Ēfarė ėshtė prokurimi publik?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė ėshtė prokurimi publik?

Prokurimi publik ėshtė procesi i pėrzgjedhjes nga Autoritetet Kontraktore, me anė tė njė procesi konkurrimi publik, tė operatorėve ekonomikė me tė cilėt do tė lidhė njė kontratė publike pėr ofrimin e njė malli, shėrbimi ose punė (ndėrtimi), kundrejt pagesės nga fondet publike.

Ēfarė ėshtė prokurimi publik?
Ēfarė ėshtė prokurimi publik?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 11/10/2017 17:56

Prokurimi publik ėshtė procesi i pėrzgjedhjes nga Autoritetet Kontraktore, me anė tė njė procesi konkurrimi publik, tė operatorėve ekonomikė me tė cilėt do tė lidhė njė kontratė publike pėr ofrimin e njė malli, shėrbimi ose punė (ndėrtimi), kundrejt pagesės nga fondet publike. Ky proces konkurrimi, duke qenė se ėshtė i lidhur drejtpėrsėdrejti me fonde publike, zhvillohet sipas disa rregullave tė sanksionuara nė legjislacionin e prokurimit publik.

Qėllimi kryesor i procesit tė prokurimit publik ėshtė efektiviteti i kostos dhe vlera pėr lekė. Prokurimi Publik ėshtė aktivitet ekonomik, i cili synon tė pėrdorė/shpenzojė paratė e taksapaguesve nė mėnyrėn mė efektive tė mundshme, kurse vlera pėr lekė nė kontekstin e prokurimit publik ėshtė cilėsia mė e mirė pėr ēmim tė arsyeshėm nė kohėn e duhur. Ndėrkohė, cilėsia e sistemit tė prokurimit publik ėshtė drejtpėrdrejtė e lidhur me mbarėvajtjen e tė gjithė ciklit tė prokurimit, i cili duhet tė realizohet nė kohė, nė mėnyrėn e duhur dhe nė pėrputhje me legjislacionin e prokurimeve publike nė fuqi. Qė tė kryhet njė procedurė prokurimi, duhet tė ekzistojnė nė tė njėjtėn kohė tė gjithė elementėt dhe palėt nė njė proces prokurimi.

"Procedurat pėrzgjedhėse tė prokurimit" janė procedurat e ndėrmarra nga Autoritetet Kontraktore pėr pėrzgjedhjen e fituesve pėr kontratat publike - tė financuara nga buxheti i shtetit - pėr mallra, punė dhe shėrbime.

"Fondet publike" janė ēdo vlerė monetare e Buxhetit tė Shtetit, e buxhetit vendor, fonde ndihmė ose kredi tė dhėna nga donatorė tė huaj sipas njė marrėveshjeje ndėrkombėtare tė cilat kėrkojnė zbatimin e procedurave ligjore tė vendit. Hyjnė nė fondet publike dhe tė ardhura nga shteti, nga ndėrmarrjet lokale, shoqėritė tregtare dhe entet e tjera, ku shteti zotėron shumicėn e aksioneve ose tė kapitalit, tė cilat janė pėrcaktuar pėr pėrdorim nė prokurimet publike.

"Kontratat publike" janė kontratat ligjore tė lidhura zakonisht nėpėrmjet shkėmbimit tė komunikimit me shkrim, ndėrmjet njė apo mė shumė operatorėve ekonomikė dhe njė ose mė shumė autoriteteve kontraktore shtetėrore, qė kanė si objekt kryerjen e punimeve, furnizimin e mallrave dhe/apo shėrbimeve, nė pėrputhje me ligjin.

Tipet kryesore tė kontratave publike janė:

1."Kontratat publike pėr shėrbime" janė kontratat publike qė kanė objekt kryerjen e shėrbimeve. Ato mund tė kenė si objekt mallra dhe shėrbime, por nė kėtė rast vlera e shėrbimeve nė kontratė duhet tė tejkaloje atė tė mallrave. Kontratat pėr shėrbime, mund tė pėrfshijnė edhe punime tė lidhura nė mėnyrė dytėsore me objektin kryesor tė kontratės.

2. "Kontrata publike furnizimi" janė kontratat publike, qė kanė objekt blerjen, blerjen me pjesė ose me kėste, qiranė me ose pa mundėsi blerjeje tė mallrave. Njė kontratė publike, qė ka objekt furnizimin me mallra dhe qė pėrfshin nė mėnyrė dytėsore edhe vendosjen dhe instalimin, vlerėsohet si "kontratė publike furnizimi", nėse vlera e mallrave e tejkalon vlerėn e vendosjes apo instalimit.

3. "Kontratat pėr punė publike" janė kontratat publike, qė kanė objekt realizimin, projektimin dhe realizimin e punimeve apo tė punės ose realizimin me ēfarėdo mjeti tė njė pune, qė pėrputhet me kėrkesat e pėrcaktura nga autoriteti kontraktor. Kėto kontrata janė tė pėrshtashme kryesisht pėr vepra infrastrukture.

4."Kontratat e konsulencės" janė kontratat pėr shėrbime konsulence, tė njė natyre intelektuale dhe kėshilluese, duke pėrjashtuar llojet e tjera tė shėrbimeve, ku mbizotėrojnė aspektet fizike tė veprimtarisė si punime dhe/ose furnizime mallrash;

Kontratat publike lidhen midis autoritetit kontraktor dhe kontraktuesit.

"Autoritet kontraktor" ėshtė ēdo institucion apo ent (institucionet kushtetuese, institucionet e tjera qendrore, institucionet qendrore tė pavarura dhe njėsitė e qeverisjes vendore), qė i nėnshtrohet zbatimit tė ligjit "Pėr Prokurimin Publik".

"Kontraktues", "furnizues" dhe "sipėrmarrės i shėrbimit" ėshtė ēdo person fizik, juridik apo ent publik ose grup personash dhe/ose organesh tė tilla, qė ofrojnė nė treg sipėrmarrjen e njė ose disa punėve, furnizimin me mallra ose shėrbime.

"Mėnyra elektronike" e prokurimit ėshtė pėrdorimi i pajisjeve elektronike dhe programeve informatike pėr pėrpunimin dhe ruajtjen e tė dhėnave (pėrfshirė kėtu edhe pėrpunimin dixhital) qė transmetohen, jepen e merren pėrmes kabllove, radios, mjeteve optike ose ēdo mjeti tjetėr elektromagnetik. Platforma e prokurimit elektronik ėshtė njė aplikim i bazuar nė rrjet, qė mbėshtet automatizimin e aktiviteteve tė tenderimit tė Autoriteteve Kontraktore. Ky sistem mundėson administrim tė sigurt, efikas e transparent tė tė gjithė dokumentave qė lidhen me procesin e tenderimit, duke mėnjanuar formėn e dorėzimit tė dokumentacionit nė letėr dhe duke siguruar njė rrjedhė tė sigurt tė tė dhėnave pėrgjatė gjithė procesit.

Llojet e procedurave tė prokurimit publik janė:

1. procedurė e hapur;

2. procedurė e kufizuar;

3. procedurė me negocim, me ose pa shpallje paraprake tė njoftimit tė kontratės;

4. kėrkesė pėr propozime;

5. konkurs projektimi;

6. procedurė "shėrbim konsulence".

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
B]f42

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė