Perspekti - Si mund tė mbrohemi nga lajmet e rreme?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Si mund tė mbrohemi nga lajmet e rreme?

Lajmet e rreme apo "Fake News" siē njihet termi pėr to, nuk janė asgjė e re.

Si mund tė mbrohemi nga lajmet e rreme?
Si mund tė mbrohemi nga lajmet e rreme?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 22/01/2018 11:05, Ndryshuar: 22/01/2018 18:08

Lajmet e rreme kanė qenė gjithnjė rreth neve, madje tė tilla lajme mendohet qė ekzistojnė qė nga shpikja e shtypshkronjės, atė botė kur edhe ėshtė filluar tė shkruhet masivisht. "Fake News" mori kuptimin e plotė me ardhjen e rrjeteve sociale tė cilat po mundėsojnė shpėrndarjen e lajmeve tė rreme si kurrė mė parė.

Lajmet e rreme nė kuptimin mė tė thjeshtė janė informacione jo tė sakta qė synojnė tė mashtrojnė dhe tė luajnė me ndjenjat e njė audience tė caktuar.

"Fake News (Lajm i rremė), ėshtė njė informacion i fabrikuar dhe publikuar me qėllimin pėr tė mashtruar dhe ē'orientuar tė tjerėt me besimin e gėnjeshtrave ose nė dyshimin e fakteve tė verikueshme" - Rrjeti i Gazetarisė Etike me bazė nė Londėr.

Nė pėrkufizimet tradicionale, lajmin e karakterizojnė rėndėsia, aktualiteti dhe afėrsia. Ndėrsa, kur flitet pėr vlerėn e lajmit, gjithnjė mendohet pėr relevancėn e tij, dobinė dhe interesin. Tė gjitha kėto nė kushte dhe rrethana tė ndryshme edhe zėvendėsohen, pra, lajmi si i tillė, nė bazė tė kritereve edhe mbahet si i qėndrueshėm.

Por, a aplikohen tė gjitha kėto kritere gjatė gjithė kohės? Pėrgjigjja nė kėtė pyetje ėshtė e thjeshtė, Jo.

Mediat para sė gjithash janė biznese, dhe si tė tilla ato zbatojnė agjenda dhe interesa tė grupeve tė caktuara. Kėshtu, media shumė herė bėhet argat i tyre duke keqinformuar publikun. Andaj, nė kėto rrethana, e gjitha ēfarė mund tė bėhet, ėshtė tė vihet kritika tek pėrmbajtja mediale dhe tė luftohen lajmet e rreme.

Studiues tė shumtė e institute tė ndryshme tė mediave nė mbarė botėn kanė pėrgatitur disa hapa konkret sesi tė ruhemi nga lajmet e rreme qė mund tė vijnė te ne nė ēdo kohė e nė forma tė ndryshme. Por, fillimisht tė shohim sesi lajmet e rreme vijnė deri tek ne?!

Siē thamė mė lartė, lajmet e rreme ekzistojnė pothuajse prej qė ekziston vetė bėrja e gazetarisė apo shpėrndarja e informacioneve. Sot, termi "Fake News" ka marrė vėmendjen vetėm pėr shkak tė rrjeteve sociale tė cilat arrijnė tė shpėrndajnė informacionet, tė vėrteta dhe ato tė pavėrteta, nė njė kohė shumė tė shkurtėr anembanė botės. Kujtojmė zgjedhjet e fundit presidenciale nė ShBA: mendohet qė fitorja e presidentit Donald Trump u arrit pikėrisht nga lajmet e rreme tė cilat u shpėrndanė nga rrjetet sociale.

Dukuria e "Fake News" vjen nė shprehje nė kohė fushatash elektorale, kur grupet e ndryshme politike shfrytėzojnė hapėsirat qė ofrojnė rrjetet sociale pėr tė shpėrndarė informacione qė mund tė dėmtojnė njė palė tė kundėrt. Si duket, kėsaj forme po i vjen fundi, sepse rrjetet sociale siē ėshtė "Facebook" ka filluar filtrimin e informacioneve qė shpėrndahen nga ky rrjetet shoqėrorė. Megjithėse, dėmet qė kanė ardhur nga kjo formė e shpėrndarjes sė informacioneve mund tė konsiderohen mjaft tė mėdha deri mė tani.

Nė vendet ku pėrdoret interneti shumė, dhe pėr mė tepėr ku rrjetet sociale kanė njė shtrirje tė madhe, siē ėshtė vendi ynė, shpėrndarja e informacioneve jo tė sakta, ėshtė potencialisht e madhe. Sipas statistikave, nė Kosovė ka mbi 1 milion pėrdorues aktiv tė "Facebook-ut", ndėrsa mbi gjysmė milioni kosovarė pėrdorin rrjetin tjetėr shoqėror "Instagram". Kėto shifra flasin pėr njė mundėsi tė madhe pėr shpėrndarjen e informacioneve tek njė audiencė e caktuar.

Si t'i shmangim lajmet e rreme?

Pėrderisa vetė interneti konsiderohet si njė hapėsirė e lirė pėr tu shfrytėzuar nga njerėzit pa pengesė, stopimi i shpėrndarjes sė informacioneve nė ēfarė do forme, mund tė konsiderohet si pengesė e lirisė sė shprehjes. E meqė kjo formė nuk duhet ndodhė nė vendet demokratike, e vetmja mėnyrė qė t'i shmangim lajmet e rreme ėshtė tė dimė si tė mbrohemi nga to. Mė poshtė janė listuar disa kėshilla tė cilat i rekomandojnė edhe studiues tė mediave se si tė mbrohemi nga "Fake News".

Shqyrtojeni burimin e informacionit:

Shiko pėr sfondin ose historinė e tregimit dhe vendin e ngjarjes;

Kush ėshtė autori i lajmit:

Bėjeni njė kėrkim tė shpejtė pėr autorin, a ėshtė i besueshėm a ėshtė i vėrtetė ai;

Shiko datėn e publikimit tė lajmit:

Nėse lajmi ėshtė i vjetėr, ai nuk ėshtė i rėndėsishėm pėr ngjarjet aktuale;

Lexo tė gjithė lajmin/ raportin:

Shpesh ne lexojmė vetėm titujt e lajmeve?! Por, titujt dhe nėntitujt mund tė jenė mashtrues, shiko ngjarjen komplet siē ėshtė pasqyruar;

Kontrollo burimet e informacionit:

Shqyrto burimet mbėshtetėse, sa ėshtė mbėshtetur rrėfimi/ tregimi mbi ato burime;

A ėshtė lajmi me pėrmbajtje satirike:

Nė ditėt e sotme, web faqet me pėrmbajtje satirike janė shtuar, kujdes mos bini preh e tyre;

Pyet njohėsit e fushės:

Nė fund, para se ta marrėsh njė lajm si tė mirėqenė, por pėr tė cilin nuk je i sigurt, atėherė pyet ekspertet e asaj fushe pėr tė cilėn ke lexuar.

Kėto janė vetėm disa prej sugjerimeve qė jepen pėr tu mbrojtur nga lajmet e rreme. Ndėrsa pėr tė identifikuar me kohė tė gjitha lajmet e padobishme apo tendencioze, nė vende tė ndryshme tė botės praktikohet lėnda mėsimore mbi Edukimin medial. Madje, kjo lėndė tashmė ėshtė duke u aplikuar edhe nė vendet e rajonit, siē ėshtė Shqipėria. Edukimi medial do tė ndihmonte tė rinjtė, nė shkollat fillore dhe tė mesme, qė tė vetėdijesohen dhe tė konsumojnė informacionet e dobishme dhe nė tė njėjtėn kohė tė mos bien preh e lajmeve tė rreme qė mund tė vijnė nė forma tė ndryshme.

Nė Kosovė, edhe pse ka filluar tė diskutohet pėr rėndėsinė e kėsaj lėnde dhe nė pėrgjithėsi mbi rėndėsinė e edukimit mediatik, ende mungojnė hapat konkret pėr tė futur lėndėn "Edukimi medial" nėpėr shkolla.

Ministria e Arsimit Shkencės dhe Teknologjisė, kėtė lėndė ende nuk e ka shtrirė nė tė gjitha shkollat, madje kjo ėshtė provuar si lėndė zgjedhore vetėm nė dy shkolla nė kryeqytet. Nė mėnyrė qė tė gjithė tė jemi tė lirė tė informohemi drejtė dhe saktė e mos tė biem pre e mashtrimeve nga lajmet e rreme, kjo lėndė do tė ndihmonte nė masė tė madhe nė kėtė drejtim, dhe rrjedhimisht Edukimi medial bėhet i domosdoshėm nė ditėt e sotme.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
f`6O4

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.