Arti ne Trojet Shqiptare.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Arti ne Trojet Shqiptare.

Arti Islam nė trojet shqiptare ėshtė zhvilluar nė kohėn e shtrirjes sė Perandorisė Osmane nė Ballkan.

Ura e Gurit nė Shkup nė vitin 1909.
Ura e Gurit nė Shkup nė vitin 1909.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 28/08/2017 23:24

Prania e myslimanėve nė Ballkan dhe nė tokat iliro-shqiptare daton qė nga koha e mbretit bizantin, Teofilit (sundoi mė 829-842), kur tė ashtuquajturit, turqit vardarianė, tė fesė islame, i vendosi nė luginėn e lumit Vardar, pėr qėllime politike, strategjike. Turqit vardarianė i kemi tė pranishėm deri nė kohėn e mbretėrisė hungareze nė shekujt XI e XII dhe nė ushtrinė e Car Dushanit nė shekullin XIII.

Arti Islam nė trojet shqiptare ėshtė zhvilluar nė kohėn e shtrirjes sė Perandorisė Osmane nė Ballkan. Perandoria Osmane ka qenė fryma e inicimit tė zhvillimit tė kulturės dhe artit Islam nė kėto troje. Qėndrimi i saj shekullorė nė kėto troje dhe rėndėsia e vlerave tė krijuara gjatė kėsaj periudhe mund tė vlerėsohen pėrmes gjurmėve tė mbetura.

Edhe pėrkundėr trashėgimisė sė pa shmangshme kulturore e artistike tė zhvilluar gjatė kėsaj kohe nga shqiptarėt, studiuesve letrarė kanė hezituar qė tė bėjnė studimin e kėtyre veprave, ata i kanė marrė me nėnēmim vlerat artistike shqiptaro-islame.

Studiuesi shqiptar Hasan Kaleshi thekson:

"Mund tė thuhet se shqiptarėt janė tė vetmit qė nuk i kanė kushtuar kurrfarė rėndėsie kėtij aspekti..., edhe pse roli i shqiptarėve ėshtė mė i madh se i shumė popujve ballkanikė, me dallim qė ata i kanė studiuar shkrimtarėt e tyre, e ndėr ne kjo punė merret me nėnēmim, tė mos themi me pėrbuzje... Le qė boshnjakėt janė shumė pėrpara nė studime, por madje edhe serbėt edhe sllavo-maqedonasit."

Pėrkundėr mos guximit tė studiuesve shqiptarė qė tė hulumtojnė ndikimin Islam nė zhvillimet kulturor, sociale e artistike nė jetėn e shqiptarėve vetė gjeneratat e dala tė edukuara nė qendrat Islame dhe ndryshimet nė strukturat fisnore para dhe pas Islame dėshmojnė pėr njė ndikim tė rėndėsishėm dhe nė masė tė madhe.

Nė anėn tjetėr zhvillimi i arkitekturės sė mrekullueshme si dhe ruajtja e tyre gjatė kohėrave dėshmon pėr njė lidhshmėri mė tė dashur se sa tė dhunshme, siē pretendohet, mes shqiptarėve dhe Islamit. Gjatė kohės sė sundimit tė Perandorisė Osmane nė trojet shqiptare theks tė veēant iu kushtua arkitekturė. Kėshtu u ndėrtuan ura, xhami e shtėpi me stil tė veēantė arkitektural e artistik.

Thuajse nė tėrė hapėsirėn e trojeve shqiptare ka monumente fetare qė meritojnė theks tė veēantė pėr nga vlera dhe rėndėsia e tyre gjatė kohėsh.

Ndėr monumentet Islame tėrheqėse pėr artdashėsit shqiptarė dhe tė huaj nė trojet shqiptare veēohen: Xhamia e Et'hem Beut nė Tiranė, Xhamia e Larme nė Tetovė, Xhamia e Madhe nė Prishtinė, Ura e Gurit, Sahat Kulla, Xhamia e Mustafa Pashės nė Shkup, Xhamia e Sinan Pashės nė Prizren, Xhamia e Pashės me hamam nė Ulqin etj.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
Z*i*\

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė