Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Parashikimet e horoskopit Kinez pėr vitin 2018

Zodiaku Kinez funksionon me njė rotacion 12-vjeēar, ku secila shenjė kafshėsh ka viti e vet.

Parashikimet e horoskopit Kinez pėr vitin 2018
Parashikimet e horoskopit Kinez pėr vitin 2018
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 29/11/2017 17:53

Shenja juaj bazohet nė vitin kur keni lindur. Megjithatė, ajo qė shumė njerėz nuk e kuptojnė,ė shtė se shenja juaj ėshtė vetėm njė pjesė e historisė: ka njė element qė gjithashtu lidhet me ju: metal, ujė, dru dhe tokė. "Nė astrologjinė perėndimore", thotė ekspertja e astrologjisė Kineze, Sharon Smith, "ne kemi planete, kemi shtėpitė".

"Nė astrologjinė Kineze, ata kanė diēka qė e quajnė katėr kolonat. Katėr kolonat tė japin njė indikacion pėr ekuilibrin e elementėve nė jetėn tėnde. Duhen 60 vjet pėr tė kaluar nėpėr njė cikėl tė plotė nė astrologjinė kineze, sepse keni pesė elementet dhe 12 kafshėt dhe secila kafshė kalon nėpėr secilin element".

Viti 2018 do tė jetė viti i Qenit tė Tokės, qė do tė thotė mė shumė stabilitet dhe njė ndjesi mė tė madhe tė tė qėnit me kėmbė nė tokė. Pėr disa shenja, viti i Qenit tė Tokės ėshtė shenjė shumė e mirė, por jo pėr tė gjitha. Sipas Smith, "kafshėt qė do tė kenė mė shumė telashe janė dragoi, delja (ose dhia) dhe gjeli. Ato qė janė mė tė pajtueshme me energjinė e qenit do tė jenė tigri, lepuri dhe kali".

Miu

Viti i lindjes:

1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008

Viti i ardhshėm i Miut:

2020

Parashikimi:

Njerėzit e shenjės sė miut do tė detyrohen tė mendojnė pėr tė ndryshuar mėnyrat e tyre gjatė 2018. Do tė duhet tė riekzaminojnė vlerat e tyre dhe mėnyrėn si lidhen me tė tjerėt. "Njerėzit e shenjės sė miut janė tipa klanesh", thotė Smith. "Ata mbyllen nė vete dhe janė shumė tė tėrhequr psikologjikisht. Qeni nuk ėshtė kėshtu. Qeni ėshtė i drejtpėrdrejtė dhe i ndershėm, kėshtu qė qeni do i mėsojė diēka se si tė lidhet me njerėzit nė mėnyrė mė direkte". Parė nė dritė pozitive, ky mund tė jetė viti kur ata tė shenjės sė Miut mėsojnė tė dalin nga guacka proverbiale. Megjithatė, mundet qė edhe tė vuajnė dhe tė ndjejnė njė farė tensioni nė marrėdhėniet e tyre.

Demi (ose Bufalo)

Vitet e lindjes sė Demit:

1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009

Viti tjetėr i Demit:

2021

Parashikimi:

Demi do tė pėrfitojė nga viti i Qenit tė Tokės. "Demat janė punėtorė tė vėrtetė", thotė Smith. Megjithatė: "Ata kanė ankth pėr shumė gjėra. Natyra punėtore dhe e qėndrueshme e Demit ėshtė diēka qė Qeni e respekton dhe simpatizon. Ndėrkohė qė Demat zakonisht janė tė fortė dhe tė guximshėm, ndonjėherė mund tė lėkunden nė bindjet e tyre dhe tė vėnė nė dyshim veten.Por Qeni mund ta mbrojė Demin dhe ta mbajė nė rrugėn e duhur," shton Smith. Nė fund tė fundit, raca tė ndryshme tė qenve janė rritur nė mėnyrė specifike pėr tė ruajtur bagėtinė dhe fermat. Nė kuptimin simbolik, kjo do tė thotė se edhe pse viti i ri mund tė sjellė disa pengesa nė rrugėn tuaj, pa dyshim do tė jeni nė gjendje tė qėndroni tė vendosur.

Tigri

Vitet e lindjes sė Tigrit:

1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010

Viti tjetėr i Tigrit:

2022

Parashikimi:

Siē ėshtė thėnė mė parė, Tigri ėshtė njė nga shenjat qė do tė ketė sukses mė sė shumti nė vitin 2018. Ata nėn shenjėn e Tigrit do tė shohin qė ambiciet e tyre do tė shpėrblehen nė vitin e ri. "Tigri do tė ketė njė mundėsi pėr t'u lidhur me njerėz tė nivelit tė lartė", thotė Smith. "Ėshtė njė vit vėrtet i mirė suksesi dhe prosperiteti pėr Tigrat. Ata bėjnė mirė nė vitin e Qenit". Pėrforcuar nga ndjenja e tyre e brendshme e besimit, Tigrat do tė shohin se shumė mundėsi interesante do tė vijnė nė rrugėn e tyre dhe do i rrokin menjėherė.

Lepuri

Vitet e lindjes sė Lepurit:

1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011

Vitin tjetėr i Lepurit:

2023

Parashikimi:

Viti i kaluar-2017-ishte viti i Gjelit tė zjarrtė. Ishte shumė i ethshėm, me ritme tė shpejta dhe eksplozive, tė cilat me tė vėrtetė kėrcėnuan dhe sollėn fat tė keq tek lepujt. Viti i Qenit tė Tokės ėshtė nė thelb e kundėrta. "Lepuri ėshtė nė njė pozicion mjaft tė mirė, sepse ėshtė njė pėrvojė mė e sigurt pėr lepurin, nė Vitin e Qenit", thotė Smith. Edhe pse, nė realitet, qentė i gjuajnė lepujt, lepujt janė gjithnjė tė shpejtė dhe mjaft tė menēur pėr t'i shpėtuar. Ky fakt i jetės pėrkthehet nė temėn mbizotėruese qė do tė shėnojė Zodiakun kinez pėr lepujt nė 2018. Edhe nėse paraqiten situata tė vėshtira, Lepuri do tė jetė nė gjendje tė manovrojė rreth situatave tė kėqia dhe tė krijojė fat dhe sukses tė madh.

Dragoi

Vitet e lindjes sė Dragoit:

1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012

Viti tjetėr i Dragoit:

2024

Parashikimi:

"Dragonjtė dashurojnė spektaklin. Ata e duan madhėshtinė dhe vdesin pėr vėmendje. Pėr fat tė keq pėr ta, Qenit nuk i bėhet vonė. Dragonjtė janė shumė verbues dhe krijues, dhe ata janė shumė tė mirė nė performancė," thotė Smith, "por qentė nuk janė tė impresionuar nga gjėra tė tilla. Dragoi nuk mund tė ketė shumė kėnaqėsi kėtė vit, sepse Viti i Qenit nuk ėshtė pėr atė lloj tė shfaqjeje". Shkurt, viti 2018 do tė jetė njė vit jashtėzakonisht modest pėr Dragoin. Ata nuk do tė marrin vlerėsimet qė duan aq dėshpėrimisht dhe do tė "fluturojnė nėn radar". Dragonjtė mund tė ndihen tė frustruar dhe tė mėrzitur kur ata nuk marrin njohjen qė mendojnė se meritojnė, qoftė nė punė ose nė shtėpi. Dragonjtė do tė bėjnė mė mirė tė punojnė prapa kuintave dhe tė mos pėrfshihen nė konfrontime", pėrfundon Smith.

Gjarpėri

Vitet e lindjes tė Gjarpėrit:

1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013

Viti tjetėr i gjarpėrit:

2025

Parashikimi:

"Gjarpėrinjtė janė tė shenjuar nga njė dėshirė e fortė pėr tė bėrė gjėrat vetė. Ata nuk janė lojtarė ekipi; pėrkundrazi, ata tentojnė tė kujdesen vetėm pėr veten. Kjo karakteristikė pėrplaset fort me Qenin, pasi Qentė duan tė bashkėpunojnė dhe tė shoqėrohen. Qeni rritet mė sė shumti kur ka ndjenjėn e komunitetit. Meqenėse kėto dy shenja janė shumė nė kundėrshtim mes tyre, do tė jetė njė vit i vėshtirė pėr Gjarpėrin. Viti i Qenit dėshiron qė ne tė kemi etikė dhe ideale tė larta," shpjegon Smith, "dhe si Gjarpėri dhe Miu dėshirojnė tė mbajnė njė profil tė ulėt dhe tė jetojnė sipas rregullave tė tyre. Gjarpėri duhet tė pėrballet me idenė e Qenit pėr besnikėrinė dhe bashkėpunimin dhe jo vetėm tė ndjehen sikur mund tė dalin dhe tė bėjnė gjėnė e tyre".

Kali

Vitet e lindjes sė kalit:

1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014

Viti tjetėr i kalit:

2026

Parashikimi:

Qeni dhe Kali janė shenja jashtėzakonisht tė pajtueshme. Sipas Smith, Ato janė tė dyja kafshė qė u pėlqejnė njerėzve dhe kėshtu kanė atė tė pėrbashkėt, se janė pjesė e peizazhit njerėzor. Kėshtu njė kali i pėlqen viti i Qenit, sepse ka arsye pėr sukses pėr Kalin, nė pjesėn profesionale dhe personale. Pėr shkak se ata kanė vlera dhe tipare tė ngjashme personalitetit, kuajt do tė lulėzojnė nė vitin 2018. Megjithatė, ka njė problem potencial qė mund tė mos lejojė lumturinė totale pėr kalin: "Kali ėshtė mė shumė njė krijesė e elementeve tė zjarrit" thotė Smith, "kėshtu qė 2018 mund tė jetė pak i mėrzitshėm pėr ta". Kuajt pėlqejnė tė angazhohen nė aktivitete emocionuese, por Qeni, sidomos Qeni i Tokės, ėshtė shumė mė i nėnshtruar. Gjėja mė sfiduese qė njė kalė do tė pėrballet nė vitin 2018 ėshtė pakėz mėrzi.

Dhia (ose Delja)

Vitet e lindjes sė Dhisė:

1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015

Vitin tjetėr i Dhisė:

2027

Parashikimi:

Viti 2018 do tė shohė Dhinė, e njohur edhe si Dele, qė vepron nė mėnyrė shumė nervoze. Smith shpjegon, "Puna e qenit, zakonisht, ėshtė tė mbajė delet nė rregull e kontroll, delet nuk e pėlqejnė shumė kėtė. Nė punė dhe nė shtėpi, kėta njerėz do tė ndihen sikur praktikisht ēdo veprim qė ata bėjnė ėshtė duke u gjykuar. Do tė ketė kufizime tė caktuara pėr kėtė shenjė nė vitin 2018, gjė qė do t'i acarojė. Ata do tė ndjehen sikur tė gjithė janė kundėr tyre, duke u kėrkuar tė bėjnė gjėra, dhe ata vetėm do tė duhet tė shtrėngohen dhe ta lėnė tė ndodhė". Kėshilla mė e mirė pėr kėtė shenjė ėshtė qė tė pėrpiqet tė qetėsohet, tė mėsojė durimin dhe tė marrė mė tė mirėn e asaj qė ka.

Majmuni

Vitet e lindjes sė Majmunit:

1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016

Viti i ardhshėm i majmunit:

2028

Parashikimi:

Majmunėt do tė kenė probleme tė ngjashme me Kalin nė vitin 2018. Majmunėt janė argėtues, tė ngazėllyer, dhe nganjėherė kanė karaktere djallėzore. Qeni i Tokės nuk ka shumė kohė pėr gjėra tė pakuptimta. "Majmunėt duan telashe dhe duan tė luajnė rolin e nxitėsit", thotė Smith. "Majmuni nuk do tė ndjehet i ushqyer nga viti i Qenit, por majmunėt nuk do tė jetė nė gjendje tė angazhohen nė llojin e "punės sė majmunėve", qė ata pėlqejnė. Viti 2018 do tė sjellė Majmunėt pėrsėri me kėmbė nė tokė dhe u kėrkon atyre tė marrin gjėrat pak mė seriozisht. Ky ėshtė viti qė me tė vėrtetė duhet t'i kushtoni vėmendje tė plotė pėrgjegjėsive tuaja dhe tė mos kėnaqeni me risk ose luks. Nėse nuk jeni tė kujdesshėm, ju do tė futeni nė shumė telashe, dhe jo nga ato zbavitėset.

Gjeli

Vitet e lindjes sė gjelave:

1921,1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017

Viti tjetėr i Gjelit:

2029

Parashikimi:

Gjelat janė si Dragonjtė nė kuptimin qė ata mund tė jenė tipa qė duan tė duken. Por njerėzit nuk do tė bien nė kėmbėt tuaja kėtė vit. "Nė vitin e Qenit," thotė Smith, "Gjeli duhet tė jetė mė modest dhe i pėrulur. Qendra e vėmendjes s'ėshtė pėr ju nė vitin e Qenit, kėshtu qė ju duhet tė punoni mė shumė". Gjelat mund tė ndjehen tė pa respektuar nė 2018 pėr shkak tė mungesės sė vėmendjes dhe frikės. Ju mund tė jeni mėsuar tė drejtoni shfaqjen, por nė 2018 jeni mė se tė zakonshėm. Do tė duhet tė pėrshtasni pritshmėritė tuaja pėr tė tjerėt dhe pėr veten tuaj kėtė vit.

Qeni

Vitet e lindjes sė Qenit:

1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006

Parashikimi:

Ju mund tė mendoni se viti juaj ėshtė njė shkak pėr festime, por astrologjia kineze sugjeron ndryshe. Nė tė vėrtetė, viti juaj thuhet tė jetė njė nga mė tė kėqinjtė pėr ju nė ciklin 12-vjeēar. "Kur ėshtė viti juaj," shpjegon Smith, "ka njė ndėrfutje tė madhe energjie. Ju jeni mė shumė nė linjė me llojin e energjisė qė po ndodh nė botė, por ēfarėdo problemi me tė cilin keni punuar gjithė jetėn duket se tė dalė nė vitin tuaj, kėshtu qė nuk ėshtė gjithmonė e lehtė kur ėshtė viti i qenit. Kur ėshtė viti juaj, reflektimi personal do tė jetė njė objektiv i domosdoshėm. Qeni, nė vitin e vet, mund tė bėhet pak "i velur" me veten dhe tė mos jetė shumė pėrzgjedhės kur bėhet fjalė pėr biznese ose ēėshtje tė reja dashurie. Ata marrin shumė vėmendje. Ata nuk kushtojnė vėmendje ndaj atyre qė u japin vėmendje. Kėshtu mund tė kenė probleme kėtė vit. Ky ėshtė viti qė kėrkon vetėdije tė madhe pėr ju. Kuptoni tė metat dhe dobėsitė tuaja dhe mos lejoni qė ato tė marrin kontrollin tuaj".

Derri

Vitet e lindjes sė derrit:

1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007

Viti i ardhshėm i Derrit:

2019

Parashikimi:

Derrat do tė kenė shumė peshė mbi vete nė vitin 2018. Viti i tyre afrohet nė vitin 2019, dhe kėshtu 2018 do tė veprojė si njė vit planifikimi pėr Derrin. "Nuk ėshtė koha pėr tė ecur vetėm," thotė Smith. "Ėshtė mė mirė tė pranojmė ndihmė dhe tė bėjmė kontakte tė reja dhe tė bashkėpunojmė me njerėzit dhe tė pėrgatitemi pėr vitin e ardhshėm. Meqė problemet ndodhin, mos u jepni para tundimit pėr t'u tėrhequr nga miqtė dhe familja. Ndani jetėn tuaj dhe shprehni ndjenjat tuaja. Pėrndryshe, do tė jeni nė trazirė tė brendshme. Mos lejoni qė tendenca juaj pėr tė ndihmuar tė tjerėt tė kthehet nė njė mėnyrė tė injorimit tė nevojave tuaja".


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
;,'U?

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė