Përshkrimi i punës
Cocoshop eshte nje rrjet dyqanesh me produkte kozmetike organike, ne kategorine make up, dhe produkte fytyre, flokesh dhe trupi. Jemi duke kerkuar nje punonjese e cila ka pasion kujdesin ndaj vetes, me aftesi te shkelqyera komunikimi. Ajo qe vleresojme eshte te dije te krijoje nje atmosfere te kendshme per klientin dhe te beje sugjerimet e duhura ne baze te problemit apo kerkeses specifike. Vleresojme se tepermi njohurite mbi make up apo mbi aplikimin e make up tek personat e tjere. Sjellja aktive, entuziazmi, shpejtesia e te menduarit dhe perkushtimi konsiderohen nder faktoret me te rendesishem. Ne varesi te aftesive, pozicioni mund te perfshije edhe menaxhimin e rrjeteve sociale, kundrejt rritjes te pages. Detyrat: - Komunikimi dhe sherbimi me klientet - Njohja e shkelqyer e produkteve te dyqanit - Sjellja aktive dhe sugjerimet mbi mbarevajtjen e punes - Pergjegjesia per mirembajtjen e dyqanit dhe produkteve. Kualifikimet / Kėrkesat: - Eksperience 1 ose me shume vjecare ne sektorin e shitjes me pakice. - Njohuri te mira te gjuhes angleze ose italiane. - Njohuri mbi make up dhe aplikimi tek persona te tjere. - Ndershmėri dhe integritet tė lartė. Ju lutem dergoni CV dhe Cover Letter tek: contact@cocomed.al Nuk do te konsiderohen aplikimet pa Cover Letter, ne te cilen beni nje pershkrim te vetes apo aftesive tuaja, si dhe arsyet pse deshironi kete pozicion.
Reklama tė ngjashme











