Ēfarė ėshtė kėrkimi shkencor?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė ėshtė kėrkimi shkencor?

Kėrkimi shkencor duhet tė pėrcaktohet si baza e arsimit tė lartė dhe e edukimit, si motor i inovacionit, i konkurrencės dhe i cilėsisė sė mėsimdhėnies.

Ēfarė ėshtė kėrkimi shkencor?
Ēfarė ėshtė kėrkimi shkencor?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 22/01/2018 18:19

Ėshtė e gjithė pranuar teza, sipas sė cilės "nuk mund tė ndahet edukimi nga kėrkimi shkencor" dhe se kėrkimi ėshtė njė element i domosdoshėm, qė sjell pėrparimin e njė vendi.

Njė analizė mbi kėrkimin shkencor nė Shqipėri

Kėrkimi shkencor duhet tė pėrcaktohet si baza e arsimit tė lartė dhe e edukimit, si motor i inovacionit, i konkurrencės dhe i cilėsisė sė mėsimdhėnies. Ėshtė e gjithėpranuar teza, sipas sė cilės "nuk mund tė ndahet edukimi nga kėrkimi shkencor" dhe se kėrkimi ėshtė njė element i domosdoshėm, qė sjell pėrparimin e njė vendi.

Universitetet, edhe te ne, duhet tė konsiderohen si institucionet mė tė pėrshtatshme pėr zhvillimin e kėrkimit shkencor.

Dhe kjo, pėr dy arsye kryesore:

a) Lidhja e drejtpėrdrejtė e kėrkimit shkencor me procesin e mėsimit;

b) Integrimi i kėrkimit me njė institucion qė ėshtė mė afėr tregut tė punės sė cilido tjetėr.

Nga ana tjetėr, kėrkimi shkencor nuk mund e nuk duhet tė bėjė pa komunikimin shkencor.

"Komunikimi shkencor ėshtė term, i cili pėrdoret pėr tė shpjeguar mėnyrėn se si hulumtuesit/kėrkuesit, pasi kanė bėrė kėrkime, i publikojnė dhe i shpėrndajnė rezultatet e hulumtimeve/kėrkimeve tė tyre, pėr t'i vėnė nė dispozicion tė kolegėve tė tyre, hulumtuesve tė tjerė, komunitetit akademik dhe arsimor, madje edhe mė gjerė."

"Por, ky proces pėrfshin edhe tė drejtat e autorit, procesin e shqyrtimit tė artikujve nga departamentet, kolegėt, burimet ekonomike tė universiteteve, modelet e reja tė publikimit (si qasja e hapur, [open access] dhe depot institucionale), tė drejtėn pėr qasje nė projektet e financuara nga qeveria, si dhe ruajtjen e aseteve intelektuale."

Puna kėrkimore konkretizohet me botimet shkencore tė botuara dhe nė cilat revista prestigjioze janė botuar. Por, pėr tė matur kėto output-e, hyn nė lojė bibliometria.

Bibliometria nė ditėt e sotme po merr rėndėsi gjithmonė e mė tė madhe dhe kjo falė zhvillimit tė teknologjive moderne tė informacionit, si dhe politikave gjithmonė e mė angazhuese pėr kėrkimin shkencor. Duke qenė se ėshtė njė metodė sasiore dhe cilėsore, qė mbėshtetet nė pėrllogaritjen e botimeve, si dhe tė elementeve tė nxjerra nga bibliografitė, bibliometria bėhet jo vetėm garant i rezultateve objektive tė kėtyre pėrllogaritjeve, por sidomos njė mjet shumė i efektshėm pėr vlerėsimin e kėrkimit shkencor, pasi qėllimi kryesor i saj ėshtė tė "gjurmojė" sasinė dhe cilėsinė e botimeve tė autorėve tė ndryshėm nė njė fushė tė caktuar tė kėrkimit shkencor.

Treguesi mė i njohur bibliometrik ėshtė Impakt Faktori, (IF), i cili jepet nga raporti midis numrit tė citimeve tė marra gjatė njė viti tė caktuar prej njė artikulli tė botuar nga revista gjatė dy viteve tė fundit, si dhe nga totali i artikujve tė botuar nė revistė gjatė dy viteve tė fundit tė marra nė analizė.

Vlerėsimi i botimeve shkencore ėshtė njė strategji qė qeveritė dhe universitete tė vendeve tė ndryshme nė botė e pėrdorin jo vetėm pėr tė matur vlerat dhe meritat akademike tė docentėve apo punonjėsve shkencorė, por sidomos nė ndarjen e fondeve tė pėrcaktuara pėr kėrkimin shkencor.

Domosdoshmėria pėr tė matur veprimtarinė shkencore tė njė institucioni, duke pėrllogaritur punimet shkencore tė botuara, solli detyrimisht edhe lindjen e treguesve pėr revistat qė botojnė kėto punime shkencore. Pikėrisht kėta tregues pėrdoren nga bibliometria (aspak ose fare pak e njohur nė Shqipėri), pėr tė vlerėsuar nga ana sasiore dhe me anė tė modeleve matematikore e statistikore, prodhimtarinė e dokumenteve, pėrdorimin e tyre, peshėn ose faktorin e impaktit nė shoqėri dhe nė komunitetin shkencor.

Ēfarė kriteri duhet tė pėrdorin universitetet pėr vlerėsimin e kėrkimit shkencor?

Ai mė kryesori ėshtė origjinaliteti, risia, metodologjia dhe rėndėsia qė kėto botime i sjellin komunitetit shkencor dhe vendit pėrkatės, por tė gjitha kėto sė bashku lidhen edhe me faktin se sa ndikim kanė kėto botime nė komunitetin shkencor vendas dhe ndėrkombėtar. Pėr tė vlerėsuar impaktin nė komunitetin ndėrkombėtar hyn nė lojė banka e tė dhėnave bibliografike botėrisht tė njohura si Web of Science, Scopus, ISI, Hirch index. Nė vendin tonė, sė pari, duhet tė jenė bibliotekat universitare ato qė duhet tė krijojnė bazėn e tė dhėnave tė botimeve tė profesoratit.

Nė studimin me temė: "Krahasimi i botimeve shkencore nė universitetet teknike, publike dhe private, nė Shqipėri", (tė autores sė kėtij shkrimi, i vetmi studim i bėrė deri tani nė Shqipėri), duke pėrdorur metodėn bibliometrike, u analizuan artikujt shkencorė, tė botuar nga Universiteti Politeknik i Tiranės dhe tri universitete private tė tė njėjtit profil. Tė dhėnat u morėn nga Buletini Shkencor, botuar nga UPT, si dhe nga Web of Science (Thomson Reuters).

U analizuan artikujt shkencorė nė gjuhėn shqipe dhe nė gjuhėn angleze, tė botuara kėto tė fundit nė revista tė ndryshme shkencore tė huaja, nė bazė departamentesh, fakultetesh, artikujt me njė, dy, tre dhe me mė shumė autorė, si edhe revistat ku janė botuar.

Rezultatet:

Universiteti Politeknik kishte 55 artikuj nė gjuhėn shqipe dhe mė abstrakt nė anglisht, nga tė cilėt vetėm 10 prej tyre me njė autor, pjesa tjetėr janė me tre ose katėr autorė. Fakultetet mė prodhimtare, Inxhinieria e Teknologjisė sė Informacionit dhe Inxhinieria Elektrike, me nga 15 artikuj secili. Pėr sa u takon departamenteve, ai i elektronikės dhe telekomunikacionit, si dhe ai i sistemeve elektrike tė fuqisė. Ajo qė bie nė sy ėshtė numri i artikujve tė botuar nė revistat e huaja, 120, nga tė cilėt vetėm gjashtė me njė autor, tė tjerėt janė me mė shumė se gjashtė autorė. Mungesa e fondeve, i ka detyruar profesorėt tė gjejnė vetė financime dhe bashkėpunime, sidomos me profesorė tė huaj, gjė qė ul edhe kostot e botimeve.

Nga studimi ka dalė, se nė artikujt me bashkautorė, shumica e tyre janė tė huaj. Studimi tregon se 96,5% e artikujve realizohen me bashkautorė tė huaj, vetėm 3,5% realizohet me financimin e vetė profesorėve. Megjithatė, janė shumė pak artikujt e botuar nga profesorėt e njė universiteti publik, (i krijuar mė 1957-n) qė ka 372 profesorė, nga tė cilėt: dy akademikė; 54 profesorė, 53 asistentė profesorė, 70 doktorė, 22 lektorė, 171 asistentė lektorė (tė dhėna tė marra nga zyra e statistikave tė UPT-sė pėr vitin 2012-2013).

Pėr sa u takon citimeve tė artikujve shkencorė tė botuar nga profesorėt e UPT, pėr periudhėn e lartpėrmendur, treguesi ėshtė zero. Pėr sa u takon revistave ku janė botuar vetėm 2% e tyre, bėn pjesė nė elitėn e revistave shkencore. Ndėrsa Epoka University, (i krijuar nė 2007-n), ka trefishin e botimeve cilėsore shkencore, tė gjitha tė indeksuara nė Web of Science.

Konkluzione

a) Rruga e reformimit rrėnjėsor tė Arsimit tė Lartė fillon nga krijimi i strukturės pėrkatėse qė inicion dhe zhvillon metodėn e vlerėsimit tė botimeve shkencore nė universitet, jo vetėm pėr tė matur vlerat dhe meritat akademike tė docentėve apo punonjėsve shkencorė, por sidomos nė ndarjen e fondeve tė pėrcaktuara pėr kėrkimin shkencor.

b) Kėrkimi shkencor nuk mund tė bėjė pa komunikimin shkencor. Nevojitet aplikimi i bibliometrisė si njė metodė kėrkimore e pėrdorur nė shkencėn e bibliotekave dhe tė informacionit, e cila pėrdor analiza dhe statistika sasiore pėr tė pėrshkruar shpėrndarjen e botimeve tė autorėve sipas njė teme, fushe, institucioni apo vendi tė caktuar. Punonjėsit e bibliotekave duhet tė pėrgjigjen me shėrbime tė reja nė dy fusha: nė bibliometri dhe nė menaxhimin e tė dhėnave tė kėrkimit.

c) Universitetet publike nė Shqipėri i kanė mundėsitė qė, nė strukturat e tyre tė reja, tė organizojnė aplikimin e bibliometrisė, pėr tė vlerėsuar rezultatet e kėrkimit shkencor, punėn e kryer nga departamentet e fakulteteve dhe institutet e kėrkimit, me anė tė botimeve shkencore, si nė nivelin kombėtar, ashtu edhe nė atė ndėrkombėtar. Kjo ėshtė vlerė e shtuar pėr universitetin dhe marketim i drejtpėrdrejtė pėr tė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
lCOXN

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė