Epoka e Bronzit: Arti dhe botėkuptimi.
Teksti kėkues ėshtė gabim.
Teksti kėkues ėshtė gabim. Ju lutem pėrdorni vetėm shkronja dhe numra pėr tekstin kėrkues.
Kategoritė
Komenti nuk u shtua
Komenti juaj nuk u shtua. Ju lutem kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Komenti u shtua
Komenti juaj u shtua dhe do jetė i dukshėm automatikisht.

Epoka e Bronzit: Arti dhe botėkuptimi.

Arti i bujqve dhe i blegtorėve neolitikė priret drejt formave dekorative gjeometrike dhe figurative skematike.

Epoka e Bronzit: Arti dhe botėkuptimi.
Epoka e Bronzit: Arti dhe botėkuptimi.
Nga: Xhesjana Topalli
Publikimi: 21/05/2017 16:23

Arti dekorativ neolitik shfaqet me tėrė pėrmbajtjen e tij sidomos nė prodhimet e poēerisė, ku shumė nga format e enėve me harmoninė dhe me elegancėn e trupit tė tyre i tejkalojnė kėrkesat e ngushta utilitare dhe hyjnė nė fushėn e realizimeve artistike. Nė tėrė kulturat neolitike tė vendit tonė qeramika paraqitet e zbukuruar me ornamente tė shumta tė realizuara me teknika tė ndryshme (pikturim, gėrvishtje, ngulitje, inkrustim, etj.) dhe trajtime tė veēanta stilistike, sipas fazave tė zhvillimit pėrparues tė saj. Motivet e zbukurimit pėrbėhen nga vija tė drejta ose tė pėrkulura me kombinime nga mė tė ndryshmet, si dhe nga figura gjeometrike: trekėndėsha e rombe me fushė tė zbrazėt ose tė vizatuar, nga rrathė, spirale, meandra, etj. Kėto motive, pėrveē zhvillimit tė thjeshtė pėr tė zbukuruar enėt, kanė shėrbyer, nė mjaft raste, edhe si simbole grafike pėr tė paraqitur ambientin, sendet apo fuqitė e natyrės sipas botėkuptimit magjik tė njerėzve neolitikė.

Arti figurativ i kėsaj kohe pėrfaqėsohet kryesisht nga figurat antropomorfe apo zoomorfe prej balte tė pjekur, tė cilat kryesisht janė tė vogla. Tipari mė karakteristik i tyre ėshtė skematizimi i formės, nganjėherė jashtė masės, ashtu sikurse ėshtė nė artin dekorativ tė qeramikės gjeometrizimi i theksuar i ornamentit. Kėto figura qeniesh paraqiten nė formė cilindrike, plaēke apo steatopigjike (vithegjera), nė kėmbė ose ulur. Njė pjesė e tyre janė tė ngjashme me tipat pėrkatės tė Azisė sė Pėrparme dhe tė Mesdheut Lindor, gjė qė tregon pėr lidhje e ndikime kulturore tė drejtpėrdrejta tė kulturave neolitike tė vendit tonė me ato tė kėtij areali.

Kėto prodhime plastike, shpesh me vlera artistike, personifikonin, nga ana tjetėr, ato fuqi tė panjohura, tė cilat sipas bujqve dhe blegtorėve primitivė, kishin nė dorė pjellorinė e tokės dhe mbarėshtimin e kafshėve. Kėshtu, figurat e grave, tė cilat mbizotėrojnė nė plastikėn antropomorfe neolitike, janė tė lidhura me kultin e pjellorisė sė tokės-nėnė, ndėrsa ato qė riprodhojnė figura zoomorfe - me kultin e kafshėve shtėpiake, qė luanin, ashtu sikurse dhe bujqėsia, njė rol tė rėndėsishėm nė ekonominė e bashkėsisė neolitike. Me kultin e tokės-nėnė dhe tė kafshėve lidhen edhe vazot antropomorfe e zoomorfe tė zbuluara nė vendbanimet neolitike tė Maliqit, tė Dunavecit etj.

Botėkuptimi i banorėve neolitikė ėshtė shprehur edhe nė kultin e varrimit. Varrosja e tė vdekurve bėhej pranė ose brenda territorit tė vendbanimit. Varret nuk kishin ndonjė ndėrtim tė veēantė; kufoma vendosej nė njė gropė tė cekėt nė pozicion fjetjeje dhe kėmbė tė mbledhura pa takėm funeral. Riti i varrimit brenda territorit tė banuar ose brenda banesės ishte i lidhur me njė zakon shumė tė pėrhapur nė atė kohė nė Ballkan dhe nė pėrgjithėsi nė rajonin e gjerė tė Mesdheut. Siē duket, ai kishte karakter flijimi dhe u kushtohej fuqive qė mbronin vendbanimin.

Reklamė

Komentet (0)

Kontrolloni emrin dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni vendodhjen dhe provojeni pėrsėri.
Kontrolloni komentin dhe provojeni pėrsėri.
Fjalėkalimi nuk ėshtė i saktė. Shkruani fjalėkalimin siē shihet nė fotografi dhe provojeni pėrsėri.
Shtoni komentin tuaj




Ju keni edhe 1000 karaktere


Shkruani fjalėn qė shikoni nė fotografi
BbbTa

Sharje dhe gjuhė agresive nuk lejohen nė Perspekti.