtė; pėrdorni ditėt e para tė Prillit pėr tė rregulluar kuzhinėn ose banjon. Njė ēėshtje pronash do tė hasė disa pengesa gjatė pjesės sė parė tė muajit. Merrni parasysh vonesat, prishjet mekanike dhe keqkuptimet nė hapat tuaj tė mėtejshėm. Do tė jetė shumė mė e lehtė pėr tė rregulluar gjėrat kur jeni i qetė dhe i fokusuar. Nė datėn 11, Hėna e Plotė do tė shkaktojė debate pėr fenė, politikėn ose kulturat e ndryshme. Nė vend qė ti hidhni benzinė zjarrit, dėgjoni me kujdes tė gjithė pikėpamjet. Rilidhuni me miqtė dhe familjarėt gjatė periudhės sė Pashkėve. Gjysma e dytė e muajit Prill do t'ju gjejė duke bėrė beteja me njė institucion burokratik. Njė ndryshim nė politikė do tė krijojė pakėnaqėsi tė shumta pėr ju. Nėse njė agjensi refuzon tė qėndrojė nė marrėveshjen origjinale, ju mund tė kontaktoni median. Hėna e Re nė datėn 26 ėshtė perfekte pėr tė blerė ose pėr tė shitur njė pronė.

Peshqit

Bashkohuni me njė organizatė profesionale ose kreative gjatė ditėve tė para tė Prillit. Ju jeni shumė tė pėrpiktė me numrat gjatė kėsaj kohe tė rėndėsishme. Kontrolloni shumė herė fushėn e adresės para se tė shtypni butonin Send nė e-maile. Mesazhet e padėrguara mirė mund tė shkaktojnė probleme tė shumta gjatė gjysmės sė parė tė muajit. Hėna e Plotė nė datėn 11 do tė sjellė njė shpenzim tė papritur. Do t'ju duhet tė manovroni nė buxhet pėr tė pėrmbushur angazhimet financiare. Pėrdoreni sharmin tuaj tė konsiderueshem pėr tė bėrė njė punė shumė tė mirė gjatė periudhės sė Pashkėve. Pjesa e dytė e muajit do tė sjellė ndryshime tė mėdha nė rrjetin tuaj social. Mund tė jetė koha qė tė pastroni disa njerėz nga Facebook. Nė datėn 26, Hėna e Re do t'ju japė njė mundėsi pėr tė pėrmirėsuar disa aftėsi tė vlefshme. Mėsoni si tė bėni mobilje ose tė rregulloni pajisje dhe kėshtu do tė ndiheni shumė i kėnaqur. Nėse dini tė luani letrat mirė, ju mund tė jeni i aftė tė pėrdorni njohuritė tuaja pėr tė pėrmirėsuar tė ardhurat.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
N[>\K

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė