Mekanika kuantike.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Mekanika kuantike.

Mekanika kuantike ėshtė dega e fizikės qė trajton sistemet atomike dhe nėnatomike si dhe bashkėveprimin e tyre merrezatimin nė terma tė madhėsive tė observueshme.

Disa nga orbitalet e para elektronike tė atomit tė hidrogjenit tė treguara si grafe tė ngjyrosura tė densitetit probabilistik.
Disa nga orbitalet e para elektronike tė atomit tė hidrogjenit tė treguara si grafe tė ngjyrosura tė densitetit probabilistik.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 28/05/2017 21:20

Mekanika kuantike bazohet mbi faktin qė tė gjitha format e energjisė lėshohen nė njėsi diskrete tė quajtura "kuante". Duhet theksuar se, teoria kuantike lejon vetėm pėrdorimin e llogaritjeve probabilistike ose statistike mbi tiparet e thėrrmijave nėnatomike, tė dhėna nėpėrmjet funksionit valor.

Ekuacioni i Shrodingerit nė mekanikėn kuantike luan rolin analog qė ligjet e Njutonit dhe ligji i konservimit tė energjisė luajnė nė mekanikėn klasike, pra, ai parashikon sjelljen e sistemeve dinamike nė tė ardhmen, ky funksion ėshtė njė ekuacion vale i dhėnė nė terma tė funksionit valor i cili parashikon nė njė mėnyrė analitike dhe preēise probabilitetin e ngjarjeve dhe rezultateve.

Sipas teorive tė vjetra tė fizikės klasike, energjia trajtohet si njė fenomen i vazhdueshėm, kurse lėnda mendohet si diēka qė zė njė vend nė hapėsirė dhe lėviz nė mėnyrė tė vazhdueshme. Sipas teorisė kuantike, energjia emetohet dhe absorbohet nė njėsi tė vogla, diskrete. Njė copė individuale ose paketė energjie, quhet njė kuant, kėshtu qė nė disa raste ajo sillet tamam si njė grimcė lėnde; tė gjitha thėrrmijat shfaqin veti valore kur janė nė lėvizje kėshtu qė nė mekanikėn kuantike lėnda nuk mendohet si e lokalizuar nė njė vend por si e shpėrndarė nė njė farė mėnyre. Pėr shembull, drita, ose rrezatimi elektromagnetik, qė lėshohet ose absorbohet nga njė atom ka vetėmfrekuenca (ose gjatėsi valėsh) tė caktuara, siē mund tė shihet nga vijat spektrale qė i korrespondojnė elementit tė atij atomi.

Teoria kuantike tregon se kėto frekuenca i korrespondojnė energjive tė pėrcaktuara tė kuanteve tė dritės, osefotoneve, kjo del nga fakti qe elektronet nė njė atom lejohen tė marrin vetem vlera tė caktuara tė energjisė, ose e thėnė ndryshe elektronet mund tė ekzistojnė vetėm nė nivele tė caktuara energjitike, njė kuant energjie emetohet ose absorbohet kur frekuenca ėshtė nė proporcion tė drejtė me diferencėn e energjisė me dy niveleve.

Formalizmi i mekanikės kuantike u zhvillua gjatė viteve 1920. Nė 1924, Luiz de Brojli propozoi se valėt dritore nuk janė tė vetmet tė cilat shfaqin njė karaker dual, pra vala sillet si thėrmije siē ndodh nė efektin fotoelektrik dhe nė spektrat atomike, edhe thėrrmijat grimcore shfaqin dukuri valore.

Sugjerimi i de Brojlit dha dy formulime tė ndryshme tė mekanikės kuantike. Mekanika valore e Ervin Shrodingerit (1926) pėrfshin pėrdorimin e njė koncepti matematik, funksionit valor, i cili ėshtė i lidhur me probabilitetin e gjėndjes sė njė thėrrmije nė njė pikė tė hapėsirės.

Mekanika e matricave e Uerner Hajzenbergut (1925) nuk e pėrmend fare konceptin e funksionit valor ose koncepte tė ngjashme, e megjithatė ajo u tregua se ishte komplet ekuivalente me teorinė e Shrodingerit. Njė zbulim shume i rėndėsishėm nė teorine kuantike ėshtė parimi i papėrcaktueshmėrisė, i enunciuar pėr herė tė parė nga Hajzenbergu nė 1927, i cili vendos njė limit absolut teorik nė saktėsinė qė mund tė arrihet nė disa matje; si rezultat i kesaj, mendimi i disa shkencėtareve se gjendja fizike e njė sistemi mund tė matet nė mėnyrė ekzakte pėr tu pėrdorur nė parashikimin e gjendjes sė sistemit nė tė ardhmen duhet tė braktisej.

Mekanika kuantike u kombinua me teorinė e relativitetit nė formulimin e P. A. M. Dirakut (1928), e cila, pėrveē tė tjerash, parashikoi ekzistencėn e anti-thėrrmijave.

Zhvillime tė tjera tė teorisė pėrfshinė statistikėn kuantike, tė prezantuar nė njė formė nga Ajnshtajni dhe S. N. Bose (statistika Bose-Ajnshtajn) dhe nė njė formė tjetėr nga Diraku dhe Enriko Fermi ( statistika Fermi-Dirak); Elektrodinamika kuantike, merret me bashkėveprimin midis thėrrmijave tė ngarkuara dhe fushės elektromagnetike; pėrgjithėsimi i saj jepet nga teoria kuantike e fushė; dhe elektronika kuantike.

Zbulimi i mekanikės kuantike nė fillimin e shekullit tė 20-tė revolucionoi fizikėn, sic shihet mekanika kuantike ėshtė njė nga degėt mė themelore nė pothuajse tė gjitha fushat kontemporare tė kėrkimit.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
c5ZFE

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė