Historia e Artit Islam.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Historia e Artit Islam.

Duke marrė parasysh shtrirjen e shpejtė tė territoreve Islame, ndeshjen me kulturat tjera tek popujt tjerė si dhe duke marrė parasysh kohėn e realizimit tė kėtyre ndryshimeve arti Islam gjatė historisė mund tė ndahet nė disa periudha.

Pjata e punuar me stilin fajence gjatė periudhės Abaside.
Pjata e punuar me stilin fajence gjatė periudhės Abaside.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 19/08/2017 23:02

Periudha Muavijane

Gjatė periudhė Muavijane u zhvillua arkitektura e qytetėruar pasi qė u futėn koncepte dhe plane tė reja nė praktikė. Kėshtu erdhi nė shprehje "plani arab", me oborre dhe xhami tė mėdha me stil tė ri. Kjo lloj arkitekture u bė e njohur me ndėrtimin e xhamisė sė madhe tė Damaskut e cila u pėrfundua nė vitin 715 gjatė kalifatit tė Al-Walidit I). Kjo ndėrtesė u mor si pikė referimi pėr ndėrtues dhe historian tė artit.

Kubeja e Gurit nė Jerusalem ėshtė njė nga ndėrtesat mė tė rėndėsishme tė artit Islam e cila nė vete pėrmban mozaik, frazė epigrafie e shumė elemente tė tjera tė pastra Islame. Pallatet e shkretėtirės nė Jordani dhe Siri, Mshatta, Qasr Amra dhe Khirbat al-Mafjar, shėrbyen pėr kalifėt si vende pėr jetesė, halla pėr pritje, banja publike dhe ishin tė dekoruara qė tė shprehnin njė nivel udhėheqės.

Gjatė kėsaj periudhe prodhimi i produkteve tė qeramikės akoma ishte nė fazėn fillestare, objekte tė pa lustruara deri nė kėtė periudhė. Nga kjo kohė ka vetėm disa objekte metali qė kanė mbijetuar, por ėshtė e vėshtirė tė bėhet ndarja e objekteve Islame nga ato tė para islames.

'Abd al-Malik paraqiti monedha standarde tė cilat kishin mbishkrime arabe. Zhvillimi i shpejtė i monedhės nė hapėsirė lokale gjatė kohės sė ndėrtimit tė Kubes sė Gurit demonstron ndryshim tė hovshėm tė kulturės nė kohėn e Muavijes. Kjo periudhė paraqet gjenezėn e pjesėrishme tė artit Islam.

Periudha Abaside (VIII  XIII)

Nė kohėn e kalifatit Abasid (750 - 1258) qė pasoi pas kalifatit tė Muavijes (661750), pika kryesore politike e kulturore Islame kaloi nga Siria nė Irak ku nė vitin 762 Bagdadi, qyteti qarkullues i paqes (madinat al-salam), u themelua si kryeqendėr e re. Nė dy shekujt e parė tė periudhės Abaside u pa njė shfaqje dhe pėrhapje e stilit tė ri tė artit Islam ku shfaqėn forma dhe teknika tė pasta Islame.

Na shumė lloje tė artit qė u zhvilluan gjatė kohės Abaside, arti i pėrpunimit tė tekstilit luajti njė rol shumė tė rėndėsishėm nė shoqėri, art qė vazhdoi tė zhvillohej edhe nė periudhat pasuese. Tekstilet ishin tė gjithė pranishme nė tokat Islame duke shėrbyer si veshje, tekstile shtėpiake dhe arkitekturė portative. Prodhimi dhe tregtia me tekstile ishte industri shumė e sofistikuar dhe profitabile. Tekstilet shpesh bėheshin edhe me materiale me vlerė tė lartė si mėndafsh, ari e argjend si dhe dekoroheshin me dizajnė tė ndryshme komplekse, kėshtu paraqisnin tė mira luksoze duke shprehur pasuri dhe statut social. Tekstili Islam i njohur pėr pėrmbajtjen artistike e kualitative nė masė tė madhe u shit dhe nė Perėndim, ku rėndėsia e tyre ndikoi nė gjuhėt evropiane.

Gjatė kėsaj kohe u zhvillua edhe prodhimi i qeramikės sė lustruar e cila kėrkonte kohė dhe precizitet pėr tu realizuar kėshtu qė llogaritej ndėr gjėrat me vlerė dhe luksoze. Nė kėtė sferė tė artit u bėnė dy inovacione tė mėdha: inovacioni i punimeve fajence dhe qeramikės ose porcelanit tė lustruar me metal. Pasi qė Islami, pėrmes haditheve tė Muhammedit, i ndalon pėrdorimin e arit dhe argjendit pėr zbukurim tė objekteve artistėt pėrdorėn pėrzierje tė squfurit dhe metaleve okside zbukuruar objekteve qė tanimė ishin tė lustruar. Kėrkonte precizitet dhe kohė, kėshtu qė produktin e bėnte luksoz dhe tė kushtueshėm dhe tė dallueshėm nga prodhimet e qeramikės sė lustruar nė kulturat tjera.

Kaligrafia filloi tė pėrdorej pėr shkrimin e faqeve Kur'anore dhe letrave tė ndryshme deri nė atė masė sa humbte tė gjeturit e menjėhershėm tė asaj qė ishte shkruar.

Gjatė viteve 836-892 nė vend tė Bagdadit, kryeqendėr ishte Samarra, qytet nė veri tė Bagdadit e qė ėshtė pjesėrisht domethėnės pėr tė kuptuar artin dhe arkitekturėn e periudhės Abaside. Nė kėtė qendėr u zhvillua stil i ri i mbulimit tė sipėrfaqeve, stil i quajtur i pjerrėt, si dhe u bė dekorim i ri me dizajne me figura gjeometrike tė pėrsėritura dhe me pseudo forma tė bimėve qė mė vonė nė perėndim u bėnė tė njohura si "arabeska".

Periudha Fatimide X  XII

Kalifati Fatimid, emri i tė cilit rrjedh nga emri i vajzės sė Muhammedit (tė dėrguarit tė fundit nė Islam) Fatimes, erdhi nė pushtet mė 9 gusht tė vitit 969 me hyrjen e gjeneralit Gauhar nė Fustat-Misr dhe pėrfundoi nė vitin 1171 dhe gjatė kėsaj periudhe territoret Islame u zgjeruan duke pėrfshirė hapėsirėn ku sot gjenden Algjeria, Tunizi, Sicilia, Egjipti e Siria.

Gjatė kėsaj periudhe u zhvillua arti i pėrpunimit tė zbukurimeve nga ari, dizajnimit tė kristaleve shkėlqyese e transparente, pėrpunimit tė kuarcit pa ngjyrė, gjithashtu edhe pėrpunimi i qelqit ishte art i zhvilluar nė nivel tė lartė. Qendra udhėheqėse u bė afėr Kairos sė Vjetėr nė vendin e quajtur al-Fustat ku dhe ishte qendra e prodhimeve tė qeramikės, qelqit, metaleve, shkėmbinjve zbukurues dhe pėrpunimit tė drurit. Qendra prodhimi tė artizanateve u hapėn edhe nė pjesė tė tjera tė Egjiptit. Pėrpunimi i qeramikės sė ilustruar ishte nė njė nivel shumė tė lartė. Disa prej prodhimeve qė kanė mbijetuar gjer nė kohėn e sotme mbajnė dhe mbishkrimin e prodhuesve tė vetė. Gjithashtu edhe pėrpunimi i veglave dhe zbukurimeve tė drurit e arit kishte arritur nivel tė lartė artistik. Artistėt e asaj kohe krijuan motive tė reja dekorative dhe shfrytėzuan shumė format figurative si njerėzore ashtu edhe shtazore.

Vepra e parė madhore artistikė-arkitekturale ishte dizajnimi qarkorė i qendrės sė parė tė tyre, qytetit al-Mansuriya, nė vitin 947, qė mund tė vlerėsohet si sfidė e qėllimshme ndaj qytetit Abasid, Badadit qė njihej si "qyteti i paqes (madinat al-salam).

Ky kalifat themeloi qytetin e Kairos (al-Qahira, qė don tė thotė "triumfuesi") nė vitin 973 dhe e bėnė qendėr tė tyre qė shumė shpejtė u bė rival i Bagdadit. Nė kėtė qytetė me hov tė madhė dhe me stil tė jashtėzakonshėm u zhvilluan artet dekorative qė e bėnė qendėr kulturore tė botės Islame.

Ata zhvilluan edhe arkitekturėn duke iu pėrmbajtur teknikės Tulunide dhe pėrdorėm materiale tė ngjashme, por gjithashtu bėnė dhe prodhime tė veta specifike. Nė Kairo s'bashku me themelimin e qyteti u ndėrtua edhe xhamia e parė madhėshtore al-Azhar (96973), ku u themelua njėkohėsisht edhe instituti i edukimit tė lartė, ku sot ėshtė universiteti i njohur i Al-Azharit. Xhamia al-Hakim (9961013) ėshtė njė shembull i rėndėsishėm i arkitekturės dekorative tė periudhės Fatimide. Objekte tjera qė kanė mbijetuar nga kjo periudhė janė xhamia al-Aqmar (1125) dhe portat hyrėse tė qytetit tė Kairos tė ndėrtuara nga veziri Badr al-Jamali (107394).

Xhami tjera tė ndėrtuara gjatė kėsaj periudhe ishin: Al-Juyushi (1085) qė njihet edhe me emra tjerė, Sayyida Ruqayya Mashhad (1133) qė njihet edhe me emra tjerė, Vizier al-Salih Tala'i (1160) dhe mauzoleu Yahya al-Shabihi (1150).

Periudha Seljuke 1071-1299

Periudha e Seljuke filloi nė vitin 1071 pas pėrmbysjes sė perandorit bizantin Romanos Diogenes nga udhėheqėsi Seljuk Alparslan nė Malazgirt.

Periudha Seljuke nė historinė e artit dhe arkitekturės zgjati pėr rreth dy shekujsh, gjersa u themelua dinastia Ilkhan nė vitin 1299. Gjatė kėsaj periudhe bota Islame kaloi nga territoret arabe nė qendrat Seljuke, nė qytetet si Merv, Nishapur, Rayy dhe Isfahan. Pavarėsisht nga pushtimet turke kjo periudhė e ringjalljes persiane filloi me publikimin e Firdausit, "Shah-namah", qė pėrbėn pėr Persin njė periudhė me zhvillime intensive tė artit kreativ. Produktiviteti i dukshėm i kėtyre shekujve nė artet vizuale nė krahasim me shekujt e mėparshėm paraqet hedhe tė njė hapi tė madh pėrpara.

Gjatė periudhės seljuke artistėt nuk inkurajuan vetėm nga sulltanėt, por gjithashtu edhe nga nga emirėt lokal si dhe nga familjet e pasura tė vendit. Kėshtu qė intensivisht dhe nė nivel tė lartė u zhvillua arti dekorativ ku kujdes tė veēantė iu kushtua pėrpunimit dhe zbukurimit tė drurit, pėrpunimit tė zbukurimeve nga guri, pėrpunimit tė metalit, pėrpunimit dhe ilustrimit tė qeramikės, pėrpunimit tė qelqit di dhe prodhimet e tekstilit dhe prodhimi i qilimėve. Enėt pėr pėrdorim tė pėrditshėm u dekoruan me gravura e zbukurime tjera, nė anėn tjetėr gjersa tė gjitha metalet e tjera zbukuruese pėrdoreshin pėr zbukurim tė enėve dhe objekteve, ari dhe argjendi pėrdoreshin vetėm pėr stoli grash.

Inovacioni mė i rėndėsishėm nė periudhėn seljuke ishte pėrpunimi i metalit, posaēėrisht arti i zbukurimit tė prodhimeve nga bronzi me ari dhe argjend. Kjo teknikė u zhvillua nė Herat dhe Nishapur nė rajonin Khorasan dhe pėrfshinte pėrdorimin e figurave gjeometrike dhe bimore nė zbukurimin e gjėsendeve. Qendra mė e rėndėsishme e prodhimeve metalike ishte Konya qė pėrfshinte stilin iranian, dhe shumė prodhues nė Artukid punonin nė stilin Mosul.

Inovacionet e paraqitura nga arkitektėt iranian gjatė kėsaj periudhe kishin jehonė dukshėm mė tė madhe se sa nė Indi e nė Azinė e Vogėl. Nė shumė raste artistėt seljuk konsolidonin dhe perfeksionin format dhe idetė qė njiheshin shumė kohė mė parė. Kėtė e dėshmon ndėrtimi i minares sė xhamisė nė Damgan, Iran. Efektet dekorative tė arritura duke pėrdorur tulla me vrima duke formuar ritėm dhe forma gjeometrike origjinale tė nivelit tė lartė.

Miniaturat seljuke, nga tė cilat vetėm disa kanė mbetur pėr shkak tė shkatėrrimit tė madh gjatė pushtimit mongol, ishin shumė tė zbukuruara. Qendra kryesore pėr shtypjen e librave gjatė shekujve XII dhe XIII ishte Iraku, por nė kėtė shtyp ndikim kryesor kishte ndikim tė madh Iranian. Sa pėr ilustrim tė kujdesit nė dizajn dhe ilustrim kanė mbijetuar disa shembuj tė Kur'anėve sejlukian ku rol kryesorė merr shkrimi kufik.

Periudha Seljuke pa dyshim ishte njėra nga periudhat mė kreative nė historinė e botės Islame, paraqiti arritje madhėshtore nė tė gjitha fushat artistike me ndryshime tė dukshme nė kontekst, nga regjionet tjera.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
lPE+&

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė