Historiku i prokurimit publik nė Shqipėri.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Historiku i prokurimit publik nė Shqipėri.

Prokurimi publik ėshtė procesi i pėrzgjedhjes nga Autoritetet Kontraktore, me anė tė njė procesi konkurrimi publik, tė operatorėve ekonomikė me tė cilėt do tė lidhė njė kontratė publike pėr ofrimin e njė malli, shėrbimi ose punė (ndėrtimi), kundrejt pagesės nga fondet publike.

Historiku i prokurimit publik nė Shqipėri.
Historiku i prokurimit publik nė Shqipėri.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 11/10/2017 18:42

Para vitit 1990, pėr shkak tė sistemit komunist nė Shqipėri, "prokurimi publik" ishte njė koncept i panjohur. Duke qenė se nė kėtė sistem ndalohej sipėrmarrja private, atėherė nuk kishte vend pėr konceptin e prokurimit publik i cili nė thelb ėshtė njė kontratė midis njė enti publik dhe njė privati.

Nė vitin 1990 nė kuadėr tė ndryshimeve politike qė kishin pėrfshirė dhe Shqipėrinė, edhe pse nė fuqi ishte ende njė sistem komunist, rikthehet pėrsėri koncepti i "privatit", qė shėnon dhe fillimin e sistemit tė prokurimit publik nė Shqipėri. Nė periudhėn '90-'95 janė hartuar dhe aktet e para nėnligjore qė rregullonin sistemin e prokurimit publik nė Shqipėri.

Ligji i parė i prokurimit publik nė Shqipėri

Me gjithė futjen e konceptit tė prokurimit publik, deri nė vitin 1995 nė Shqipėri nuk kishte ende njė ligj pėr prokurimin publik, duke bėrė kėshtu qė kuadri ligjor nė kėtė drejtim tė ishte ende i paplotė. Duke pasur nė konsideratė rėndėsinė gjithnjė e mė tė madhe qė merrte procesi i prokurimit publik, me futjen e vendit nė ekonominė e tregut, nevoja pėr rregullimin e kėsaj fushe me njė akt ligjor u kthye nė domosdoshmėri. Nė kėtė kuadėr pėr herė tė parė u hartua dhe u miratua njė ligj pėr prokurimin publik. Gjithashtu nė zbatim tė kėtij ligji u miratua dhe legjislacioni dytėsor pėrkatės. Ky ishte njė hap mė tej drejt zhvillimit tė sistemit tė prokurimit publik nė Shqipėri.

Nga viti 1995 deri nė fund tė vitit 2006 ky ligj pėsoi njė sėrė ndryshimesh qė diktoheshin si nga ndryshimet e vazhdueshme tė kushteve ekonomike nė Shqipėri ashtu dhe nga problemet qė ndesheshin nga zbatimi nė praktikė i kėtij ligji.

Fillesat e pėrafrimit tė legjislacionit tė prokurimit publik me Direktivat e BE-sė

Nė kuadėr tė angazhimeve tė marra nė fushėn e prokurimit publik, nė MSA, nė vitin 2006, pėr herė tė parė nė Shqipėri u hartua njė projekt ligj i pėrafruar me Direktivėn pėrkatėse tė BE-sė nė kėtė fushė. Njė ligj prokurimesh i orientuar nga legjislacioni pėrkatės i BE-sė, do ta ndryshojė rrėnjėsisht sistemin e prokurimit publik nė Shqipėri.

Ligji i ri nr. 9643 "Pėr prokurimet publike" u miratua nė Kuvendin e Shqipėrisė nė datė 20 Nėntor 2006 dhe hyri nė fuqi nė datė 01 Janar 2007, duke shfuqizuar ligjin nr. 7971, datė 26.07.1995 "Pėr prokurimin publik", tė ndryshuar dhe aktet nėnligjore pėrkatėse. Nė bazė dhe pėr zbatim tė ligjit tė ri nr. 9643, datė 20.11.2006 "Pėr prokurimet publike", Kėshilli i Ministrave me Vendimin nr. 1, datė 10.01.2007 miratoi "Rregullat e prokurimit publik". Mbėshtetur nė kėtė kuadėr ligjor janė hartuar dhe Dokumentet Standarde tė Tenderit. Pėrafrimi i legjislacionit tė prokurimit publik me acquis communnataire nė kėtė fazė tė tij ishte i pjesshėm.

Duke qenė se me miratimin e kėtij ligji tė ri pėr prokurimet publike, pėrafrimi me Direktivat pėrkatėse tė BE-sė ėshtė i pjesshėm, edhe ky legjislacion, gjatė viteve 2007-2008 ėshtė shoqėruar me ndryshime. Kėto ndryshime kanė pasur si qėllim kryesor pėrafrimin e mėtejshėm tė legjislacionit nė ato raste ku ai nuk vinte nė pėrputhje me Direktivat. Gjithashtu, ndryshimet nė ligjin bazė janė shoqėruar dhe me ndryshime nė legjislacionin dytėsor. Gjithashtu nė kuadėr tė pėrafrimit tė sistemit tė prokurimit me atė tė BE-sė, bazuar nė ligjin Nr. 9643, datė 20.11.2006 "Pėr Prokurimin Publik", nė Tetor 2007, Kėshilli i Ministrave miratoi rregullat pėr prokurimin publik me mjete elektronike.

Kėto rregulla u miratuan me vendimin nr. 659, datė 03.10.2007 "Pėr miratimin e rregullave tė prokurimit publik me mjete elektronike". Nė kėtė vendim pėrcaktohen pėr herė tė parė nė historinė e sistemit tė prokurimit publik nė Shqipėri kėrkesat e nevojshme, funksionale dhe ligjore pėr kryerjen e procedurave tė prokurimit me mjete elektronike.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
5#,k

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė