Perspekti - Si tė sillemi me njerėzit qė nuk na pėlqejnė?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Si tė sillemi me njerėzit qė nuk na pėlqejnė?

Mund tė ndodhė qė gjatė jetės tuaj tė takoni njerėz qė nuk i pėlqeni.

Si tė sillemi me njerėzit qė nuk na pėlqejnė?
Si tė sillemi me njerėzit qė nuk na pėlqejnė?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 17/12/2017 05:56, Ndryshuar: 17/12/2017 12:58

Vetėm nėse keni ndonjė anomali gjenetike mund tė ndodhė qė ti pėlqeni tė gjithė. Mund tė jetė vjehrra juaj apo ndonjė koleg, apo kushdo tjetėr me tė cilin thjesht nuk pėrshtateni dot.

Sipas Deep Patel, autor i librit Fabula e njė djaloshi: 11 Principet e Suksesit, ju ndihmojnė tė kujtoni qė askush nuk ėshtė perfekt. Kjo ju pėrfshin dhe ju.

Pėrpiquni ta zhvendosni perspektivėn tuaj nė mėnyrėn qė njerėzit e sukseshėm bėjnė.

Mė poshtė janė disa kėshilla nga Perspekti.

Pranoni qė nuk mund tė shkoni mirė me tė gjithė.

Sa mė shumė shpresojmė tė pėlqejmė ēdo njeri qė takojmė, aq mė pak e arrijmė kėtė. Patel thotė qė hapi i parė pėr t'u pėrballur me njerėzit qė nuk pėrshtatemi dot ėshtė qė tė pranojmė qė askush nuk shkon mirė me tė gjithė, dhe kjo ėshtė nė rregull. Kjo nuk do tė thotė qė ju jeni njeri i keq, dhe as ata sigurisht.

Sipas psikologes Susan Krauss nė njė postim, ėshtė e mundur qė ju dhe dikush tjetėr mos tė pėrshtateni dot. Konsulentja dhe autori Beverli D. Flaxington shpjegon nė njė post tjetėr qė stilet tona tė sjelljes variojnė nga njerėzit. Disa janė dominues ndėrsa tė tjerė janė mė tė brishtė si natyrė. Disa janė optimistė ndėrsa disa tė tjerė e konsiderojnė veten "realistė".

Nė njė kėrkim nga Hamstra dhe tė tjerė autorė u pa pėr diēka tė quajtur "rregullim pėrshtatjeje", qė pėrkthehet si: ne bėjmė mė shumė pėrpjekje pėr gjėrat qė na pėlqejnė. Ka shumė mundėsi tė mos shijoni komunikimin me disa njerėz dhe ju nuk bėni pėrpjekje tė pėrshtateni me ta. Me kalimin e kohės, kjo mungesė pėrpjekjeje kthehet nė pėrbuzje.

Pėrpiquni tė shikoni diēka positive nė gjėrat qė tė tjerėt po ju thonė.

Krauss thotė qė ju duhet tė pėrpiqeni tė shikoni se si sillen njerėzit. Njerėzit e bashkėshortit tuaj mund tė mos kenė dashur t'ju bėjnė tė mendoni se nė sytė e tyre nuk jeni e zgjuar mjaftueshėm, apo kolegu juaj nuk po pėrpiqet t'ju sabotojė.

Edhe nėse personi me tė cilin keni vėshtirėsi tė pėrshtateni ju acaron me qėllim, tė nevrikloseni me tė mund t'ju bėjė tė dukeni keq.

Jini i vetėdijshėm pėr emocionet tuaja.

Patel thotė qė ėshtė e rėndėsishme tė kujtoni qė emocionet tuaja kanė rėndėsi, por jeni ju personi qė kontrolloni mėnyrėn si reagoni nė situata tė ndryshme. Njerėzit mund tju ēmendin nėse ju e lejoni veten qė ata ta bėjnė diēka tė tillė. Kėshtu mos lejoni qė inati t'ju nxjerrė jashtė kontrollit.

"Nėse dikush po ju ēon nė rrugė tė gabuar", kontrolloni emocionet tuaja. Buzėqeshja ėshtė njė zgjidhje mjaft e mirė.

Pateli thotė qė ēelėsi ėshtė qė ta trajtoni ēdo njeri qė takoni me tė njėjtin respekt. Kjo nuk do tė thotė se duhet tė bini dakort me njė person qė nuk e pėlqeni ose tė aprovoni gjėrat qė ai thotė, por duhet tė silleni si njeri i civilizuar dhe tė jeni i sjellshėm.

Mos e merrni personalisht dhe siguroni pak hapėsirė.

Mė shumė se mosrėnie dakord me diēka, me shumė mundėsi ėshtė keqkuptim. Nėse ju seriozisht nuk bini dakord me dikė, atėherė pėrpiquni ta shikoni nga kėndvėshtrimi i tyre.

Pėrpiquni tė mos reagoni keq, sepse ata mund t'jua kthejnė duke nėnkuptuar gjėra jo tė kėndshme. Pėrpiquni tė ngriheni mbi gjithēka duke u fokusuar nė fakte dhe pėrpiquni tė injoroni mėnyrėn se si personi tjetėr ėshtė duke u sjellė, s'ka rėndėsi sa sarkastik apo acarues ėshtė ai.

"Pėrqėndrohuni te ēėshtja, jo te individi", thotė Patel.

"Nėse keni nevojė pėr hapėsirė merreni atė. Keni ju tė drejtė tė vendosni se kur mund tė komunikoni me dikė. Presidenti i TalentSmart Dr. Travis Bradberry shpjegon shumė thjeshtė nė njė postim nė LinkedIn: Nėse dikush ėshtė duke pirė duhan, do tė qėndroni me tė gjithė pasditen dhe tė pėrballoni edhe paketėn e dytė tė duhanit qė ai mund tė fillojė tė pijė? Jo, ju do tė dilni jashtė tė merrni pak ajėr tė pastėr."

Shprehini ndjenjat tuaja me qetėsi dhe mbani nė konsideratė njė person ndėrmjetės.

Zakonisht, mėnyra se si komunikojmė ėshtė mė e rėndėsishme se ajo ēfarė themi. Nėse dikush po ju bezdis vazhdimisht dhe po ju ēon drejt problemeve tė mėdha, ėshtė koha tė thoni diēka.

Gjithsesi, konfrontimi nuk ka pse tė jetė agresiv. Patel rekomandon tė pėrdorni pėremrin "Unė", pėr shembull "Unė mėrzitem kur ju bėni kėtė gjė, mund tė bėni kėtė tjetrėn nė vend tė kėsaj?"

Krauss thotė qė mund tė jetė ide e mirė tė pėrdorni njė person tjetėr si ndėrmjetės nė kėto diskutime sepse mund ta sjellin situatėn nė nivelet e objektivizmit. Ju mund tė mos bėheni miq, por mund tė gjeni njė mėnyrė pėr tė komunikuar dhe punuar bashkė nė mėnyrė efektive.

Zgjidhni betejat tuaja.

Ndonjėherė ėshtė e lehtė t'i lejoni gjėrat tė rrjedhin. Jo ēdo gjė meriton kohėn dhe vėmendjen tuaj. Ju duhet tė pyesni veten tuaj se nėse nė tė vėrtetė doni tė bėni paqe me personin, apo mė mirė tė harxhoni kohėn duke u marrė me punėn tuaj.

Patel thotė qė mėnyra mė e mirė pėr ta zbuluar kėtė ėshtė tė peshoni nėse ēėshtja ėshtė situacionale.

Mos u justifikoni.

Nėse kuptoni qė dikush po ju nėnvlerėson mos bini pre e tij. Gjėja mė e keqe qė mund tė bėni ėshtė tė justifikoheni. Patel thotė qė kjo gjė mund t'ju japė atyre mė shumė fuqi. Nė vend tė kėsaj, kthejeni fokusin te ata dhe pyetini se ēfarė problemi kanė ata me mėnyrėn se si silleni apo ēfarė bėni ju.

Nėse ata fillojnė t'ju tallin ju, kthejuani mbrapsh. Nėse ata duan qė t'i trajtoni me respekt, ata duhet ta fitojnė atė duke u sjellė nė mėnyrė tė sjellshme me ju gjithashtu.

Nėse doni tė bėni dikė tė bjerė dakort me ju, ka disa hile qė mund tė pėrdorni. Flisni shpejt kur nuk jeni dakort me dikė kėshtu ata tė kenė pak kohė tė kuptojnė atė qė po thoni. Nėse mendoni se mund tė jenė dakort me ju, flisni ngadalė qė ata tė kuptojnė mesazhin tuaj.

Kujtoni qė ju mund tė kontrolloni lumturinė tuaj.

Nėse dikush po ju ngre nervat, nuk duhet ta lejoni tė ndikojė nė lumturinė apo suksesin tuaj. Nėse zbuloni qė komentet e tyre po ju ndikojnė, pyesni veten pėrse. Jeni i vetėdijshėm pėr diēka, apo i stresuar rreth njė ēėshtjeje nė punė? Nėse ėshtė kėshtu, fokusohuni te kjo gjė nė vend qė tė dėgjoni ankesat e njerėzve. Mos e krahasoni veten me dikė tjetėr. Nė vend tė kėsaj kujtojini vetes arritjet tuaja, dhe mos lejoni dikė tju shqetėsojė sepse kjo mund tė prishė ditėn tuaj.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj



Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
jQ`UP

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė