Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ja taksat e reja qė do paguani nė vitin 2018!

Shqiptarėt e nisin ditėn e sotme me numėrimin pas pėr 25 milionė euro qė do tė dalin nga xhepat e tyre pėrgjatė gjithė vitit 2018 si taksa shtesė me paketėn e fundit fiskale, ku peshėn mė tė madhe do ta zėrė taksa e rritur e pronės.

Ja taksat e reja qė do paguani nė vitin 2018!
Ja taksat e reja qė do paguani nė vitin 2018!
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 04/01/2018 15:07

Paketa fiskale u shoqėrua me debate tė gjata, por mes bilancit qytetarėt apo biznesi, barra bie mbi tė parėt, tė dytėt nė disa sektorė si turizmi, teknologjia e informacionit morėn lehtėsime tė shumta. Ndryshe ndodh pėr biznesin e vogėl, qė do tė hyjė nė skemėn e TVSH-sė nėse e kalon xhiron prej 2 milionė lekė nė vit.

Por cilat janė taksat e reja qė do tė paguajnė qytetarėt?

Taksat e ndėrtesės

Nė faturėn e dritave nuk do tė paguhet vetėm energjia. Taksa e ndėrtesės do tė jetė e pėrfshirė nė tė kėtė faturė nė kuadėr tė reformimit tė saj ku baza e llogaritjes dhe formula kanė ndryshuar. Duke filluar nga 1 Prilli, shkalla e taksės mbi ndėrtesat, aplikohet si pėrqindje e bazės sė taksės, ėshtė 0.05% pėr ndėrtesėn ku taksapaguesi ka banimin e pėrhershėm, ose zakonisht banon dhe 0.15% pėr ndėrtesėn qė pėrdoret, shfrytėzohet pėr veprimtari ekonomike.

Nė vitin 2018, qytetarėt do tė paguajnė 21 milionė euro mė shumė taksė prone. Nė projektbuxhetin e vitit 2018, Ministria e Financave parashikon qė tė ardhurat totale nga taksa e pronės tė jenė 8.1 miliardė lekė, me njė rritje tė ndjeshme prej 54% nė krahasim me pritshmėrinė e kėtij viti. Ndėrsa nė 2019-n, kur kjo taksė do tė vilet e plotė gjatė gjithė vitit dhe kadastra do tė jetė mė e plotė, pritet qė qytetarėt dhe bizneset tė paguajnė 8.7 miliardė lekė, pėr t'u rritur nė 9.4 miliardė lekė nė 2020-n, pra gati dyfishi i asaj qė paguajnė sot.

Barra mė e lartė e taksės sė pronės do tė jetė pėr banorėt e kryeqytetit. Buxheti i Bashkisė Tiranė pėr vitin 2018 parashikon qė tė ardhurat nga taksa e pronės do tė arrijnė 2.5 miliardė lekė, ose sa 31% e totalit tė taksės sė pronės qė pritet tė mblidhet nė gjithė vendin. Familjet nė kryeqytet do tė paguajnė nė 2018-n rreth 510 milionė lekė, dyfish nė krahasim me njė vit. Nė 2019-n, pagesa e familjarėve pėr taksėn e pronės pritet tė rritet edhe mė tej, duke arritur nė 850 milionė lekė (6.2 milionė euro), ose gati 4 herė mė shumė se shuma qė pritet tė paguhet nė vitin 2017.

Kėtė taksė do ta paguajnė tashmė dhe ndėrtuesit qė nuk kanė respektuar afatet pėr lejen qė kanė marrė. Sipas pėrcaktimit nė draft kjo kategori do tė paguajė 30 % e shkallės sė taksės pėrkatėse pėr tė gjithė sipėrfaqen ndėrtimore pėr tė cilėn zhvilluesi ėshtė pajisur me leje ndėrtimi dhe nuk ka arritur ta pėrfundojė atė sipas afatit tė pėrcaktuar nė aktin e miratimit tė kėrkesės pėr leje ndėrtimi.

Nga kjo taksė pėrjashtohen disa kategori tė konsideruara si vulnerabėl por jo vetėm. Edhe hotelet me 5 yje qė kanė status special nuk do ta paguajė.

Tatimfitimi, zero tek turizmi dhe 5% tek IT

Hotelet me 4 dhe 5 yje nuk do tė paguajnė tatimfitim pėr njė periudhė 10- vjeēare nėse arrijnė qė tė pėrfitojnė statusin special. Sipas ligjit pėrjashtimi nga tatimfitimi, aplikohet pėr njė periudhė 10-vjeēare pėr ato struktura, tė cilat pėrfitojnė autorizimin nga Kėshilli i Ministrave deri nė dhjetor 2024. Efektet e pėrjashtimit nisin nė momentin e fillimit tė veprimtarisė ekonomike tė strukturės akomoduese, por jo mė vonė se 3 vjet nga marrja e statusit special.

Pėr tė gjithė ata qė ushtojnė aktivitet nė prodhim dhe zhvillim tė softėearve tatimfitimi do tė jetė 5%. Efekti negativ nė buxhet llogaritet 93 milionė lekė.

Biznesi i vogėl me TVSH nga 1 Prilli

Duke filluar nga 1 Prilli, ulet pragu i bizneseve qė do tė pėrfshihen nė skemėn e TVSH-sė, nga 5 milionė lekė nė 2 milionė lekė. Kjo ishte njė lėvizje e kundėrshtuar nga ekspertėt dhe FMN-sė, por qeveria u tėrhoq vetėm nga plani pėr ta futur atė nga zero, duke ulur kufirin nė 2 milionė lekė. Pritet qė gjatė muajve tė parė tė vitit tė dalin dhe udhėzimet si do tė bėhet deklarimi, qė pritet tė jetė njė herė nė tre muaj.

Akiciza tek cigaret e ndryshime dhe tek furnizimi

Pėr njė kategori tė veēantė cigaresh tė njohur si cigarillo nga sot nis aplikimi i njė niveli tė ri akcize. Kėto tė fundit janė cigare tė mbėshtjella me duhan apo tė njohura rėndom si "puro". Konkretisht, niveli i ri i akcizės sė cigareve, u rrit nga 5750 lekė/1000 copė qė ishte, nė 5850 lekė/1000 copė. Efekti pozitiv nė buxhet llogaritet 1 miliardė lekė. Paralelisht me kėtė tatimet kanė bėrė me dije se ka ndryshime edhe tek pjesa qė lidhet me furnizimin e cigareve. Nė njė udhėzim tė vecantė ėshtė sqaruar me hollėsi procedura e furnizimit dhe faturimit tė tė gjitha hallkave qė nga furnizuesi kryesor deri te njėsia e shitjes me pakicė tė cigareve.

Nė krahasim me udhėzimin e mėparshėm, ngarkohen tė gjitha hallkat e rrjetit tė furnizimit tė cigareve pėr tė deklaruar inventarin gjendje (stoku) brenda 5 (pesė) ditėve punė nga aplikimi i ēmimit tė ri, me qėllim llogaritjen dhe pagesėn e TVSH-sė sipas ēmimit tė ri;

Taksa pėr makinat e luksit

Nga sot ndryshon edhe koncepti pėr makinat e luksit. Nė ndryshimet e bėra nė ligjin "Pėr taksat kombėtare", tė ndryshuar, ka pėsuar ndryshim trajtimi i atyre qė quhen mjete luksi, ku pėr efekte takse, "Automjet luksoz" konsiderohen autoveturat deri 6+1. (neni 2, pika 5) si dhe ka pėsuar njė ndryshim neni 11 "Tarifa shėrbimi", gėrma ē) ku janė hequr tarifat pėr shėrbime gjyqėsore, pasi ato do tė reflektohen nė njė ligj tė veēantė, duke parashikuar qė fusha e zbatimit tė kėtij ligji tė shtrihet mbi tarifat pėr veprime e shėrbime tė administratės sė Ministrisė sė Drejtėsisė, prokurorisė dhe noterisė (ndryshim, i cili do hyjė nė fuqi mė 1 Qershor 2018).

Ndryshimet tek TVSH (hotelet me 5 yje dhe biznesi i vogėl)

Ligji "Pėr tatimin mbi Vlerėn e Shtuar" kėtė vit sjell njė nivel tė ri zbatimi ku sė pari vendosjen e njė niveli TVSH-je prej 6% pėr furnzimin e shėrbimeve qė ofrohen nė hotelet me 5 yje me status special. Deri dje ky nivel TVSH-je ofrohej vetėm pėr furnizimin e shėrbimit tė fjetjes nė gjithė strukturat akomoduese nė vend. Por trajtimi i diferencuar bėhet vetėm pėr ata me status special qė do tė thotė se edhe bar-restorantet, saunat, pishinat, shelzonget e kėtyre hoteleve do tė faturojnė shėrbimin me 6% TVSH.

Taksa e infrastrukturės

"Thesi" i lehtėsive tė qeverisė pėr investitorėt me status special ka rezervuar ndryshime edhe tek taksa e infrastrukturės. Pėr tė gjithė ata qė kanė statusin special si hotele me pesė yje taksa e infrastrukturės do tė jetė zero ndėrkohe qė normalisht pėr kėtė kategori ndėrtimi nė Bashkinė e Tiranės ajo aplikohet nė 4% tė vlerės totale tė projektit ndėrsa nė bashkitė e tjera nga 1-3%.

Pėrjashtimet doganore

Nga sot janė tė paktėn 60 produkte dhe kode tė veēanta doganore qė qė i pėrkasin fushės sė teknologjisė dhe inovacionit qė u zerohet tarifa doganore. Nė listėn e produkteve hyjnė, mes tė tjerave, pllaka pėr filmat kinematografikė, kasat, makina qė kryejnė mė shumė se dy funksione printimi, kopjimi, transmetim fakti, anijet e hapėsirės (pėrfshi satelitėt) dhe mjetet qė lėshojnė anije nė hapėsirė dhe mjetet suborbitale, si dhe aeroplanėt pėr stėrvitje mėsimore tokė dhe pjesėt e tyre.

Taksa e re e tabelės

Bizneset duhet tė rishikojnė edhe njė herė kategorinė e tabelės qė kanė nė pėrdorim pėr qėllim identifikimi. Sipas ligjit nė fuqi janė katėr ndarje ku e para ėshtė "tabela pėr qėllime identifikimi, tė trupėzuara, ose jo brenda territorit, ku zhvillohet veprimtaria e biznesit dhe nuk pėrdoret pėr tė reklamuar veprimtaritė e tė tretėve (ku shėnohet emri/ose aktiviteti i biznesit)".

Pikėrisht kėtu ėshtė edhe risia ku kjo kategori ka tė paktėn pesė nėnndarje tė tjera. Edhe me kėtė skemė pėr njė tabelė deri nė 2 metėr katror biznesi paguan zero taksė por rritje progresive tė saj ka edhe rritje tė ēmimit. Nga ana tjetėr ka edhe njė ndarje sipas llojit: e thjeshtė, e thjeshtė me ndriēim dhe elektronike.

Me kategorizimin e ri pėr njė tabelė tė thjeshtė (pa ndriēim) 2 metėr katror deri nė 10 metėr katror taksa nė Bashkinė Tiranė dhe Durrės ėshtė 15 mijė lekė pėr metėr katror. Pėr Bashkinė Shkodėr dhe gjithė ato tė renditura nė kategorinė 2 taksa vjetore ėshtė 10 mijė lekė pėr metėr katror nė vit.

Shembull:

Njė biznes nė Tiranė ka tė vendosur njė tabelė tė thjeshtė pa ndriēim e cila ėshtė 15 metra katror.

Shuma e taksės qė ky biznes do tė paguajė ėshtė(10 metra katror x 15 000 lekė) + (5 metra katror x 12 750 lekė) = 150 000 + 63 750 = 213 750 lekė nė vit ose (17 812 lekė/muaj). E njėjta logjikė do tė ndiqet edhe pėr sipėrfaqet e tabelave mbi 20 metra katror dhe mbi 40 metra ktror.

Kategoria e dytė e tabelave janė "tabelat pėr qėllime identifikimi jashtė territorit ku zhvillohet aktiviteti nė formėn e pėrmasat e tabelave tė sinjalistikės pėr orientim". Kjo tabelė duket se taksa e saj ėshtė 120 lekė metėr/katror.

Nė kategorinė e tretė janė tabela pėr qėllime reklamimi e lėvizshme dhe e palėvizshme, nė atė tė katėrt tabelė nė funksion tė ekspozimeve tė ndryshme tė hapura, panaire, spektakle, stenda reklamuese, banderola.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Q+2+G

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė