Ja cilat janė detyrimet pėr tatimin mbi tė ardhurat personale.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ja cilat janė detyrimet pėr tatimin mbi tė ardhurat personale.

Tė gjithė individėt rezidentė nė Republikėn e Shqipėrisė, pėr tė gjitha tė ardhurat e krijuara gjatė periudhės tatimore (vit kalendarik), pavarėsisht nga burimi i kėtyre tė ardhurave, i nėnshtrohen detyrimit pėr tatimin mbi tė ardhurat personale. Tė gjithė individėt jorezidentė, i nėnshtrohen detyrimit pėr tatimin mbi tė ardhurat personale nė Shqipėri, pėr burimet e tė ardhurave tė realizuara nė territorin e Republikės sė Shqipėrisė gjatė periudhės tatimore.

Ja cilat janė detyrimet pėr tatimin mbi tė ardhurat personale.
Ja cilat janė detyrimet pėr tatimin mbi tė ardhurat personale.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 22/09/2017 19:36

Individi rezident

Individi konsiderohet rezident nė Republikėn e Shqipėrisė pėr qėllime tatimore, kur ka njė banesė tė pėrhershme, ka familjen, pra ka interesa jetėsorė dhe ekonomikė nė Shqipėri (vendi i interesave jetikė), pavarėsisht se mund tė punojė nė periudha tė ndryshme jashtė vendit apo mund tė ketė nėnshtetėsi tė huaj.

Konsiderohet rezident shqiptar pėr qėllime tatimore, individi i cili qėndron nė Shqipėri gjatė njė viti tatimor, nė vazhdim ose me ndėrprerje, nė total, mė tepėr se 183 ditė, pavarėsisht nga shtetėsia apo vendi ku ka interesat jetike. Nė llogaritjen e kohės sė qėndrimit nė Shqipėri pėrfshihen ditėt e prezencės fizike, pra jo vetėm ditėt e punės, por edhe ditėt e mbėrritjes, largimit, pushimet.

Funksionarit konsullor, diplomatik ose tė ngjashėm, tė caktuar me punė nga shteti nė ambasada, konsullata apo nė organizma ndėrkombėtarė jashtė vendit, konsiderohen gjithashtu rezidentė tatimorė shqiptarė edhe pse jetojnė me vite jashtė Shqipėrisė.

Individi jorezident

Konsiderohet individ jorezident nė Republikėn e Shqipėrisė, personi i cili nuk plotėson njėrin ose tė dyja kriteret e sipėrpėrmendura (kriterin e vendbanimit dhe kriterin e kohės sė qėndrimit).

Detyrimi pėr tė deklaruar

Individi rezident shqiptar, qė realizon tė ardhura bruto vjetore me burim brenda dhe jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė nė shumėn 2 000 000 lekė, mbi kėtė shumė, ka detyrimin tė plotėsojė dhe dorėzojė deklaratėn individuale vjetore tė tė ardhurave brenda datės 30 Prill tė vitit qė pason vitin e mbyllur kalendarik.

Individi jorezident, qė realizon tė ardhura bruto vjetore me burim brenda territorit tė Republikės sė Shqipėrisė nė shumėn 2 000 000 lekė, mbi kėtė shumė, duhet tė plotėsojė dhe dorėzojė deklaratėn individuale vjetore tė tė ardhurave brenda datės 30 Prill tė vitit qė pason vitin e mbyllur kalendarik.

E drejta pėr tė deklaruar pa qenė i detyruar nga ligji

Individėt rezidentė shqiptarė tė cilėt nuk janė subjekt i plotėsimit dhe dorėzimit tė deklaratės individuale vjetore, por qė realizojnė tė ardhura vjetore bruto jo mė shumė se 1 050 000 lekė, mund tė plotėsojnė dhe dorėzojnė deklaratėn individuale vjetore tė tė ardhurave nėse duan tė pėrfitojnė nga zbritja e shpenzime tė kryera gjatė vitit kalendarik fiskal.

Tė ardhurat e tatueshme

Pėr qėllime tė tatimit mbi tė ardhurat personale, konsiderohen tė ardhura tė tatueshme, tė ardhurat personale tė mėposhtme:

1. Tė ardhura bruto nga paga apo shpėrblimet nga marrdhėniet e punėsimit pėr individėt

2. Tė ardhurat bruto nga dividentėt pėr pjesėmarrje nė shoqėri tregtare apo nga veprimtaritė e biznesit;

3. Tė ardhurat bruto nga qiraja dhe fitimet kapitale nga shitja e pasurisė sė paluajtshme, nė pronėsi tė deklaruesit;

4. Tė ardhurat bruto nga interesa bankarė;

5. Fitimi kapital neto, i krijuar nga investimet nė tituj apo nė pasuri tė paluajtshme;

6. Shuma bruto tė fituara nga llotari apo lojėra tė tjera tė fatit;

7. Tė ardhurat bruto nga pasuria intelektuale, liēencat, tė drejtat ekskluzive dhe pasuri tė tjera, qė pėrbėhen vetėm nga tė drejta dhe qė nuk kanė formė fizike;

8. Fitimi kapital nga dhurimi;

9. Tė ardhura bruto tė realizuara jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė;

10. Tė ardhura bruto tė tjera

Shpenzimet qė mund tė zbriten

Pėr efekt tė llogaritjes sė tė ardhurės sė tatueshme tė kėtyre individėve qė plotėsojnė deklaratėn vjetore tė tė ardhurave, janė shpenzime tė zbritshme shpenzimet e mėposhtme:

1. Shuma e interesit bankar tė kredisė sė marrė pėr shkollim, pėr vete, pėr fėmijėt dhe personat nė kujdestari;

2. Shpenzimet pėr mjekim, pėr vete, pėr fėmijėt dhe personat nė kujdestari, pėr pjesėn e pambuluar nga sigurimi i detyrueshėm shėndetėsor.

Afati dhe mėnyra e deklarimit

Deklarata vjetore e tė ardhurave individuale, duhet tė dorėzohet brenda datės 30 Prill tė vitit qė pason vitin e mbyllur kalendarik.

Deklarimi bėhet nė rrugė elektronike. Ēdo individ rezident shqiptar, tė cilit i lind detyrimi pėr tė deklaruar, por qė nuk ėshtė i regjistruar nė e-Filing, duhet tė regjistrohet duke ndjekur hapat si vijon:

1. Hyn nė faqen zyrtare tė internetit tė DPT-sė nė adresėn: www.tatime.gov.al

2. Klikon nė menunė "e-Shėrbime", zgjedh nė tė djathtė nėn-menunė "Pėr Individėt"

3. Klikon nė linkun "kliko kėtu", nė paragrafin e dytė

4. Nė ekran do tė shfaqet tabela e tė dhėnave pėr tu plotėsuar pėr individin.

Individėt jorezidentė, duhet tė drejtohen nė zyrėn mė tė afėrt tatimore pėr t'u regjistruar

Pagesa e detyrimit pėr tatimin mbi tė ardhura personale

Nėse nga plotėsimi i deklaratės vjetore rezulton se individi duhet tė paguajė tatim, bazuar nė rubrikėn "Totali pėr t'u paguar", tė deklaratės individuale vjetore tė tė ardhurave, individi dorėzon nė bankė formularin "Urdhėrpagesė e tatimit mbi tė ardhurat individuale", e cila gjenerohet nga sistemi informatik dhe bėn pagesėn e tatimit jo mė vonė se data 30 Prill e vitit pasardhės tė vitit pėr tė cilin bėhet deklarimi.

Korrigjimi i deklaratės sė dorėzuar mė parė

Individi deklarues mund tė korrigjojė deklaratėn fillestare tė tij deri nė dy herė, brenda 3 muajve nga data e dorėzimit tė deklaratės sė parė tė plotėsuar gabim, pa penalitete.

Nė rast tė njė korrigjimi tjetėr, pas atij tė dytė, brenda afatit tremujor nga dorėzimi i deklaratės fillestare ndaj individit tatimpagues deklarues zbatohen sanksionet ligjore.

Individi e dorėzon deklaratėn e korrigjuar nga llogaria e tij nė e-filing nė faqen zyrtare tė tatimeve online www.tatime.gov.al .

Dokumentacioni justifikues i tė ardhurave dhe shpenzimeve

Ēdo e ardhur e realizuar dhe shpenzim i kryer, deklaruar nė deklaratėn individuale vjetore tė tė ardhurave, duhet tė jetė i provuar me dokumentin ligjor pėrkatės justifikues. Individi deklarues nė rast tė njė kėrkese nga Administrata Tatimore, ka detyrimin tė paraqesė, dokumentacionin pėrkatės justifikues.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
[#e_/

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė