Digjital apo Dixhital - Si duhet shkruar kjo fjalė e huazuar?
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Digjital apo Dixhital - Si duhet shkruar kjo fjalė e huazuar?

Si duhet shkruar e shqiptuar saktė kjo fjalė? Pėrgjigjen e kėsaj pyetjeje e jep profesor Emil Lafe.

Digjital apo Dixhital - Si duhet shkruar kjo fjalė e huazuar?
Digjital apo Dixhital - Si duhet shkruar kjo fjalė e huazuar?
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 05/11/2017 15:39

Sot zhvillimi i teknologjisė dhe i shoqėrisė ka sjellė nevojėn e pėrdorimit nė gjuhėn tonė tė fjalėve tė huaja tė fushave tė ndryshme, si informatikė etj. E njė ndėr fjalėt e kėsaj fushe qė sot pėrdoret dendur e qė hapi njė debat nė rrjetet sociale pėr trajtėn e saktė tė saj, ėshtė fjala "digjital" VS "dixhital".

Cila ėshtė trajta e saktė e kėsaj fjale dhe e fjalėve qė e kanė prejardhjen prej saj?

Fjala "digjital" (ose siē shqiptohet e shkruhet dendur sot: "dixhital") ėshtė njė fjalė e re nė gjuhėn shqipe. Ajo ka hyrė si term i informatikės, duke qenė se kjo fushė ka marrė shumė zhvillim sidomos pas viteve '90 tė shekullit tė kaluar e, bashkė me tė, edhe terminologjia e saj.

Fjala digjital (si mbiemėr) ėshtė regjistruar pėr herė tė parė nė "Fjalorin e gjuhės shqipe" tė botuar nė vitin 2006 dhe shėnohet si term teknik me kuptimet: "numerik; shifror", me shembujt: aparat digjital, orė digjitale - kėshtu quhen aparatet dhe orėt qė nuk kanė akrep tė lėvizshėm qė tė tregojnė vlerat ose kohėn, por kanė njė ekran ku shfaqen shifra a numra.

Nė fjalorin e vitit 2006 nuk gjenden fjalėt digjitalizoj, digjitalizim, i digjitalizuar, qė i pėrdorim gjerėsisht sot. Kjo, sepse kur u hartua fjalori, kėto fjalė nuk kishin ende kėtė pėrdorim tė dendur qė kanė sot.

Po pse te ky fjalor ėshtė shkruar DIGJITAL dhe jo DIXHITAL, siē shkruhet dhe shqiptohet dendur sot? Pse me "gj" dhe jo me "xh"?

Edhe pėr kėtė rast pėrgjigjen e jep "Drejtshkrimi i gjuhės shqipe". Kjo ėshtė njė fjalė e huaj dhe nė drejtshkrimin e fjalėve tė huaja luan rol etimologjia ose prejardhja e tyre. Kjo fjalė vjen nga latinishtja "digitalis", qė ėshtė njė mbiemėr i formuar nga emri "digitus", i cili ka kuptimin "gishtor, gisht". Si fillim mbiemri "digital" ėshtė pėrdorur si term i anatomisė: arteria/vena digitalis. Nė anglisht e nė italisht kjo fjalė shqiptohet me "xh" (dixhital), nė frėngjisht me "zh" (dizhital), nė gjermanisht e nė rusisht me "g" (digital), kurse nė gjuhėn shqipe shkruhen e shqiptohen me "gj" (digjital). Pra, ēdo gjuhė ka rregullat e veta tė shqiptimit dhe tė shkrimit tė fjalėve, ndaj sipas rregullave tė gjuhės sonė, trajta e saktė e kėsaj fjale ėshtė: DIGJITAL (jo dixhital). Edhe fjalėt e formuara prej saj shkruhen e shqiptohen me "gj": digjitalizim, i digjitalizuar etj.

Sipas pikėn g tė kreut III tė "Drejtshkrimit" (ku shpjegohet shkrimi i fjalėve tė huaja), kemi:

Shkrimi i fjalėve tė huaja.

Shkrimi i fjalėve tė huaja.

Sipas kėsaj rregulle, shkruhen dhe shqiptohen me gj edhe fjalėt agjendė (jo axhendė), gjen (jo gen, sepse shkenca qė studion gjenet quhet gjenetikė e jo genetikė etj.). Pra, nuk duhet ndarė drejtshkrimi i kėtyre fjalėve.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
TkC;1

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė