Bulizmi dhe viktimat e tij
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Bulizmi dhe viktimat e tij

A mundet shoqėria jonė tė mposhtė prepotentėt bulistė? Pėr kėtė mjafton tė njohim dobėsitė e tyre.

Bulizmi dhe viktimat e tij
Bulizmi dhe viktimat e tij
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 07/11/2017 22:19

Bulizmi ėshtė ushtrimi i vazhdueshėm i presioneve tė dhunshme verbale, fizike, psikologjike ose kibernetike te njė person ose grup njerėzisht, kryesisht me qėllim pėr tė fituar pushtet mbi to.

Tė prekurit nga bulizmi pėrballen me pėrjashtimin nga grupi shoqėror dhe poshtėrimin nga tė tjerėt, duke e bėrė edhe "shėrimin" e tyre shumė tė vėshtirė. Zgjidhja e kėtij problemi qėndron tek eliminimi i pėrēarjeve dhe veprimi efektiv i menjėhershėm mbi agresorėt, duke e bėrė tė qartė qasjen mostoleruese ndaj dhunės.

Bulizmi si dukuri ka qenė dhe vazhdon tė jetė i pranishėm nė shoqėri, sepse ne vetė e lejojmė atė. Kufijtė e tij shkojnė pėrtej marrėdhėnieve tė punės dhe shkollės; kushdo mund tė ndikohet dhe preket prej tij dhe shpesh mosnjohja e tij e pengon luftimin. Nė thelb, bulizmi ėshtė ushtrimi pa dėshiren e tjetrit i pushtetit. Pavarėsisht se nė linja tė pėrgjithshme ėshtė i forti ai qė ngacmon mė tė dobėtin, fare mirė mund tė jetė edhe e kundėrta.

Nė mjedisin e shkollės, bulizmi mund t'i ēojė tė prekurit aq larg, sa atij mund t'i shkaktohen dėmtime tė pėrhershme psikologjike, ose mund tė shkojė edhe drejt vetėvrasjes. Shumė shtete madje, kanė miratuar legjislacion tė posaēėm kundėr bulizmit, qėllimi i menjėhershėm i tė cilit ėshtė detyrimi i personelit tė shkollės pėr tė ndėrhyrė nė raste tė tilla. Me vėmendjen e duhur, ashtu si po veprohet dhe sė fundmi nėpėr media e shkolla pėr tė sensibilizuar njerėzit, ēdo problem mund tė reduktohet ndjeshėm.

Le tė kalojmė nė njė pyetje mė tė rėndėsishme nė zgjidhjen e ēėshtjes: Ēfarė e bėn njė njeri tė jetė ngacmues/bulist? Dhe a ėshtė e mundur zhbėrja e tij? Deri nė ē'pikė?

Nė radhė tė parė, njė mjedis i ngushtė, me mungesė tė komunikimit pėr qėllimet e pėrbashkėta dhe pėr zgjidhjen e ndryshimeve tė mendimeve ėshtė katalizator i konflikteve, ēfarėdo qofshin ato. Kėshtu, te njė fėmijė qė ende nuk ka zhvilluar ndjenjėn e vetėbesimit (me tė drejtė) dhe nuk mbėshtetet nga mėsues qė ta nxitin atė, pasojat e ngacmimeve tė vazhdueshme bėjnė qė atij t'i humbase pėrfundimisht dėshira pėr tė shkuar nė shkollė, pėr tė qenė social dhe pėr t'u kujdesur pėr veten nė mėnyrėn e duhur. Pra, mėsues, nxitni vetėbesimin e duhur te fėmijėt!

Nga ana tjetėr, ndryshe nga sa mund tė thuhet zakonisht pėr natyrėn e ngacmuesve, motivi i veprimeve tė tyre nuk vjen tėrėsisht nga pakėnaqėsitė a presionet e tyre tė brendshme, as nga tė ndjerit i papėrshtatshėm nė atė mjedis. Dhe njė tjetėr keqkuptim ėshtė qė "ngacmuesit" ndihen keq me veten e tyre. Ajo qė shpesh besohet, ėshtė se thellė-thellė ata ndihen aq tė pasigurt dhe tė turpėruar me vetveten, saqė ky negativitet kėrkon tė dalė e tė dėmtojė tė tjerėt.

Por mė e vėrtetė do tė ishte qė ata, edhe nėse vėrtet ndihen keq me veten e tyre, nuk janė tė vetėdijshėm pėr tė. Nga ana tjetėr, as ne nuk duhet tė ndihemi keq pėr ta.

Duke i sulmuar tė tjerėt, ngacmuesit (bulistėt) bėhen tė pavetėdijshėm pėr atė qė ndiejnė vetė. Ata gjejnė mėnyra specifike pėr t'i poshtėruar e turpėruar tė tjerėt, mėnyra tė cilat ato i fshehin te vetvetja. Dhe kėtė e bėjnė dukė zbuluar intuitivisht dobėsitė e njė personi dhe duke i sulmuar. Pra, duke sulmuar tė tjerėt, kjo jo vetėm qė i mban larg nga fokusi i vetvetes, por mund t'i duket emocionuese duke i bėrė tė ndjehen tė pushtetshėm. Edhe pse "ngacmuesit" duan t'i ulin poshtė tė tjerėt qė tė ndihen vetė lart, ata nuk janė tė vetėdijshėm se sa keq ndihen ata me vetveten. Duke i poshtėruar tė tjerėt, ata zbehin aftėsinė pėr tė parė se sa shumė nevojė kanė tė ngrenė vetveten lart. Shumica e tyre kanė tė rrėnjosur ndjesinė e turpit, tė cilėn zgjedhin tė mos e zgjidhin drejtpėrdrejt duke e ballafaquar. Ndjenjat e tilla tė fshehura, nė mungesė konfrontimi, bėhen problem, i cili do tė vazhdojė tė pėrkeqėsohet duke e anashkaluar.

Por, si duhet tė mbrohemi prej bulistėve?

Ngacmuesit janė tė sigurt nė vetvete dhe ky besim ėshtė si njė mburojė pėr ndjenjat e tyre. Ėshtė e mundur tė jesh dhe tė dukesh i sigurt nė vetvete, dhe njėkohėsisht tė mos e kuptosh qė ndihesh keq me veten tėnde. Por nė mėnyrė qė ata tė vazhdojnė tė kenė vetėbesim nė vetvete, ngacmuesit (bulistėt) gjejnė viktima, pėr t'i bėrė ata tė ndiejnė tė keqen qė u pėrket atyre.

Tė kuptosh psikologjinė e njė ngacmuesi (budisti) ėshtė hapi i parė pėr tė krijuar strategjinė e duhur pėr t'i luftuar ata. Ėshtė e rėndėsishme tė kuptohet se ata nuk ndiejnė keqardhje pėr veprimet qė bėjnė. Nė fakt, ata ndihen tė emocionuar dhe tė pushteteshėm, duke u larguar nga problemet e tyre. Si rrjedhojė, ngacmuesit duhet tė mėsojnė se tė bėrit keq tė tjerėve, nuk ėshtė asnjėherė e pranueshme. Dhe duke i transmetuar kėtė, ai duhet tė mėsojė se ngacmimet e tij, po ashtu, nuk janė tė pranueshme.

Bulizmi mund tė ketė forma shumė tė ndryshme, duke u shtirė deri te marrėdhėniet diplomatike mes shteteve e pėrfaqėsuesve tė tij. Kėtu mund tė pėrmendim madje, rastin e liderėve tė shquar, si presidenti i Shteteve tė Bashkuara, Donald Trump, qė pushtetin e tij ndien se mund ta ushtrojė dhunshėm te vartėsit. Mund tė thuhet se ai vazhdimisht ushtron njė lloj "bulizmi verbal dhe psikologjik" qoftė nė pjesėn mė vulnerabėl tė popullit, qoftė nė marrėdhėnie me kolegėt e tij. Nga ana tjetėr, pėr ta luftuar kėtė energji negative shfaqet figura e gruas sė tij, si dhe gruas sė parė tė shtetit pėr momentin, Melania Trump. Pas shumė pėrfoljesh se djali i tyre ėshtė dashur tė pėrballet me bulizmin nė ambientet e shkollės, Melania ka marrė pėrsipėr organizimin e shumė lėvizjeve sensibilizuese pėr ta njohur e pėr ta luftuar atė. Pushteti i presidentit nuk do tė thotė kurrsesi, qė ai mund tė kėrcėnojė hapur dhe pa takt bashkėkombėsit e pjesėtarėt e senateve tė shteteve tė tjera, mė pak tė fuqishėm pėr sa i pėrket dėgjueshmėrisė. Pėrkundrazi, gruaja e parė e shtetit po e pėrdor kėtė pėr tė mirat e saj, ashtu si ēdokush prej nesh duhet ta bėjė me pushtetin tonė.

Pėr fėmijėt, viktima tė bulizmit, bashkimi me moshatarėt e tyre kundėr agresorit mund t'u jepte njė ambjent ku tė ndjeheshin tė kuptuar. Shpesh vikitmat e bulizmit janė tė izoluara dhe tė qeta, pėr shkak tė turpit qė u shkaktohet. Duke u bashkuar me tė tjerėt, qoftė mėsues, prindėr apo moshatarė, do tė jetė "ngacmuesi", ai qė do tė duhet tė pėrballet me ndjenjėn e izolimit. Ka gjithmonė njė mėnyrė pėr tė dalė nga rrethi vicioz i ngacmimeve. Tė prekurit nga bulizmi do tė ulnin mundėsitė e prekjes nga kjo dukuri, nėse do tė fillonin tė shihnin se vlera e tyre nuk qėndron te perceptimi i tyre nga tė tjerėt.

Nga ana tjetėr, ngacmuesi duhet tė marrė ndihmė, pėr tė gjetur mėnyra kanalizimi tė ndjenjave tė tyre tė kėqija nė rrugė tė tjera. Ata mund tė mos i kenė aftėsitė e nevojshme pėr ta kryer kėtė proces. Me ndihmėn e mė tė rriturve dhe mė tė specializuarve, ata duhet t'i fitojnė kėto aftėsi. Kjo mund tė kėrkojė njė thellim nė psikikėn e tyre, pėr tė shqyrtuar problemet e rrėnjosura tė mohuara. Por sa mė shpejt qė ata tė mund ta njohin vetė veten, aq mė shpejt do tė mėsojnė tė krijojnė marrėdhėnie tė mira dhe paqėsore me tė tjerėt dhe, mbi tė gjitha, me vetveten.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
:[AC

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė