Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Horoskopi javor 13 Nėntor 2017 - 19 Nėntor 2017

Perspekti sjell pėr ju horoskopin javor. Njė javė e mirė pėr tė gjitha shenjat.

Horoskopi javor 13 Nėntor 2017 - 19 Nėntor 2017
Horoskopi javor 13 Nėntor 2017 - 19 Nėntor 2017
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 13/11/2017 10:46

Dashi

Falė pranisė sė Marsit nė shenjėn tuaj, edhe pėr kėtė javė do tė jeni tė vendosur, do tė punoni me pasion dhe ndoshta do tė tregoheni dhe pak tė ashpėr. Shpesh do ta gjeni veten nė shoqėrinė e njerėzve optimistė qė besojnė nė gjėrat e bukura tė sė tashmes. Do tė jeni tė hapur ndaj dialogut dhe mė pak tė prirur pėr tė treguar forcėn. Bėni kujdes nė fundjavė kur si pasojė e njė ndryshimi mund tė mos reagoni dhe aq mirė.

Demi

Venusi, Jupiteri dhe Dielli nuk do tė jenė nė shenjėn tuaj gjatė kėsaj jave. Do t'ju duhet t'i merrni gjėrat me optimizėm, ndoshta edhe pėr t'i bėrė qejfin dikujt qė po kalon njė fazė delikate nė jetėn e vet. Do tė veproni me altruizėm dhe do tė tregoni mirėkuptim, duke mos u kushtuar vėmendje gjėrave qė nuk ju pėlqejnė dhe aq shumė. Do tė jeni ju iniciatori kryesor pėr tė bėrė ndryshime nė ēift. Tė dielėn mos u pėrfshini nė situata qė ju bėjnė tė jeni dyshues.

Binjakėt

Dihet qė tė lindurit e kėsaj shenje nuk ndihen shumė rehat nė njė botė magjike tė mbushur me optimizėm. Mendja juaj tepėr aktive arrin tė depėrtojė nė thellėsi tė situatave nė dukje tė bukura. Kjo ndjesi do t'ju shoqėrojė tė paktėn deri tė enjten, kur s'do tė mungojnė rastet pėr t'u argėtuar. Por ju sėrish do tė shfaqni mosbesim. Tė premten, falė pranisė sė Marsit nė shenjėn tuaj, do tė keni forcėn e nevojshme pėr tė thėnė "jo" pėr gjėrat qė i konsideroni sipėrfaqėsore. Koha do ta tregojė qė keni tė drejtė.

Gaforrja

Si mund tė kaloni njė javė sa mė tė qetė? Thjesht mos mendoni shumė pėr punėn dhe detyrimet qė keni. Marsi nuk do tė ndikojė pėr mirė nė shenjėn tuaj kėtė javė, duke ju bėrė tė ndiheni tė stresuar dhe nė faj se nuk po bėni mjaftueshėm, si dhe do tė keni ndjesinė se jeni nė vendin e gabuar. Por falė ndikimit pozitiv tė planetėve tė tjerė do t'ju kthehet buzėqeshja. Nė fundjavė do t'i keni idetė tė qarta dhe do tė merrni iniciativėn pėr tė konkretizuar mendimet tuaja.

Luani

Nė kėtė periudhė tė vėshtirė pėr shenjėn tuaj ju do tė zgjidhni tė reagoni me humor. Mėrkuri ėshtė planeti qė do t'ju favorizojė pėr kėtė javė. Edhe pse gjendja mund tė jetė e vėshtirė, ju do ta merrni me lehtėsi ēdo gjė. Falė kėtij qėndrimi optimist do tė keni energjinė e nevojshme pėr tė pėrballuar problemet e javės. Kurse tė shtunėn, Hėna e re nė shenjėn tuaj do tė ndikojė qė situata tė ndryshojė pėr mirė.

Virgjėresha

Java do tė fillojė disi kaotike dhe ju nuk do tė jeni shumė objektivė dhe tė kthjellėt. Megjithatė tė tjerėt do t'i vlerėsojnė pėrpjekjet tuaja, idetė qė do tė jepni dhe iniciativat qė do tė merrni. Vetėm ju do tė jeni tė pakėnaqur e do tė mbani qėndrim kritik. Megjithatė kjo s'do tė zgjatė shumė dhe ju do tė tregoheni tė vendosur. Nė fundjavė do t'u pėrkushtoheni raporteve tuaja. Gjithashtu do tė keni bashkėpunime tė frytshme.

Peshorja

Venusi dhe Jupiteri do tė kalojnė nė shenjėn tuaj gjatė kėsaj jave. Kjo do t'ju ndihmojė qė tė jeni optimistė dhe tė keni besim nė forcat tuaja. Mos bėni punė me nxitim, sepse mund tė jetė sfilitėse pėr ju. Falė mbėshtetjes sė Marsit pėrpjekjet tuaja s'do tė shkojnė dėm. Kurse prania e Neptunit nė shenjėn tuaj do t'ju ndihmojė qė t'i merrni gjėrat me qetėsi. Tė shtunėn do tė pėrpiqeni tė pėrmirėsoni raportet me tė gjithė. Tė dielėn bėni mirė tė ruheni prej atyre qė tregohen shumė dyshues.

Akrepi

Ndonjėherė nuk arrijmė t'i dallojmė tė mirat qė kemi dhe ta kuptojmė realitetin tonė. Nga njėra anė keni mbėshtetjen e Diellit, Jupiterit dhe Venusit, qė pėr kėtė javė do tė kalojnė nė shenjėn e akrepit duke ju dhėnė energji pozitive, por nga ana tjetėr ėshtė natyra juaj e ndrojtur dhe dėshira juaj pėr tė mos rėnė nė sy dhe pėr tė mos u sjellė si protagonistė. Me pak fjalė, do ta keni tė vėshtirė ta vlerėsoni mbėshtetjen e planetėve, por ia vlen ta provosh. Tė shtunėn do tė merrni iniciativa tė reja falė pranisė sė Hėnės nė shenjėn tuaj, kurse tė dielėn mundohuni tė mos e humbisni durimin.

Shigjetari

Si ndiheni pėr faktin qė Mėrkuri ėshtė vendosur nė shenjėn tuaj? Ndoshta ju krijohet ndjesia se e keni gjithēka nė kontroll, por kjo ėshtė njė pėrshtypje e gabuar. Do t'i keni disi tė paqarta idetė gjatė fillimit tė kėsaj jave, por nė fund kjo ka pėr t'ju pėlqyer. Pas ditės sė enjte do tė rigjeni pasionin dhe do tė keni energji tė reja. Mos harroni se duhet tė merreni dhe me gjėrat qė ju sjellin kėnaqėsi, sepse ndonjėherė mbajtja e angazhimeve mund tė rezultojė e vėshtirė.

Bricjapi

Marsi dhe Plutoni do tė krijojnė njė klimė tensionesh nė shenjėn tuaj gjatė ditėve nė vazhdim. Marsi ju shtyn qė tė angazhoheni nė maksimum, duke bėrė qė ndonjėherė tė lodheni mė kot. Por falė mbėshtetjes sė planetėve tė tjerė ju do tė keni luksin qė t'i merrni gjėrat me qetėsi. Mundohuni qė tė mos lodheni shumė gjatė kėsaj jave, duke ju kushtuar dhe kėnaqėsisė tuaj. Tė shtunėn pranoni propozimin e njė personi tė afėrt pėr ju.

Ujori

Ky ėshtė njė moment mjaft i rėndėsishėm pėr tė lindurit e kėsaj shenje, sidomos nė aspektin profesional. Megjithatė jeni tė ndėrgjegjshėm se duhet tė ndėrmerrni disa rreziqe. Do tė vendosni qė tė mos merreni hė pėr hė me ēėshtjet tuaja personale pėr t'ju kushtuar vėmendje atyre gjėrave qė s'mund t'i injoroni. Momenti mė i pėrshtatshėm pėr tė marrė vendime do tė jetė nė fundjavė, atėherė kur edhe ju do tė ndiheni mė tė sigurt.

Peshqit

Do tė jenė tė shumtė planetėt qė do t'ju pėrkrahin gjatė kėsaj jave. Ditėn e hėnė do tė ndiheni optimistė dhe nuk do tė trembeni prej kaosit qė mbizotėron. Pastaj, andej nga e enjtja, tė njėjtėt persona qė ndienin pasiguri do tė marrin iniciativa. Por kjo sjellje e tyre nuk do t'ju shqetėsojė, sepse do tė vazhdoni tė ndiheni tė mbrojtur nga kozmosi. Tregohuni tė vėmendshėm ditėn e shtunė kur Hėna do tė ndriēojė nė shenjėn tuaj dhe do tė ndikojė qė t'ju ndizen pasionet.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
ZTO;F

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.