Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Horoskopi pėr muajin Qershor. Ja kush janė shenjat me fat.

Horoskopi i muajit Qershor nga Paolo Fox, ja kush janė shenjat me fat... Nuk duhet humbur!

Horoskopi pėr muajin Qershor. Ja kush janė shenjat me fat.
Horoskopi pėr muajin Qershor. Ja kush janė shenjat me fat.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 10/06/2018 14:18

Dashi

Qershori do tė jetė njė ndėr muajt e parė qė do tė shėnojė rimėkėmbjen pėr tė gjithė tė lindurit nė kėtė shenjė, sidomos pas datės 13. Venusi nė astrologji nuk pėrfaqėson vetėm dashurinė, por edhe marrėdhėniet profesionale. Njė ndryshim krejt i papritur nė karrierėn tuaj. Do tė pėrfundoni njė projekt tė nisur prej kohėsh. Keni mbėshtetjen e Venusit, por Saturni do tė hapė disa probleme kėtė muaj, sidomos brenda familjes. Trashėgimitė e familjes pėrbėjnė gjithmonė njė pengesė mes ju dhe familjarėve tuaj. Duhet tė tregoheni praktikė dhe t'i thoni gjėrat hapur. Shikoni me kujdes ēfarė ndodh rreth jush nė punė, veēanėrisht nė datėn 18. Mbani nė kontroll investimet e huaja.

Ka diēka qė s'shkon nė marrėdhėniet sentimentale dhe kėto probleme kanė nisur nė fund tė majit. Zemra vėshtirė se shėrohet. Nėse kėrkoni njė person qė vėshtirė se joshet, kėtė periudhė vėshtirė se do tė arrini gjė. Tė lindurit e shenjės sė Dashit qė janė vetėm, duhet tė presin diēka tė veēantė pas datės 17. Jeni tė vetmuar, prandaj ėshtė mirė qė tė dilni me shumė njerėz, sepse dashuria mund tė lindė aty ku s'e prisni. Bėni shumė kujdes gjatė kėtij muaj, sepse prej kohėsh po stėrmundoheni tė arrini diēka tė pamundur. Keni pranuar njė detyrė tė rėndėsishme qė nxit fantazinė tuaj, por qė ju lodh shumė fizikisht. Nėse lind nevoja, nė fund tė muajit ju sugjerojmė tė bėni njė kontroll mjekėsor. Tri ditėt e fundit tė Qershorit do tė jenė kaotike pėr ju.

Demi

Nė muajin Qershor do tė vendosni njėherė e mirė nėse do tė vazhdoni punėn qė keni apo jo. Jupiteri, Marsi dhe Venusi kanė njė marrėdhėnie tė ndėrlikuar nė shenjėn tuaj dhe efekti i kėsaj aleance qė s'po funksionon, do tė ndihet pas datės 13. Disa nga ju do tė vendosin tė ndryshojnė tėrėsisht drejtim apo tė lėnė kompaninė ku punojnė prej vitesh. Po kaloni njė krizė ekonomike, tė cilėn duhet ta zgjidhni sa mė shpejt. Ata qė kanė njė aktivitet personal dhe janė tė pavarur, do tė jenė mė tė favorizuar nga Saturni. Gjysma e parė e muajit do tė jetė shumė e favorshme nė fushėn e ndjenjave. Ēiftet e konsoliduara do tė kapėrcejnė ēdo problem. Megjithatė, bėni kujdes, sepse Jupiteri do tė ndikojė negativisht gjatė gjysmės sė dytė tė muajit. Disa nga ju madje do t'i drejtohen avokatit pėr t'u ndarė. Pėrpiquni qė problemet profesionale tė mos i pėrcillni brenda mureve tė shtėpisė. Gjithēka zgjidhet me vullnet tė mirė. Ata qė kėrkojnė aventura ditore, pėr shkak tė tėrheqjeve fizike, mund tė zbulohen. Bėni kujdes nė datat 22 dhe 24, sepse janė tė ndėrlikuara! Nė kėtė periudhė, prioriteti juaj janė ēėshtjet ligjore dhe praktike. Gjithēka tjetėr do tė kalojė nė plan tė dytė. Ata qė kanė dy marrėdhėnie paralele, duhet tė marrin njė vendim sa mė parė. Pas datės 13 do tė ndiheni tė lodhur. Shumė nga ju do tė ndihen nervozė dhe gjendja shėndetėsore do tė pėrkeqėsohet pėr shkak tė stresit. Stomaku, tensioni i ulėt janė problemet qė do t'ju shqetėsojnė. Pėrpiquni tė pushoni gjatė fillimit tė muajit pėr tė shmangur kėto ndėrlikime tė panevojshme.

Binjakėt

Planeti i Marsit ėshtė gjatė njė kalimi miqėsor nė shenjėn tuaj, Venusi ju favorizon pas datės 13, ndėrsa Mėrkuri qėndron nė shenjėn tuaj deri nė datėn 12, prandaj edhe ju duhet tė pėrfitoni sa mė shumė nga ky kombinim. Mos u ankoni dhe pranoni me mirėnjohje gjithēka qė ju ofrohet. Kėto mundėsi nuk do t'ju jepen mė pas shtatorit apo akoma mė pak, pas muajit nėntor. Nėse jeni duke punuar prej kohėsh nė njė kompani, ka ardhur momenti tė kėrkoni me zė tė lartė njė pozicion qė ju takon prej kohėsh dhe qė ju dhuron mė shumė kėnaqėsi. Kėrkoni, por ju kėshillojmė tė mos tregoheni kokėfortė, sepse mund t'ju shkojė mė keq. Ēdo fjalė e gabuar tani, do tė ketė pasoja mė vonė. Vazhdoni tė ruani lidhjet me kontaktet qė ju interesojnė. Nismat tuaja do tė marrin rrugėn e duhur pas datės 21. Mos merrni kredi dhe mos bėni investime tė gabuara pikėrisht tani! Lidhjet e krijuara dy muajt e fundit janė tė favorizuara dhe mund tė vazhdoni tė qetė. Muaji qershor do t'ju pėrballė me disa tundime qė zor se do t'u bėni ballė, edhe pse tanimė keni njė partner/e nė krah. Ju ndodh shpesh tė bini nė dashuri me dikė, pėr shkak tė mėnyrės se si flet, si sillet dhe sa hapėsirė ju jep. Megjithatė, ka ardhur momenti tė pyesni veten nėse ia keni vėnė syrin personit tė duhur qė t'u jepni fund njėherė e mirė dyshimeve tuaja. Marsi ju favorizon shumė, Venusi shton pasionin nė lidhjen tuaj. Sigurisht qė nėse rrini mbyllur nė shtėpi dhe prisni mė kot, gaboni. Kėrkojeni vetė dashurinė, qoftė edhe nė rrjetet sociale. Qershori sjell shumė lajme tė mira nė jetėn familjare. Pėrfitoni, sepse yjet janė tė shkėlqyer. Ėshtė momenti i duhur tė vazhdoni me kurat estetike apo edhe tė regjistroheni nė palestėr. Ėshtė paksa vonė, por s'ka problem. Nė datat 6 dhe 26 bėni mirė tė tregoheni shumė vigjilentė.

Gaforrja

Ju punoni pėr kėnaqėsi, jo pėr para. Kjo ėshtė njė lloj motoje pėr ju. Ndoshta gjėrat pėr ju s'do tė shkojnė aq mirė sa nė pranverė. Edhe pse bėni punėn qė keni ėndėrruar, prapė ka diēka qė ju pengon ēdo ditė. Dikush pėrpiqet tė pengojė nismat tuaja. Bėni mirė ta mbani situatėn nė kontroll. Mendoni se disa persona qė ju rrethojnė i nėnvlerėsojnė aftėsitė tuaja dhe bėjnė lojė tė pistė nė ambientin profesional. Keni pasur probleme me shefat dhe ish-kolegėt, por ka ardhur momenti tė shumėzoni gjithēka me zero dhe t'ia nisni nga fillimi. Shfrytėzoni Jupiterin qė ėshtė nė favorin tuaj, por bėni kujdes nga Saturni! Pėr momentin nuk keni asnjė arsye qė t'ju stimulojė. Tė tjerėt ju gjykojnė ndryshe. Pas datės 12 qershor do tė nisė njė fazė e re nė fushėn profesionale. Nėse keni nisur njė histori dashurie kėta muajt e fundit, mundėsitė janė qė ajo tė zgjasė. Disa nga tė lindurit nė shenjėn e Gaforres parapėlqejnė tė nisin njė lidhje tė re menjėherė sapo mbyllin njė tė vjetėr, por ėshtė mė mirė tė presin pak dhe t'i shikojnė gjėrat mė qartė. Tregohuni mė pozitivė ndaj sė ardhmes. Njė propozim pėr martesė apo pėr bashkėjetesė ndoshta nuk po vjen, pėr shkak tė frikės sė partnerit/es. Ata qė kanė marrė shtėpi tė re apo janė bėrė me fėmijė, ndihen nė ankth dhe aspak tė sigurt pėr tė ardhmen. Nė datėn 23 do tė merrni lajme tė mira. Fundjava e fundit e muajit paraqet mundėsi tė mira pėr ata qė kėrkojnė dashurinė. Mendohuni mirė pėrpara se tė merrni vendime tė rėndėsishme, si martesa apo bashkėjetesa, sepse, shpeshherė, zgjidhni sigurinė qė ofron partneri pėr tė mbajtur nė kontroll pakėnaqėsitė qė ndieni kėto kohėt e fundit. Qershori i hap dyert planetit tė Mėrkurit, i cili mbėrrin nė shenjėn tuaj gjatė gjysmės sė dytė tė muajit. Problemet shėndetėsore qė do t'ju prekin kėtė muaj janė tė llojit psikologjik. Data 23 ėshtė e pėrshtatshme pėr tė kryer kontrolle mjekėsore.

Luani

Kėtė muaj do tė fitoni betejat e para, pėrpos tensioneve qė do tė shkaktojė Marsi dhe Jupiteri. Disa aleanca do tė prishen dhe pėr kėtė arsye, do tė dėshironi tė ndryshoni ambient. Sigurisht qė nuk ndiheni mirė nėse tė tjerėt nuk i vlerėsojnė aftėsitė tuaja. Tė lindurit nė kėtė shenjė janė shumė krenarė dhe nuk para pėlqejnė tė dėgjojnė shumė fjalė. Dėshira pėr tė gjetur mundėsi tė reja do tė shtohet. Studentėt janė shumė tė favorizuar kėtė muaj, sidomos ata qė duan tė fillojnė kurse tė reja. Vera do tė jetė njė periudhė pėrgatitore pėr gjėrat e mėdha qė ju presin nė vjeshtė. Do tė studioni shumė strategji gjatė kėtij muaji. Nuk keni ende asgjė tė sigurt, por ky fillim i mbarė ėshtė gjysma e punės. Venusi do tė hyjė nė shenjėn tuaj pikėrisht nė datėn 13. Ndoshta Venusi s'do tė forcojė marrėdhėnien, por do tė shtojė dėshirėn pėr tė flirtuar, pėr marrėdhėnie seksuale apo edhe pėr aventura tė reja qė nė tė ardhmen mund tė shndėrrohen nė lidhje serioze. Ndėrsa ēiftet qė janė nė krizė prej kohėsh, tani mund tė ēlirohen nga njė barrė e madhe. Kujdes, mos bini nė dashuri me persona qė e kanė tanimė njė partner apo ju vetė e keni nė krah njė tė tillė! Nėse jeni vetėm, Venusi do t'ju ndihmojė tė gjeni dikė, por s'do tė jetė tamam shpirti juaj binjak. Ju duhet ende kohė pėr tė gjetur dashurinė e vėrtetė, por shfrytėzojeni kėtė muaj pėr t'u argėtuar, sepse edhe Hėna do tė kalojė nė shenjėn tuaj nė datat 16, 17 dhe 26. Ky do tė jetė njė muaj dinamik, i mbushur me lloj-lloj gjėrash duke pėrfshirė edhe stresin. Uleni ritmin, sidomos nga data 11 deri mė 17. Probleme me muskujt nė datėn 23. Merrini gjėrat mė shtruar!

Virgjėresha

Yjet do tė ndihmojnė tė gjithė ata qė kanė vullnet. Disa nisma tė reja i keni ndėrmarrė, por s'do tė mungojnė edhe tė tjera qė i keni nė plan pėr tė ardhmen. Kontrata dhe projekte tė reja mund tė sjellin tė ardhura tė shumta brenda muajit shtator. Ata qė kanė aktivitet privat ndoshta s'do tė kenė kaq shumė fitime, por s'do tė humbasin asgjė nga ato qė kanė. Mos harroni, kur mbyllet njė derė, hapen dhjetė tė tjera! Ky ėshtė momenti i duhur pėr tė kontaktuar me personat qė mund t'ju ndihmojnė pėr realizimin e projekteve afatgjata. Ambicia juaj ėshtė rizgjuar falė lajmeve tė mira qė keni marrė. Mėrkuri vjen nė shenjėn tuaj nė datėn 12 dhe ndikimi i tij forcohet edhe nga Hėna qė mbėrrin nė datėn 19. Ėshtė koha tė veproni pa u menduar dy herė. Njė klimė kaq pozitive dhe fitimprurėse nė aspektin profesional nuk vjen shumė shpesh. Pėr meshkujt e lindur nė kėtė shenjė ėshtė normale ta kalojnė dashurinė nė plan tė dytė. Por edhe ata mė tė fjeturit duhet ta kuptojnė kur marrėdhėnia ėshtė nė rrezik. Nuk keni mė frikė nga ndryshimet, ja pse duhet tė shfrytėzoni ēdo mundėsi qė ju jepet. Dėshira pėr tė joshur dhe pėr tė bėrė dikė tuajin/ėn shtohet. Ata qė kanė njė marrėdhėnie "tė fjetur" bėjnė mirė t'i japin duart dhe tė marrin njė vendim pėrfundimtar. Takimi me njė person tė ri ndoshta do t'ju ndihmojė ta keni mė tė lehtė marrjen e kėtij vendimi. Kujdesuni mė shumė pėr familjen tuaj, sepse njė nga tė afėrmit ka nevojė pėr kujdes. Keni lėnė disa ēėshtje trashėgimie pezull. Ju kėshillojmė tė mos bėni debate me dikė qė ju ka vėnė nė provė shumė herė nė tė shkuarėn. Ata qė kanė pasur probleme psikologjike, tanimė kanė njohur personin e duhur qė po i ndihmon. Lodhja do tė fillojė tė ndihet rreth datės 6, por gjithēka do tė shkojė mė sė miri pas datės 13. Ditėt e fundit tė muajit premtojnė gjėra tė bukura.

Peshorja

Nuk gaboni asnjėherė nėse tregoheni mė tė matur. Sprovat mė tė vėshtira pėr tė lindurit nė shenjėn tuaj vijnė nė vjeshtė. Ja pse periudha e verės shėrben pėr t'u organizuar mė mirė. Saturni nuk ju ndihmon asnjėherė, por edhe Mėrkuri do tė tregohet armiqėsor me ju nė kėtė periudhė, prandaj do tė keni probleme financiare dhe vėshtirėsi nė mbylljen e disa marrėveshjeve. Tė gjithė tė lindurit e shenjės sė Peshores mendojnė se e kanė tė vėshtirė tė tregojnė vėrtet sa vlejnė nė vendin ku punojnė, sidomos pasi ua kanė punuar pas shpine. Polemikat qė keni pasur me eprorėt tuaj nė fillim tė vitit mund tė kthehen sėrish. Ndoshta do tė merrni vendime drastike, njė ndryshim rrėnjėsor nė aspektin profesional. Dėshironi njė tė ardhme mė tė mirė, por ju shoqėron pasiguria. Duhet tė mbani nė kontroll ēdo bashkėpunim. Ata nga ju qė janė ndarė vitin e kaluar apo qė janė pėrballur me probleme muajt e fundit nuk do t'i harrojnė lehtė ato qė kanė kaluar, prandaj ky muaj i gjen vetėm. Ėshtė e kotė tė fshihni pakėnaqėsitė qė keni nė aspektin sentimental. Komunikimi ėshtė ēelėsi ndonjėherė. Edhe nė ēiftet e konsoliduara pasioni zbehet disi gjatė kėsaj periudhe. Jeni lodhur nga problemet qė ka partneri/ja. Dėshira pėr tė realizuar gjėra tė reja nuk ju mungon, por pėr arsye financiare apo sepse dikush nuk shikon punėt e tij, nuk do tė arrini atė ēka doni. Gjithēka qė po bėni nė kėtė periudhė po ju lodh shumė. Pika juaj e dobėt ėshtė cervikalja, por edhe me lėkurėn do tė keni probleme. Bėni mirė tė shmangni debatet e forta apo situatat e vėshtira nė datat 28 dhe 30.

Akrepi

Nuk mungon asnjėherė njė fazė rebelimi nė jetėn tuaj apo nė punėn qė bėni. Nėse nuk rebeloheni ju vetė, atėherė ju ēorientojnė ngjarjet e shumta qė ndodhin rreth e rrotull jush. Bėni shumė kujdes me paratė dhe shpenzimet e tepėrta! Urani s'do tė tregohet aspak miqėsor me tė lindurit nė shenjėn tuaj kėtė muaj, ja pse do tė ndiheni tė pakėnaqur. Datat 11, 12, 17 dhe 18 do tė jenė vėrtet ditė "prove" pėr ju. Disa bashkėpunime do tė mbyllen, do tė mendoni tė ndryshoni ambient. Tension dhe konflikte me eprorėt. Jupiteri dhe Saturni ju mbrojnė, prandaj duhet tė gjeni njė rrugė tė mesme pėr tė ndrequr gjithēka. Yjet nuk janė tė kėqij, por jeni ju qė kėrkoni ndryshime tė mėdha, gjėra qė s'i keni provuar mė parė. Ditėt e para tė qershorit do tė jenė mė tė mirat. Disa nga ju e kanė tė vėshtirė tė harrojnė njė histori tė kaluar dashurie. Nėse jeni peng i sė kaluarės, atėherė nuk u jepni mundėsi marrėdhėnieve tė reja qė tė lulėzojnė. Dukeni tė gatshėm nė sy tė tė tjerėve, por nuk ju interesojnė. Mendoni pėr gjėra tė reja. Nėse jeni tė lidhur prej kohėsh, qershori do tė jetė muaji i ideve tė reja. E keni tė vėshtirė qė t'i gjykoni dėshirat tuaja bazuar te realiteti apo tė ndani ėndrrat nga iluzionet. Vazhdojnė debatet pėr ēėshtje parash, sidomos nėse keni fėmijė. Tregoni shumė kujdes pėr ēėshtjet e trashėgimive me tė afėrmit tuaj. Ju rrethojnė lakmitarėt. Ndiheni tė lodhur, por s'ndaleni pėr asnjė ēast. Datat 17 dhe 18 do tė shoqėrohen nga nervozizmi. Bėni kujdes me stomakun! Ushqehuni sa mė mirė. Jupiteri ju mbron, por edhe ju kini kujdes me provokimet. Ndonjėherė kėnaqeni duke vėnė nė provė veten, krijoni tensione vetėm pėr t'u bėrė pjesė e debatit. Pse inatoseni, edhe kur nuk ėshtė e nevojshme?

Shigjetari

Ky ėshtė njė muaj i rėndėsishėm, sidomos pėr marrėdhėniet sociale, pasi Venusi hyn po ashtu nė shenjėn tuaj nė datėn 13. Marsi ka njė ndikim tė shkėlqyer, por edhe Jupiteri po afrohet me hapa gjigantė nė shenjėn tuaj tė zodiakut. Me pak fjalė, ky ėshtė momenti i duhur pėr tė bėrė plane pėr tė ardhmen. Projekte tė reja do tė kenė sukses, fitimet e sė cilave do t'i korrni shumė shpejt. Nė datėn 16 mund tė pėrballeni me disa probleme me kolegėt. Ju jepen shumė mundėsi pėr tė rėnė nė sy dhe pėrtė treguar sa vleni. Nėse punoni prej shumė kohėsh nė tė njėjtin vend dhe s'doni tė ndryshoni, atėherė frekuentoni mė shumė njerėz pėr tė shmangur ndonjė pakėnaqėsi qė do t'ju prishė qetėsinė. Mundėsi tė mira pėr tė gjithė deri nė fund tė muajit. Ky muaj do tė sjellė probleme dhe vėshtirėsi nė komunikim gjatė dy javėve tė para nė fushėn e ndjenjave. Datat 5, 6 dhe 7 janė mė tė vėshtira. Gjėrat do tė bėhen mė tė lehta me fillimin e gjysmės sė dytė tė muajit, do tė ndiheni edhe ju vetė mė tėrheqės nė sytė e tė tjerėve. Nga data 24 deri mė 30 do tė pėrjetoni emocione tė veēanta. Yjet ju kėshillojnė, por jeni ju ata qė duhet tė veproni. Edhe atyre pak shigjetarėve qė janė apatikė u kėshillohet tė gjejnė dikė nė kėtė periudhė kaq tė favorshme. Familjarėt po pėrpiqen tė kursejnė pėr tė blerė njė shtėpi tė re apo pėr lindjen e njė fėmije. Miqėsitė mund tė shndėrrohen nė dashuri. Kujdes nga lidhjet paralele dhe nga tradhtitė! Pėrpiquni tė jini mė tė qartė. Deri nė datėn 12 do tė ndiheni tė lodhur fizikisht dhe mendėrisht, megjithatė do ta merrni veten shumė shpejt. Duhet tė merreni sa mė shumė me sport apo tė dilni nė ajėr tė pastėr. Tė lindurit nė shenjėn tuaj ndihen mirė kur udhėtojnė apo janė nė kontakt me natyrėn.

Bricjapi

Urani dhe Saturni do tė krijojnė njė kombinim tė shkėlqyer nė shenjėn tuaj, i cili do tė bėhet mė intrigues gjatė gushtit. Vendimet qė do tė merrni apo ndryshimet qė do tė bėni tani karakterizohen nga njė qetėsi e madhe dhe vendosmėri. Tė rinjtė do tė kenė mundėsi tė shpėrngulen nė qytete tė tjera, ndėrsa ata mė fatlumėt do tė marrin propozime tė mira pėr tė filluar punė. Yjet nuk bėjnė mrekulli, por do tė favorizojnė tė gjithė ata qė kanė studiuar shumė. Provime tė kaluara me sukses. Pas datės 12, duhet tė bėni kujdes me shpenzimet. Nėse punoni me shumė kolegė, mund tė keni disa debate qė do t'i pėrballoni mė sė miri. Ata qė kanė planifikuar ndonjė ceremoni gjatė verės, ndryshim shtėpie apo bashkėjetesė, tani duhet tė pėrballen me llogaritė e tyre bankare. Duhet ta pyesni mirė veten nėse ju mjaftojnė kursimet qė keni pėr gjithēka qė doni tė bėni nė tė ardhmen. Ėshtė mėkat qė ēiftet tė debatojnė pėr ēėshtje ekonomike. Gjendja brenda familjes ėshtė paksa e tensionuar. Nė datat 15, 20 dhe 24 shmangni debatet prindėr-fėmijė apo me ndonjė tė afėrm qė tani po vė nė dyshim gjėra qė s'i takojnė. Kush nga ju do tė hedhė njė hap tė rėndėsishėm, bėn mirė tė zgjedhė korrikun ose gushtin. Tregohuni mė tė matur me fjalėt qė thoni, sepse partneri/ja do tė mėrzitet pėr diēka qė juve ju duket banale. Yjet e qershorit janė paksa tė ndėrlikuar; keni shumė punė pėr tė bėrė, stresi dhe problemet shtohen. Pika juaj e dobėt do tė jetė stomaku. Merrini gjėrat shtruar. Mos i sforconi shumė gjunjėt, qė sipas zodiakut, janė problemi mė i madh pėr tė lindurit nė kėtė shenjė.

Ujori

Marsi vazhdon tė qėndrojė nė shenjėn tuaj, por edhe Mėrkuri ju favorizon shumė. Kjo periudhė s'do tė jetė shumė e qetė pėr ju. Nėse bėni njė punė monotone, e keni tė vėshtirė tė shkoni tė buzėqeshur nė punė. Mendimet tuaja bien nė kundėrshti me veprimet qė bėni. Ndoshta do tė bėni disa kompromise pėr hir tė parave, por gjithēka e ka njė kufi, sepse pėr njė ujor liria nuk ka ēmim. Ju jeni idealistė dhe s'e keni tė lehtė tė shtyni pėr mė vonė detyrat qė ju takojnė. Meqė Urani ėshtė kundėr shenjės suaj, do tė ndiheni mė shumė tė lodhur. Duhet tė ndiqni instinktin, por jo tė bėni ēmenduri. Keni njė sėrė borxhesh pėr larė, prandaj deri nė fund tė tetorit duhet tė bėni shumė kujdes me shpenzimet. Nė fushėn e ndjenjave do tė ketė shumė ulje-ngritje kėtė muaj. Ja cilat janė datat e provave mė tė vėshtira nė ēift; 16 dhe 17. Do tė pėrballeni me disa probleme qė keni menduar se i keni lėnė pas nė tė shkuarėn, por ja qė s'u keni dhėnė zgjidhjen e duhur. Ata qė janė nė kėrkim tė njė historie tė re dashurie nuk janė aspak tė bindur. Takimet e reja edhe ju intrigojnė, edhe ju bėjnė tė dyshoni. Kush nga ju ėshtė martuar sė fundmi, ka ditė qė ėshtė i lumtur, por ka edhe ditė qė do tė donte tė kthehej si dikur. Nismat e ndėrmarra nė tė kaluarėn mbeten pėrgjysmė, por jo gjithēka ėshtė e humbur, gjė qė do ta kuptoni nė muajt pasardhės. Energjia negative qė ndieni tani ėshtė shkaktuar nga stresi qė po kaloni. Pėrpiquni tė flini shumė, sepse kohėt e fundit zgjoheni natėn duke menduar se ē'do tė bėni tė nesėrmen. Ndiheni tė lodhur qė nė mėngjes. Ujorėt e kanė tė vėshtirė t'u binden rregullave, por herė pas here duhet bėrė.

Peshqit

Vera nis mė sė miri falė ndikimit pozitiv tė Venusit dhe Mėrkurit qė futet nė shenjėn tuaj nė datėn 12. Edhe Dielli do tė shkėlqejė pėr ju pas datės 21. Kjo ėshtė njė periudhė konstruktive dhe e ngjeshur, por bėni kujdes, sepse fundviti do tė jetė mė statik, nuk do t'ju paraqiten kaq shumė mundėsi. Ja pse duhet ta rrihni hekurin sa ėshtė i nxehtė. Ky ėshtė njė muaj i rėndėsishėm edhe pėr studentėt. Ata qė do tė kalojnė provimet me sukses, do tė marrin menjėherė propozime pėr punė. Keni vepruar mirė nėse vitin e kaluar keni ndryshuar punė apo kolegėt me tė cilėt keni punuar. Rezultatet po i vini re tani. Yjet janė mė bindės nė fushėn e ndjenjave kėtė muaj krahasuar me majin. Nėse keni pasur debate tė vogla, bėni mirė tė shfrytėzoni fundjavėn pėr t'u pajtuar. Nėse muajt e fundit nuk i keni kushtuar rėndėsi dashurisė, gjeni menjėherė njė zgjidhje tani. Favorizohen takimet e reja. Jupiteri do tė ndihmojė ēiftet nė krizė. Ata qė janė divorcuar vitin e kaluar, tanimė kanė dikė tjetėr nė zemėr. Qershori do tė ndikojė pozitivisht te marrėdhėniet, por do tė risjellė edhe atė sensualitetin qė ishte zbehur. Ata qė janė nė kėrkim tė dashurisė, t'i rezervojnė pushimet nė vende ku kanė mė shumė mundėsi tė takojnė njerėz tė rinj. Edhe fundi i muajit do tė jetė i mirė. Kėtė muaj do tė ndiheni mė tė gjallėruar, do tė bėni gjėra qė ju pėlqejnė duke organizuar diēka tė veēantė. Elementi juaj ėshtė ai i ujit, njė shėrues pėr mendjen dhe zemrėn, prandaj qetėsohuni dhe dėgjoni zhurmėn e valėve tė detit apo tė njė pėrroi nė pyll qė gurgullon. Kurat janė tė favorizuara pas datės 12.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
>&,OV

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė