Territori i Epirit.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Territori i Epirit.

Epiri ėshtė njė rajon historik dhe gjeografik i pozicionuar nė jug-perėndim tė gadishullit tė Ballkanit.

Territori i Epirit.
Territori i Epirit.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 18/07/2017 22:20

Nė veri shtrihet nga Malėsia e Akrokerauneve deri nė Gjirin e Ambrakisė nė jug dhe nga Malet e Pindit nė lindje deri nė Detin Jon nė perėndim. Sipas ndarjes territoriale aktuale Epiri ndahet mes qarqeve Gjirokastėr, Vlorė dhe Berat nė jug tė Shqipėrisė dhe periferisė sė Epirit nė Greqinė veri-perėndimore.

Qyteti mė i madh i Epirit ėshtė Janina, kryeqėndėr e periferisė sė Epirit, ndėrsa Gjirokastra ėshtė qyteti mė i madh i Epirit nė pjesėn e Shqipėrisė.

Si njė rajon i ashpėr dhe malor, Epiri shtrihej nė skajin jugor tė Ilirisė. Banohej nga fiset ilire ku mė kryesoret ishin Molosėt, Thesprotėt dhe Kaonėt. Nė Epir gjendej faltorja e Dodonės, orakulli mė prestizgjoz nė botėn antike pas Delfit. Pasi Epiri u bashkua nė njė shtet tė vetėm nė vitin 370 p.e.s. nga dinastia Aeacidae, Epiri u fuqizua mė tej nė kohėn e Pirros sė Epirit, i cili ndėrmorri fushata ushtarake kundėr Romės nga ku ka origjinėn edhe termi "Fitorja e Pirros".

Nė vitin 146 p.e.s. Epri, bashkė me pjesėn tjetėr tė Ilirė ra nėn pushtimin e Perandorisė Romake, e mė pas nėn pushtetin e Perandorisė Bizantine. Pas rėnie sė Konstandinopojės nė Kryqėzatėn e katėrt, Epiri u bė qėndėr e Despotatit tė Epirit, njė nga shtetet trashėgimtare tė Perandorisė Bizantine dhe Despotati shqiptar tė Nartės.

U pushtua nga Perandoria Osmane nė shekullin XV. Gjatė sundimit tė Ali Pashė Tepelenės nė shekullin XIX, Epiri si pjesė e Pashallėkut tė Janinės u bė territor autonom, por osmanėt rimorrėn kontrollin e tij nė vitin 1821. Pas Luftėrave Ballkanike dhe Luftės sė Parė Botėrore, pjesa jugore e Epiri u bė pjesė e Greqisė, ndėrsa pjesa veriore e Epirit u bė pjesė e shtetit tė sapokrijuar tė Shqipėrisė.


Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
G=_66

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.