Artistėt e Diasporės
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Artistėt e Diasporės

Shumė artistė shqiptarė u shquan nė Venedik. Atje ngritėn edhe shkollėn e tyre dhe e quajtėn "Scuola degli Albanesi".

Artistėt e Diasporės
Artistėt e Diasporės
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 29/12/2017 14:08

Pas pushtimit osman, gjatė shekullit XV-tė dhe mė vonė, morėn rrugėn e emirgimit shumė shqiptarė. Midis tyre emigruan edhe tė talentuar nė art tė cilėt i zhvilluan prirjet nė vendet ku u vendosėn. Megjithėse ende nuk ėshtė bėrė ndonjė studim i plotė njihen disa artistė tė shquar.

Nė Itali albanezėve tė Vincencės, Gjon dhe Jeronim u ėshtė gdhendur epitafi: "Ille alter Phidias, his Poliklet erat", qė i krahason me dy nga mjeshtrit mė tė mėdhenj tė skulpturės helene. Ndėrsa nė katedralen Duomo tė Milanos, altari ėshtė gdhendur nga skulptori me origjinė shqiptare Aleks Tarketa.

Shumė artistė shqiptarė u shquan nė Venedik. Atje ngritėn edhe shkollėn e tyre dhe e quajtėn "Scuola degli Albanesi".

Si tekste shkollore u pėrdorėn veprat e humanistėve shqiptarė Marin Bicikemi (1468-1528) dhe Marin Barleti (1460-1512) mė tė njohurit nga artistėt janė piktorėt Mark Basaiti (1496-1530) dhe Victor Karpaci (1465-1525). Pėr origjinėn e tyre shqiptare kanė shkruar edhe disa studiues tė huaj.

Njė nga figurat mė tė shquara tė kėsaj periudhe ėshtė Aleksandėr Albani (1692-1779). Edhe sot ai vlerėsohet si njė nga tė parėt koleksionistė tė veprave tė artit. Vila e tij nė Romė qė edhe sot quhet "Vila Albani" ėshtė nga tė parat muze tė artit nė Europė. Aty ka studiuar edhe arkeologu i njohur J. Winckelman (1717-1768).

Me origjinė shqiptare kanė qenė edhe disa arkitektė tė njohur si S. Mehmeti, K. Dulla, S. Atiku etj qė zbukuruan Stambollin dhe qendra tė tjera tė perandorisė osmane si dhe A. Aleksi, M. Tivarasi, Gj. Durrėsaku etj qė punuan nė vise tė tjera tė Europės.

Artistėt e diasporės se re shqiptare janė mė tė shumtė se ata tė kohėve tė herėshme. Ata u pėrkasin rrymave tė ndryshme tė artit botėror. Nė kėtė vėshtrim tė shkurtėr po vecojmė vetėm katėr prej tyre qė janė tė njohur edhe nė artin botėror. Kėta janė: fotografi i shquar Gjon Milli (1902-1980), qė jetoi dhe krijoi nė USA; piktori Abedin Dino (1913-1993) mik me Picasso dhe personalitete te tjera tė shquar nė Paris; Ēatin Saraēi (1902-1974) mik dhe bashkėpunėtor i afėrt i ekspresionistit Oskar Kokoshka, gjatė viteve qė qėndroi nė Londėr si dhe Ibrahim Kodra (l. 1916) njė nga pėrfaqėsuesit e shquar tė kubizmit nė Itali.

Gjeografia e artistėve tė diasporės sė re shqiptare pėrfshin shumė vende tė botės dhe me krijimtarinė e tyre mund tė bėhet njė album me vepra tė bukura arti. Nė kėtė krijimtari futen edhe tablote e artistėve arvanitas, qė banojnė nė Greqi. Nė vitin 1985 ėshtė botuar nė Athinė njė album me krijimet e disa autorėve mė tė njohur arvanitas, por krijimtaria e tyre ėshtė mė e pasur, ashtu sic eshtė mė e pasur gjithė krijimtaria e diasporės sė re shqiptare e cila po shtohet me autorė tė rinj qė u larguan nga atdheu pas vitit 1990.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
7i>F*

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė