Përshkrimi i punës
Pozicioni: Drejtor Shitje. Pershkrimi i punes: Kompania B.M shpk ofron pozicionin Drejtor Shitje, me qender ne Tirane. Kriteret qe duhet te plotesojne kandidatet: 1. Te kete mbaruar arsimin e larte (preferohet Fakulteti i Ekonomise, Menaxhim Biznesi, Turizem, Marketing). 2. Te kete eksperience pune ne kete pozicion me nje karriere konkrete. 3. Te kete kualifikime profesionale. 4. Te zoteroje programet baze te kompjuterit. 5. Te njohe dhe komunikoje ne gjuhen angleze. 6. Te kete aftesi shume te mira per te punuar ne grup. 7. Te jete i moshes mbi 35 vjec. 8. Te zoteroje patente te klasit B. 9. Vendbanimi ne Tirane. Detyrat dhe Pergjegjesite: 1. Bashke me stafin e tij te pergatise Planet e Shitjes te distributoreve dhe te ndjeke realizimin e tyre. 2. Te monitoroje shitjet qe realizohen nga Distributoret ne subjektet on trade dhe of trade. 3. Te drejtoje dhe organizoje punen e stafit Menaxher shitje neper zona. 4. Ai vete dhe me menaxheret te trajnoje forcen shitese te distributoreve kur e sheh te nevojshme. 5. Te beje analiza per shitjet dhe propozoje bordit masa konkrete per permiresimin e shitjeve. 6. Te organizoje dhe beje studime tregu per produktet e kompanise dhe konkurentet dhe te propozoje masa per permirsim te prezences ne treg. 7. Te organizoje dhe drejtoje futjen e produkteve te reja te Kompanise ne treg. 8. Te identifikoje pikat potenciale dhe te propozoje masa per permiresimin e bashkepunimit. 9. Te jape informacion te perditshem ne Kompani per punen e stafit qe varet nga ai. 10. Te propozoje dhe ndjeke ofertat dhe te vleresoje si percillen tek konsumatori. 11. Ne bashkepunim me Dep. Marketing dhe distributoret te propozoje masa dhe mbeshtetje me marketing. 12. Te analizoje dhe te pergatise ne menyre periodike raportet e shitjes. 13. Te jete i gatshem per te punuar dhe jashte orarit te punes. Te interesuarit te paraqesin CV-te te shoqeruara me foto ne adresen: burimenjerezore@bm-shpk.com Aplikimet mbyllen me date 6 Mars 2018. Duke ju falenderuar per aplikimin tuaj, ju njoftojme qe do te kontaktohen nga Kompania vetem aplikantet e perzgjedhur per interviste. Te dhenat tuaja do te trajtohen sipas ligjit per kete qellim dhe Kompania siguron konfidencialitet te plote.