Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Bomba e Bankok: Sulmuesi i vendit tė shenjtė Erawan ėshtė pjesė e rrjetit, tha policia.

Sulmi I bombės qė vrau 20 persona nė vendin e shenjtė Erawan nė Bankok tė Henėn u krye nga njė rrjet, tha shefi i Policisė Tailandeze.

Statuja e Hindu God Brahma qė u dėmtua
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 08/10/2015 15:16

Policia ka lėshuar njė skicė tė tė dyshuarit kryesor, njė burrė me bluzė tė verdhė i cili ėshtė filmuar nga kamerat e sigurisė duke u larguar dhe duke lėnv pas shpinės vendin e shenjtė. Policia mė vonė tha se 2 persona tė tjerė u panė nė CCTV ku po trajtoheshin si tė dyshuar. Kryeministri Prayuth Chanocha e ka pėrshkruar incidentin si sulmin mė tė keq tė ndodhur ndonjėherė nė Tailandė.

Tempulli Hindu, i populluar me turistė dhe Budistė, u rihap tė Mėrkurėn.

U punėsuan pėr tė venė njė bombė.

Shefi i policisė Somyot Poompanmoung tha pėr agjensinė e lajmeve Associated Press se sulmi ndaj tempullit ishte punė e mė shumė se njė personi.

Jemi tė sigurtė qė ai nuk ka bėrė gjithēka vetė, tha ai, duke iu referuar tė dyshuarit kryesor. Ėshte njė rrjet, shtoi ai, pa dhėnė informacione tė mėtejshme. Ai tha gjithashtu me siguri se qytetarėt e Tailandės ishin tė pėrfshirė nė vendosjen e bombės.

Edhe pse skica e tė dyshuarit kryesor nuk ėshtė identifikuar ende, ėshtė lėshuar njė urdhėr arresti pėr tė dhe ėshtė dokumentuar nga Gjykata Bangkok's Southern Criminal. Kjo gjykatė akuzon njė tė huaj tė paidentifikuar qė ka krijuar njė komplot pėr tė pranuar vrasjet me paramendim dhe sulmet me armė.

Zėdhėnėsi i policisė Prawut Thawornsiri tha nė njė intervistė televizive se burri mund tė jetė i njė origjine tė pėrzier. Njė shpėrblim prej 1 milionė baht (28,000 dollarė ose 17,950 pound) janė ofruar pėr informacionin qė tė ēon nė arrestimin e tij. Zoti Prawut gjithashtu tha se 2 burra tė tjerė u panė nė regjistrimet e CCTV.

Personi me rroba tė kuqe dhe personi me rroba tė bardha janė gjithashtu tė dyshuar, tha ai. Gazetari i BBC nė Bankok Steve Evans tha se informacioni i ri nėnkupton qė ky ka qenė njė operacion ndėrkombėtar i organizuar , ndoshta me njė motiv fetar. Kryeministri i bėri njė thirrje tė dyshuarit kryesor qė ai ti dorėzohej policisė sepse ndryshe ai mund tė vritet pėr tė mos treguar tė vėrtetėn. Zoti Prayuth tha pėr reporterėt se burri thjesht mund tė jetė paguar pėr tė vendosur bombėn.

Gjithėsesi, korrespondenti i BBC thotė se ka tė dhėna qė i dyshuari kryesor ka udhėtuar pėr nė aeroport pas sulmit dhe me siguri ka dalė jashtė vendit.

Tempulli u rihap rreth orės tetė me orėn lokale (01:00 GMT), dhe njė grumbull njerėzish u mblodhėn dhe vendosėn lule nė statujėn e Zotit Indian Brahma. Njė gazetar i BBC nė vend ngjarje thotė se nė vend siguria ėshtė shumė e ulėt, dhe publiku ėshtė i lirė tė lėvizė pa u kontrolluar. Ai thotė se rrugėt pas sulmit janė pastruar plotėsisht tė Mėrkurėn.

Shumica e viktimave tė ditės sė Hėnė ishin Tailandezė, por kishte edhe me kombėsi nga Kina, Hong Kongu, Mbretėria e Bashkuar, Indonezia, Malajzia dhe Singapori mes njerėzve tė sulmuar.

Nė njė sulm tjetėr ditėn e Martė, njė pajisje shpėrthyese u hodh nga njė skelė e Bangkokut. Askush nuk ėshtė lėnduar, por autoritetet nuk i kanė pėrjashtuar lidhjet midis incidenteve.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
PTXHY

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė