Perspekti - Letra qė duhet lexuar ēdo 1 shtator.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Letra qė duhet lexuar ēdo 1 shtator.

E cili prind i sotėm nuk do tė kishte dashur ti drejtohej mėsuesit tė fėmijės sė tij, ashtu si Abraham Lincoln mėsuesit tė tė birit, para 184 vjetėsh!?

Abraham Linkoln dhe djali i tij nė fotografinė majtas dhe Abraham Lincoln, djali i tij dhe gruaja e tij nė fotografinė djathtas
Nga: Ndricim Topalli
Publikimi: 24/10/2015 15:01

Prandaj, meqė sot ėshtė 1 shtatori, dita e parė e vitit tė ri shkollor, kjo letėr ia vlen tė lexohet sėrish, tė paktėn nga prindėrit dhe mėsuesit.

Presidenti i 16-tė i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Abraham Lincoln, e dinte vlerėn e dijes dhe tė mėsuarit nė jetė. Pėr kėtė, ai kishte vendosur qė mėsuesit tė djalit tė tij, ti shkruante nė formė pėrkujtimi rreth mėnyrės se si duhet trajtuar njė fėmijė i vogėl.

Lincoln i kishte renditur mėsuesit tė djalit tė tij, pikėrisht nė ditėn e parė tė shkollės, njė sėrė arsyesh e mėsimesh tė arta tė cilat dėshironte qė djali i tij ti mėsonte nga mėsuesi.

Lexoni mė poshtė letrėn e Abraham Lincoln tė shkruar nė vitin 1830.

Mėsues i nderuar,

Djali im sot fillon shkollėn. Pas pak, gjithēka do tė jetė pėr tė e ēuditshme dhe e re, prandaj do tė doja ta trajtonit butėsisht. Ėshtė njė aventurė qė ai do ta marrė me vete nėpėr tė gjitha kontinentet. Tė tilla aventura qė ndoshta mund tė pėrfshijnė luftėra, tragjedi dhe fatkeqėsi. Ta jetosh kėtė jetė, tė duhet besim, dashuri dhe kurajo.

Pėr kėtė, i dashur Mėsues, do tju lutesha ta merrnit pėrdore e ti mėsoni gjėra qė do ti duhen ti dijė, mėsojeni atė  por butėsisht, nėse mundeni. Mėsojeni se pėr ēdo armik, ekziston njė mik. Atij do ti duhet tė mėsojė se jo tė gjithė njerėzit janė tė drejtė, se jo tė gjithė njerėzit janė tė sinqertė.

Megjithatė mėsojeni se pėr ēdo faqezi ka njė hero dhe se pėr ēdo politikan egoist, jeton njė lider i pėrkushtuar.

Mėsojeni nėse mundeni se 10 centė tė fituar kanė shumė mė tepėr vlerė se njė dollar i gjetur. Nė shkollė, mėsues, ėshtė shumė mė e ndershme tė dėshtosh se tė mashtrosh.

Mėsojeni atė si tė humbė hijshėm, dhe si ti gėzohet fitores kur ai fiton.

Mėsojeni tė jetė i mirė me njerėzit e mirė, dhe i ashpėr me njerėzit e ashpėr. Mundohuni ti qėndrojė sa mė larg zilisė, nėse do tė mundeni dhe mėsojani sekretin e njė buzėqeshjeje tė ēiltėr.

Mėsojeni po tė jetė e mundur se si tė qeshė kur tė jetė i trishtuar, dhe se tė derdhėsh lotė nuk ėshtė aspak turp.

Mėsojeni se mund tė ketė dėshtim tė ndershėm dhe fitore tė turpshme.

Mėsojeni ti pėrqeshė cinikėt.

Mėsojeni nėse mundeni tė zbulojė mrekullinė e leximit tė librave, por gjithashtu i jepni edhe kohėn e mjaftueshme pėr tė kundruar misterin e pėrjetshėm tė fluturimit tė zogjve nė qiell, tė bletėve nė diell e tė luleve mbi njė kodėr tė gjelbėr.

Mėsojeni tė kėtė besim nė idetė e tij edhe nėse tė gjithė do t`i thonė se janė tė gabuara.

Mundohuni t`i mėsoni birit tim forcėn pėr mos e ndjekur turmėn edhe kur tė gjithė vrapojnė pas fitimtarit.

Mėsojeni tė dėgjojė me vėmendje ēdo njeri, por gjithashtu tė shoshisė tė gjithė atė qė dėgjon nė sitėn e sė vėrtetės dhe tė marrė veē tė mirėn.

Mėsojani atij sesi tė shesė talentin dhe zgjuarėsinė e tij tek ofertuesi mė i lartė, por mos tė pranojė kurrė asnjė lloj ēmimi pėr shpirtin e zemrėn.

Lejojeni tė ketė kurajėn pėr tė qenė i padurueshėm. Lejoheni tė ketė durimin pėr tė qenė trim.

Mėsojeni atė tė ketė besim sublim te vetvetja, sepse atėherė ai do tė ketė gjithmonė besim sublim nė njerėzimin dhe nė zotin. Kėto janė kėrkesat, mėsues, por ju bėni mė tė mirėn qė mundeni. Ai ėshtė fėmijė i vogėl dhe i mirė. Dhe ėshtė biri im.

Me respekt,

Abraham Lincoln.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
,lEV8

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.
Reklamė