Paleoliti: Lindja e gjinisė matriarkale.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Paleoliti: Lindja e gjinisė matriarkale.

Paleoliti i lartė ėshtė e pėrfaqėsuar shumė gjerė.

Paleoliti: Lindja e gjinisė matriarkale.
Paleoliti: Lindja e gjinisė matriarkale.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/05/2017 15:46

Vegla pune tė kėsaj periudhe janė zbuluar me shumicė nė sipėrfaqen e stacionit tė Xarės (Xara II), nė shpellėn e Shėn Marinės nė Bogas tė Sarandės, nė shpellėn e Konispolit, nė Kryegjatė, nė Rrėzė tė Dajtit dhe nė Gajtanin III, pra nė njė rreze tė tillė qė nėnkupton shtrirjen e vendbanimeve tė kėsaj kohe nė pjesėn mė tė madhe tė territorit tė Shqipėrisė. Kėto materiale pėrbėhen kryesisht nga vegla stralli tė tipit aurinjacien, tė njė pėrvoje mė tė pėrparuar teknike dhe me forma mė tė larmishme, kryesisht thika, kruese dhe gėrryese. Sė bashku me veglat prej stralli nė depozitėn rrėzė Dajtit janė gjetur edhe disa vegla prej kocke, tė cilat nė kėtė kohė marrin njė pėrdorim tė gjerė krahas pėrsosjes sė mėtejshme tė punimit tė strallit. Nė shtresėn paleolitike tė shpellės sė Shėn Marinės pėrveē veglave tė punės janė gjetur dhe gjurmė zjarri, si dhe fosile kafshėsh tė pleistocenit tė vonė (capra ibex - dhi e egėr), qė tregojnė pėr njė faunė tė ngjashme me atė tė paleolitit tė mesėm, gjė qė ėshtė dhe e kuptueshme, pasi klima dhe nė kėtė kohė vazhdoi tė ishte e ftohtė dhe e lagėsht si mė parė.

Pėrparėsi kanė tė dhėnat qė janė zbuluar nė shtresėn mė tė hershme tė shpellės sė Konispolit I, tė datuar 26 370 vjet mė parė, si njė seri veglash pune tė pėrgatitura nga gur-stralli i bardhė me retush tė varfėr, kocka kafshėsh tė egra si edhe farė rrushi tė egėr dhe thjerrėza tė karbonizuara, tė cilat janė tipike pėr Mesdheun Lindor paraneolitik.

Gjuetia e kafshėve tė egra vazhdon edhe nė kėtė etapė tė fundit tė zhvillimit paleolitik tė vendit tonė, tė jetė mjeti kryesor i sigurimit tė ushqimit. Madje nė kėtė kohė pėrsosen dhe mė tepėr armėt e gjuetisė si dhe format e saj. Mbledhja e prodhimeve tė gatshme, gjithashtu, mbetet njė nga mėnyrat e sigurimit tė ushqimit tė pėrditshėm.

Gjatė kėsaj epoke pėrfundon procesi i gjatė dhe i ndėrlikuar i antropogjenezės. Nga neandertali, me tipare ende shtazore, kalohet tani nė tipin e njeriut tė sotėm - homo sapiens.

Si rrjedhim i pėrsosjes sė veglave tė punės prej stralli e kocke u rrit ndjeshėm mundėsia e sigurimit mė me shumicė tė produkteve ushqimore, gjė qė solli ndryshime dhe nė organizimin e bashkėsisė primitive. ,/p>

Formohen tani grupe tė qėndrueshme njerėzish tė bashkuar jo vetėm nga forma e pėrbashkėt e prodhimit, por edhe nga lidhjet e gjakut dhe nga origjina e tyre e pėrbashkėt. Gradualisht kalohet nė bėrthamėn e parė tė organizimit shoqėror, nė gjininė matriarkale. Ishte matriarkale, pasi gruaja luante rol tė dorės sė parė nė ekonomi dhe nė jetėn shoqėrore tė kėsaj bashkėsie gjinore. Forma kryesore e familjes nė kėtė gjini ishte martesa me grupe, prej sė cilės origjina e fėmijėve pėrcaktohej vetėm nėpėrmjet nėnės. Nė epokėn e mezolitit (guri i mesėm) 10 000 - 7 000 vjet p.e.re ndodhėn ndryshime tė mėdha nė florėn dhe nė faunėn e kontinentit, rrjedhimisht edhe nė territorin e Ballkanit. U zhdukėn tė gjitha kafshėt tipike tė pleistocenit, si mamuthi, rinoceronti etj., kurse njė pjesė e kafshėve qė vazhduan tė jetonin ndryshuan pėrhapjen gjeografike. Nė kushtet e reja gjeo-klimatike, njeriu i mezolitit filloi tė kalojė nga ekonomia qė mbėshtetej nė gjuetinė e mbledhjen e produkteve tė gatshme, nė fillimet e bujqėsisė e tė blegtorisė primitive.

Epoka e mezolitit dallohet nga ajo e paleolitit edhe prej veglave tė punės, tė cilat janė bėrė nga ashkla stralli shumė tė vogla me forma tė rregullta gjeometrike, si trekėndėsha, trapezoidale, nė formė segmenti etj., me pėrmasa tė vogla 4-6 cm, ndaj quhen mikrolite.

Nė territorin e Shqipėrisė vendbanime mezolitike janė zbuluar nė shpellėn e Konispolit (Konispol II) dhe nė Kryegjatė. Nė tė dyja kėto vendbanime veglat prej stralli janė tė cilėsisė shumė tė mirė, kanė forma tipike mezolitike, me retush tė imėt tė cilėsisė sė lartė. Nė Konispol ato janė datuar saktėsisht nė vitet 8500 p.e.sonė.

Me epokėn mezolitike lidhet pjesėrisht edhe vendbanimi i Vlushės (rrethi i Skraparit), ku janė zbuluar vegla stralli tipike mezolitike. Kėto vegla janė gjetur sė bashku me fragmente enėsh shumė primitive, fakt qė e daton Vlushėn nė fillimet e epokės neolitike. Sidoqoftė, ato i takojnė njė kulture me tradita tė forta mezolitike, dhe Vlusha pėrfaqėson njė kulturė qė vė nė lidhje tė drejtpėrdrejtė epokėn e mezolitit me fillimet e epokės sė neolitit. Tė marra sė bashku, Konispoli II, Kryegjata dhe Vlusha, pėrbėjnė njė dėshmi tė rėndėsishme pėr formimin e kulturės neolitike nė territorin e Shqipėrisė.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
IGc$

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.