Biologjia
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Biologjia

Biologjia (nga greqishtja e vjetėr: bios-jetė dhe logos-shkencė) ėshtė shkencė natyrore, e cila studion botėn e gjallė tė natyrės. Biologjia bėnė pjesė nė grupin e shkencave natyrore, siē janė: Fizika Kimia dhe Ekologjia (disiplinė e Biologjisė).

Qelizat e tapės sė drurit tė paraqitura tek libri
Qelizat e tapės sė drurit tė paraqitura tek libri "Micrographia" i Robert Hukut.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 26/05/2017 20:17

Historia e biologjisė

Biologjia moderne ėshtė njė shkencė relativisht e re, por shkencat e pėrfshira nė tė janė studiuar qė nė lashtėsi. Filozofia natyrore, psh, ėshtė studiuar nė civilizimet e lashta tė Mesopotamisė, Egjiptit, Indisė dhe Kinės, ndėrkohė qė origjina e biologjisė moderne mund tė ndiqet deri nė Greqinė e lashtė. Studimi i mjekėsisė daton qė nė kohėn e Hipokratit, por ishte Aristoteli ai qė kontribuoi gjerėsisht nė zhvillimin e biologjisė. "Historia e Kafshėve" ishte njė nga punimet e tij tė spikatura pėr diversitetin e jetės, ku tregohen dhe prirjet e tij natyraliste. Pasuesi i Aristotelit, Teofrasti, shkroi njė seri librash pėr botanikėn qė i mbijetuan kohės si kontributet mė tė rėndėsishme tė lashtėsisė, pėr shkencat e bimėve.

Etimologjia e emrit

Termi "biologji" (greq. ²ÆæĀ - jetė, dhe »Ģ³æĀ - fjalė, shkencė) shfaqet pėr herė tė parė nė 1763 kur Lineus pėrdor terminbiologi nė librin e tij "Bibliotheca Botanica". Pėrdorimi i parė nė gjuhėn gjermane, biologie, ishte nė 1771, nė njė pėrkthim tė punės sė Lineusit. Karl Frederik Burdak e pėrdori termin nė librin e tij "Propädeutik zum Studien der gesammten Heilkunst" nė 1800, nė njė sens mė tė kufizuar duke nėnkuptuar studimin e qėnieve njerėzore nga ana morfologjike, fiziologjike dhe psikologjike. Termi erdhi nė pėrdorimin e tij modern nga traktati me gjashtė volume i quajtur "Biologie, oder Philosophie der lebenden Natur" nė 1802-1822 nga Gotfrid Reinhold Treviranus i cili deklaroi:

"Qėllimi i kėrkimit tonė do jenė format e ndryshme tė manifestimit tė jetės, kushtet dhe ligjet nė tė cilat kėto fenomene ndodhin, dhe shkaqet nga tė cilat ato janė prekur. Shkencėn qė merret me kėto tema ne do ta quajmė me emrin "biologji" ose, "lebenslehre" (doktrina e jetės)."

Mikroskopia

Biologjia njohu njė zhvillim tė madh kur Anton van Livenhuku pėrmirėsoi mė tej mikroskopin. Njė botė e tėrė mikroskopike u shfaq para syve tė shkencėtarėve me gjithė biodiversitetin e saj, ku zbulimet mė tė rėndėsishme ishin bakteret,spermatozoidet dhe qelizat e kuqe tė gjakut. Gjatė kėsaj kohe u themelua edhe njė disiplinė e re nga entomologu gjerman Jan Suarmadan, e ashtuquajtura autopsi mikroskopike. Mė pas, nė 1665, ishte Robert Huk, ai qė ēoi mė tej punėn e Van Livenhukut, duke zbuluar ekzistencėn e qelizave nė njė tapė druri. Disa dekada mė vonė, nė 1838, dy shkencėtarėt Matias Xhekob Shleiden dhe Teodor Shvan filluan pėrhapjen e ideve tė tyre qė do tė ishin bazat e Teorisė Qelizore. Ato deklaruan se njėsia bazė ndėrtimore e tė gjitha gjallesave ėshtė qeliza dhe se ēdo qelizė ruan nė vetvete tė gjitha karakteristikat e jetės. Sė fundmi, Robert Remak dhe Rudolf Virshkov pėrcaktuan dhe parimin e tretė, se tė gjitha qelizat vijnė nga ndarja qelizore e qelizave mėmė.

Evolucioni

Ndėrkaq, vėmendja e historianėve natyraliste u pėrqendrua tek taksonomia dhe klasifikimi i gjallesave, duke nisur me Karl Leniusin i cili publikoi njė taksonomi tė thjeshtė pėr botėn natyrale (1735), dhe mė pas nė 1750 futi nė pėrdorim emrat shkencorė pėr tė gjitha speciet. Kėto ishin hapat e para tė hedhura drejt njė teorie evolucionare. Njė tjetėr figurė kyēe nė historinė e mendimit evolucionar ishte dhe Zhorzh - Lui Leklerk, qė ndonėse e kundėrshtoi evolucioni, influencoi nė teoritė e Lemarrkut dhe Darvinit. Prezantimi i parė i teorisė sė evolucionit u bė nga Zhan Baptist Lemarrk, i cili deklaroi se evolucioni ishte rezultat i presionit qė ushtron mjedisi mbi kafshėt duke i pėrshtatur ndaj tij. Pra sipas Lemarrkut, pėrdorimi i shpeshtė i njė organi do tė sillte perfeksionimin e tij mė pas tė trashėgueshėm edhe tek pasardhėsit. Por do tė ishte natyralisti britanik,Carls Darvini, i cili do tė krijonte teorinė evolucionare mė tė suksesshme, tė bazuar nė pėrzgjedhjen natyrore. Megjithėse ishte tema kryesore e polemikave, tė cilat vazhdojnė deri nė ditėt tona, teoria e Darvinit u pėrhap shpejt nė tė gjithė komunitetin shkencor dhe u bė aksioma qėndrore e shkencės sė biologjisė.

Gjenetika

Gjenetika moderne filloi me Gregor Johan Mendelin, njė murg dhe shkencėtar gjermano-cek i cili studioi natyrėn e trashėgimisė tek bimėt. Mes viteve 1856 dhe1863 Mendeli kultivoi rreth 29,000 bimė bizelesh, duke i ndjekur modelet trashėguese tė disa tipareve tė tyre dhe duke i pėrshkruar ato matematikisht. Ky studim tregoi qė 1 nė 4 bimė bizelesh kishte alele recesive tė racave tė pastra, 2 nė 4 ishin hibride dhe vetėm 1 nė 4 ishin raca tė pastra me alele dominante. Kėto eksperimente e ēuan atė tė formulonte dy ligje, atė tė ndarjes dhe atė tė grupimit tė pavarur.

Ligji i ndarjes thotė se ēdo gjallesė pėrmban dy alele pėr njė tipar tė caktuar tė cilat ndahen gjatė formimit tė gametave.

Ligji i grupimit tė pavarur thotė qė alelet pėr tipare tė ndryshme shpėrndahen nėpėr gamete nė mėnyrė tė pavarur nga njėra-tjetra.

Puna e Mendelit fitoi kuptim tė gjerė pas vdekjes sė tij nė vitin 1890, kur shkencėtarė tė tjerė rizbuluan kėrkimin e tij dhe u pėrpoqėn tė pėrcaktonin se cila molekulė ishte pėrgjegjėse pėr trashėgiminė. Eksperimentet e bėra nė vitet 40'-50' treguan ADN-nė si molekulėn pėrgjegjėse e cila gjendej tek kromozomet. Pas kėtyre viteve e deri nė ditėt tona, biologjia ėshtė zgjeruar shumė nė sferėn molekulare. Nė kėtė kohė, tre shkencėtarė, Har Gobind Korana, Robert Uilliam Hollej dhe Marshall Uarren Nirenberg arritėn tė zbėrthenin kodin gjenetik pasi kuptuan qė ADN-ja pėrmbante kodone. Mė nė fund, nė 1990 u hap "Projekti i Gjenomit Njerėzor" i cili kishte pėr qellim pėrcaktimin e tė gjitha gjeneve njerėzore. Ky projekt ishte pėrpjekja e parė pėr tė kuptuar funksionimin molekular tė njeriut dhe gjallesave tė tjera. Ai pėrfundoi nė vitin 2003 dhe vazhdon tė kompletohet edhe nė ditėt tona me analiza tė mėtejshme.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
"ll1H

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė