Qeramika Islame.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Qeramika Islame.

Njė ndėr degėt mė tė zhvilluara dhe mė tė pėrsosura tė artit Islam ėshtė qeramika e lustruar, nė kėtė sferė artistėt kanė arritur shkallė tė lartė tė kreativitetit dhe inovacionit.

Pjatė e punuar nė Susa nė shekullin e IX, tani gjendet nė muze nė Luvėr, Francė.
Pjatė e punuar nė Susa nė shekullin e IX, tani gjendet nė muze nė Luvėr, Francė.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 17/08/2017 22:54

Prodhimet qeramike dhe tė porcelanit nuk ishin shumė tė popullarizuara dhe tė rėndėsishme nė kohėn para islame pasi qė artistė e asaj kohe prodhimet e veta mė shumė i bėnin nga ari dhe argjendi, ky lloj arti mori hov pas shtrirjes sė Islamit nė tokat arabe.

Prodhimet e qeramikės sė lustruar nė artin Islam ishin dominuese plot dhjetė shekuj, qė nga shekulli VIII e gjer nė shekullin e XVIII. Qeramika e lustruar ishte njė nga teknologjitė mė tė hershme e prodhuar nga prodhuesit myslimanė. Qeramikat e para tė lustruara u prodhuan rreth shekullit VIII nė Basra, ato ishin tė lustruara me ngjyrė tė kaltėr. Njė kontribut tjetėr i myslimanėve nė kėtė sferė ėshtė realizimi i produkteve nga gresi qė nga shekulli i IX nė Irak. Fabrika e parė pėr realizimin e produkteve nga qelqi dhe qeramika u ndėrtua nė Ar-Raqqah, Siri, nė shekullin e VIII. Nė tokat myslimane tė asaj kohe kishte edhe komplekse tjera prodhimi siē ishin ajo nė Fustat qė funksionoi qė nga viti 975 gjer nė vitin 1075, ajo nė Damask nga viti 1100 gjer rreth vitit 1600 dhe ajo nė Tabrik qė funksionoi qė nga viti 1470 e gjer nė vitin 1550.

Qeramika ose porcelani i pėrzier me metal i cili i jep efekte ylbertėsie prodhmeve u zbulua nė Irak nga kimisti arab Xhabir ibn Hayyan (Geberi) nė shekullin e VIII, gjatė kohės sė kalifatit Abbasid. Zbulim tjetėr ishte albarello, prodhim qeramike ose porcelani qė shfrytėzohej nė barnatore pėr tė ruajtur barėrat e thara. Zhvillimi i kėtij lloji tė farmacisė u bė nė Lindjen e Mesme Islame e qė nė Evropė pėr herė tė parė u soll nė Florence, Itali nga tregtarėt Hispano-Moresque nė shekullin e XV.

Stili i sjellė nga tregtarėt Hispano-Moresque u shfaq nė Andaluz nė shekullin e VIII nėn udhėheqje tė Fitimidėve. Ky ishte stil i qeramikės Islame qė u krijua nė Spanjėn Islame, pasi qė Murėt kishin paraqitur dy teknika tė prodhimit tė qeramikės nė Evropė.

Prodhimet e qeramikės dhe porcelanit tė ilustruar me motive Islame u pėrhapėn edhe nė trevat shqiptare pas shtrirjes sė Perandorisė Osmane nė Ballkan. Ndėr prodhimet e ilustruara nuk ishin vetėm ato tė gjėsendeve pėr nevojat e njerėzve, por kishin tė bėnin edhe me forma zbukuruese si dhe pjesė tjera tė ilustruara pėr objekte banimi e adhurimi. Xhamia e Parrucės, rrethi i Shkodrės, ėshtė shembull i njė faltoreje tė zbukuruar me qeramikė tė ilustruar.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Zl[;+

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė