Cilat janė sekretet e sipėrmarrėsve tė lumtur?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Cilat janė sekretet e sipėrmarrėsve tė lumtur?

Shumė njerėz zgjedhin tė bėhen ndėrmarrės sepse kėrkojnė punė mė pėrmbushėse.

Cilat janė sekretet e sipėrmarrėsve tė lumtur?
Cilat janė sekretet e sipėrmarrėsve tė lumtur?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 11/02/2018 14:11

Sipėrmarrėsit mund tė jenė tė mėrzitur nga puna tradicionale nė zyrė dhe tė dėshpėruar pėr mė shumė kontroll ndaj detyrave tė tyre ditore, ose tė shtyer pėr tė krijuar diēka me domethėnie. Sidoqoftė, ndėrmarrėsit nė pėrgjithėsi hyjnė nė biznes me pritshmėrinė se ndėrmarrėsia do t'i bėjė mė tė lumtur.

Pėrdėrisa ndėrmarrėsit e rinj nė pėrgjithėsi e shohin si pėrmbushėse, gjithashtu ka njė mundėsi pėr zhgėnjim. Sfidat e ndėrmarrėsisė mund tė ju dalin pėrpara gjatė kohės, duke dėmtuar marrėdhėniet tuaja dhe duke dalė nė rrugė tė lumturisė tuaj. Fatmirėsisht, nuk ka pse tė jetė nė kėtė mėnyrė.

Ka disa ndryshime nė sjellje tė cilat mund t'i bėni pėr tė mėnjanuar paknaqėsitė dhe tė qėndroni tė lumtur si ndėrmarrės:

Krijoni ambientin tuaj ideal

Kjo ėshtė mundėsia qė tė pėrdorni pozitėn tuaj brenda kompanisė. Ju jeni shefi, ju i bėni rregullat. Ju vendosni orarin, kujdeseni pėr krijimin e njė ambienti i cili do ju bėjė tė lumtur, dhe nėse e zbuloni se ai ambient nuk ju pėlqen, mos u frikėsoni t'a ndryshoni.

Ju ndoshta do t'a zbuloni se posedimi i njė zyre tė hapur pa mure ėshtė ajo qė ju nevojitet pėr t'u ndjerė tė lumtur nė punė. Ndoshta do t'a zbuloni se tė punuarit nga shtėpia tri ditė nė javė ėshtė ajo qė ju duhet pėr tė qenė tė lumtur. Eksperimentoni me ambiente dhe atmosfera tė ndryshme deri sa tė gjeni njė e cila funksionon dhe mos e ndryshoni.

Bėni pushime

Si njė ndėrmarrės, ju jeni pėrgjegjės se sa shumė ose sa pak punoni. Ajo tingėllon tėrheqėse, por ka njė gjė: shumica e ndėrmarrėsve janė tė shtyrė pėr tė parė idetė e tyre duke u realizuar sa qė asnjėherė nuk ndalojnė sė punuari. Nė rrezikun e shėndetit tė tyre fizik dhe mendor, ata punojnė 100 orė nė javė, flenė nė zyrė dhe bėjnė gjithēka qė duhet pėr tė pėrfunduar sa mė shumė detyra.

Dėshira pėr tė punuar shumė ėshtė njė mentalitet i nevojshėm dhe i admirueshėm pėr ndėrmarrėsit, por tė gjithė kanė njė kufi. Mos u frikėsoni tė bėni pushime, varėsisht se a janė pushime 10 minutėshe gjatė ditės sė punės ose pushime njė javore nė verė.

Bėni familjen tuaj prioritet

Pavarėsisht se sa dėshironi qė biznesi juaj tė arrijė sukses, familja juaj duhet tė vijė e para. Kėta janė njerėzit tė cilėt ju duan pa kushte. Ata janė njerėzit tė cilėt qėndruan me ju para se tė nisnit kėtė biznes, dhe do tė jenė me ju edhe pas tij.

Koha ėshtė njė gjė e vlefshme dhe nuk duhet t'a shpenzoni atė duke punuar aq shumė sa tė harroni njerėzit e rėndėsishėm pėr ju. Ndryshoni orarin tuaj tė punės, merrni njė ditė pushim dhe kaloni kohė me familjen. Nuk do tė pendoheni.

Punėsoni njerėz nė tė cilėt mund tė llogarisni

Nė biznesin tuaj, ju do tė jeni ai i cili merr iniciativėn, por njerėzit tuaj do tė jenė ata tė cilėt do tė bėjnė punėn. Sigurohuni tė mbushni biznesin tuaj me njerėz tė cilėve mund t'iu besoni se do tė bėjnė punė tė mrekullueshme dhe njerėz tė cilėt i pėlqeni. Nėse zyra juaj ėshtė e mbushur me njerėz tė mirė dhe punėtorė, ju do tė jeni mė pak tė stresuar nėse biznesi juaj ka potencialin pėr tė arritur sukses dhe do tė jetė mė e lehtė pėr ju tė bėni pushime tė nevojshme.

Pranoni dėshtimet

Dėshtimi ėshtė pjesė e biznesit, dhe kur e pėrjetoni atė, e pėrjetoni keq. Asgjė nuk mund tė ju rehatojė nė atė moment. Por sapo tė pėrjetoni njė dėshtim, pavarėsisht se sa i madh ose i vogėl, ju keni njė mundėsi tė rėndėsishme: Ju mund tė zgjedhni tė qėndroni nė atė dėshtim dhe tė lejoni tė ju pushtojė ose t'a pranoni dhe tė ecni pėrpara. Nėse dėshironi tė qėndroni tė lumtur pėr njė kohė tė gjatė nė botėn e ndėrmarrėsisė, ju do tė duhet tė mėsoni tė pranoni dėshtimin dhe tė vazhdoni pėrpara.

Mos u frikėsoni tė thoni jo

Tė thoni jo ėshtė mė e vėshtirė se sa duket, veēanėrisht nėse jeni nė njė pozitė tė marrjes sė vendimeve pėr tė parėn herė nė karrierėn tuaj. Kur njė klient kėrkon njė afat tė caktuar pothuajse tė pamundur, ju mund tė ndiheni tė obliguar tė thoni po pėr tė mbajtur biznesin e tyre. Kur njė punonjės kėrkon rritje page, ju mund tė thoni po nga frika se do t'i humbisni. Mendoni me kujdes pėr ēdo situatė, dhe se si do tė ndikojė nė biznesin tuaj. Mos u frikėsoni tė thoni jo nėse nuk ka kuptim tė thoni po.

Mbani nė mend, ndėrmarrėsia nuk ėshtė njė destinacion, ėshtė njė rrugėtim. Nėse dėshironi tė jeni tė lumtur gjatė zotėrimit tė biznesit tuaj, ju do tė duhet tė punoni pėr tė arritur atė lumturi. Ju jeni nėn kontroll, kėshtu qė mos u frikėsoni tė bėni ndryshimet e nevojshme pėr tė qenė tė kėnaqur. Gjėja e vetme e cila mund tė ju dalė nė rrugė tė kėnaqėsisė tuaj ėshtė mos gatishmėria juaj pėr tė ndryshuar.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
i2`#=

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.