Ēfarė ėshtė financa?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Ēfarė ėshtė financa?

Financa ėshtė shkenca e menaxhimit tė flukseve tė parasė, ėshtė arti i drejtimit dhe administrimit tė tyre.

Financat dallohen nė financa personale, financa tė ndėrmarjes, financa publike, financa ndėrkombėtare, financa tė tregjeve.
Financat dallohen nė financa personale, financa tė ndėrmarjes, financa publike, financa ndėrkombėtare, financa tė tregjeve.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 11/06/2017 23:52

Financa ėshtė shkenca e menaxhimit tė flukseve tė parasė, ėshtė arti i drejtimit dhe administrimit tė tyre. Ajo pėrfshin tėrė procesin qė lidhet me krijimin, pėrdorimin, administrimin dhe transferimin e parave midis individėsh, bizneseve, institucioneve financiare, institucioneve bankare, tregjeve dhe qeverive, tė marra ēdonjėra veē e veē, apo nė marrėdhėnie midis tyre mė njėra tjetrėn. Pra, financa ėshtė disiplina qė studjon proceset pėrmes tė cilėve individėt, bizneset, entet, organizatat dhe shtetet menaxhojnė flukset monetare (mbledhja, alokimi dhe pėrdorimi) nė kohė.

Duke qėnė se ekonomia pėcaktohet si shkenca qė studjon mėnyrat e alokimit tė burimeve tė kufizuara nė pėrdorime alternative pėr tė maksimizuar synimin e saj, nė mėnyrė analoge, financa mund tė vet-pėrkufizohet si shkenca qė studjon mėnyrėn e alokimit tė parasė nė pėrdorime alternative me qėllim maksimizimin e synimit tė saj. Sistemi ekonomik ėshtė, pra, pjesė e sistemit ekonomik.

Financa ėshtė shkencė e mirėfilltė. Pėrveē krijimit, pėrdorimit dhe administrimit tė parasė, financa ėshtė njėkohėsiht shkenca e krijimit, pėrdorimit dhe administrimit tė forndeve, ėshtė shkenca qė synon realizimin e postulatit: tė prodhosh sa mė shumė duke shpenzuar sa mė pak; tė maksimalizosh flukset hyrėse duke minimizuar flukset dalėse, tė maksimizosh flukset hyrėse duke minimizuar flukset dalėse, tė maksimizosh tė ardhurat duke synuar minimizimin e shpenzimeve.

Financat dallohen nė financa personale, financa tė ndėrmarjes (tė biznesit), financa publike, financa ndėrkombėtare, financa tė tregjeve.

Ndodh gjithmonė qė ndėrsa njė pjesė e subjekteve ekonomike kanė tepricė nė flukset hyrėse, njė pjesė e tyre ka me tepricė flukse dalėse: tė parėt kanė problem si tė pėrdorin tepricat e flukseve hyrėse, tė dytėt kanė problem ku tė gjejnė teprica tė tjera, qė tė balancojnė tepricat e flukseve dalėse. Qė tė shpenzosh duhet tė kesh. Pėr tė rregulluar kėtė ekuilibėr midis tepricave tė grupit tė parė dhe mungesave tė grupit tė dytė, vendosen disa institucione tė specializuara pėr procesin e ndėrmjetėsimit financiar, qė quhen ndėrmjetės financiarė.

Kėtu pėrfshihen bankat, qė grumbullojnė tepricat e disave, qofshin kėto edhe tė pėrkohshme, dhe u ofrojnė kredi atyre qė kanė nevojė. Tė njėjtėn natyrė kanė edhe shoqėritė e sigurimeve, bankat e investimeve, bursat dhe tregjet financiare, etj. Financa studion gjithė institucionet e ndėrmjetėsimit financiar.

Gjithashtu financa ėshtė shkenca e lidhur ngushtė me qeverisjen. Qeveritė, shteti dhe financat kanė lindur historikisht njėlloj. Asnjė shtet, asnjė qeveri nuk mund tė bėjnė asnjė moment pa financa. Shtetet krijojnė njė kompleks tė tėrė rregullash, kėrkesash, ligjesh dhe normash, qė i detyrojnė qytetarėt tė paguajnė tatime dhe taksa. Financa studion gjithashtu gjithė mekanizmat dhe marrėdhėniet financiare qė krijohen nga shtetet dhe nė shėrbim tė qeverive, qė pėrbėjnė atė qė quhet sfera e financave publike.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
AjbG9

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė